Obligim i Qeverisë në ardhje

Opinione

Obligim i Qeverisë në ardhje

Nga: Milazim Maraj Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:03
Milazim Maraj

 Nga viti 1989/90 helmimet e nxënësve dhe qytetarëve në Kosovë mbetën në harresë, ndërsa Serbia vazhdon më shantazhe akuza të pa bazuara kundër Kosovës. Heshtja e intelektualëve shqiptar është e kobshme. Pa aftësia e shtetit të Kosovës që 18 vite të merret seriozisht më këtë fatkeqësi kombëtare është sa e dhembshme aq e rrezikshme. Duke pasur në dorë gjithë materialin e komisionit të mjekëve shqiptarë. Vërtetimin e ekspertëve ndërkombëtar.

Reagimin zyrtar të ish Presidentit të Jugosllavisë Stipe Mesiq në OKB dhe SHBA. Të dhëna e pa kontestueshme të shënuara më poshtë janë material që nuk duhet lënë pas dore. Vuajtjet e popullatës shqiptare, kryesisht nxënësve, pasojat që mund të i kenë këta të helmuar dhe qëllimi shfarosës i Serbisë janë faktor të mjaftueshëm që na obligojnë të luftojmë deri në zbardhjen definitive të kësaj fushate sa të rrezikshme aq  denigruese për organet tona kombëtare dhe institucionet ndërkombëtare.  

Vetëm  dënimin e Serbisë për gjenocid pastron ndërgjegjen humane të institucioneve tona në veçanti dhe institucioneve të BE dhe Botës në përgjithësi. Një ekip i eksperteve të mjekësisë do të ishte mirë të merret më hulumtimin e të sëmurave dhe të vdekurve  nga kanceri  që më parë kanë qenë të helmuar.Ekspertet e hulumtimit të helmimeve në Kosovë si shqiptarë ashtu edhe ndërkombëtar kanë vlerësuar që nga pasojat e helmimeve do të jetë Kanceri dhe steriliteti etj.  Kanceri tani është një prej sëmurjeve të shpeshta në Kosovë. Kjo nuk ka qenë e theksuar aq shumë para lufte dhe para helmimeve.

Të dhënat kryesore që vërtetojnë helmimet masive në  Kosovë

Këto të dhëna janë botuar në Revistën shkencore të shoqatës së mjekëve të Kosovës Praxis Medica Nr. 1. Nga ekspertet shqiptar të Kosovës:  S.Dobreci,Z.Hundozi,L.Gashi-Lici,K.Gazideda,A.Zajmi,I.Dedushaj,J.Telaku,M.Cakaj.

1.  Smundja enigmatike në Klinë dhe Prizren (Testi i helmimit).                                                                                    

2. Segregacioni nacional në shkolla para ngjarjes.                                                                                                                               

3. Rastet sporadike para valës së madhe të te helmuarve (Dyshohet në helmim).                                                                                                   

4. Numri i madh i të sëmurave në mbarë Kosovën. Çka përjashton mundësinë e përgatitjes për aktrim simulim. 

5. Mos shfaqja e sëmurjes në vendbanimet kryesisht  serbe.

6. Mungesa e sëmuarjes në zonat larg vilave të komunikacionit.(psh) Gllogovc,Bellanicë më popullsi 100% shqiptare. Ku ishte veshtirë të shpërndahet helmi pa u hetuar shpërndarësi).

7. Të sëmurit  (11 sish) edhe 1-5 vjeç moshë në të cilën përjashtohet mundësia e reagimeve histerike.

8. Sëmundja e histerisë dhe reagimet tjera neurotike, e këso ka pasur më shumë gjatë helmimit masiv, nuk shfaqën pa pasur faktor nxitës. Këtu ishte faktori kauzal helmimi masiv.

9. Sëmurën mësuesit edhe vozitësit e të sëmurëve.

10. Të sëmuret para ngjarjes kryesisht pa ankesa psikike.  

11. Gati të gjithë të sëmurit më shenja të njëjta të sëmundjes.

12. Shenjat e sëmundjes origjinale,të qëndrueshme dhe të definuara.

13. Konjuktivat e skuqura, midriaza,mioza e mëvonshme, kriza okulogjirike,nistagmuesi,fascikulacionet, ose reflekset e zvogëluara nuk mundë të simulohen.

14. Disa shenja të njëjta të  sëmundjes u shfaqën edhe të mjekët pas qëndrimit të në vendin e ngjarjes.

15. Pacientet nuk refuzuan kontrollin, terapinë dhe analizat laboratorike.

16. Mjeket serb në fillim u kujdesën për të sëmurit por shpejt u tërhoqën.

17. Deklaratat e pacienteve për shkaktuesin  gati të njëjta.

18. Deklaratat për helmim të Stipe Mesiqit dhe Aubin Hendriks.

19. Vjedhja e mostrave të gjakut në Lubjanë.(Dr. Benedeti dhe Dr. Dolenc).

20. Bllokimi i shërbimit shëndetësor nga pushteti  policor serb.

 21. Fushata e sforcuar antishqiptare në mjetet e informimit serb për të kamufluar ngjarjen.

Nuk ka të dhëna  ose raporte  të eksperteve që në mënyrë bindëse në baza shkencore e përjashtojnë helmimin. Në bazë të te gjitha të dhënave duhet përfunduar që”sëmundja misterioze” në Kosovë në mars 1990 ishte helmim masiv i popullatës shqiptare, kryesisht të nxënësve, e shkaktuar më helme  luftarake neurotoksike, nga autoritetet serbe. Kjo vërtetohet më argumentet që dalin nga hulumtimet shkencore:

1. Vlerësimi shkencor i mjekëve në revistën shkencore të shoqatës së mjekëve “Praxsis Mdeika” 1994;37:7-11 botuar në Prishtinë më 1994.  2. Prof. Halim Hysenit.”E vërteta për Helmimet  në Kosovë (1989/1990)” botuar në Prishtinë më 1996.

3. Joran Vaseniusi.” Sëmundja mistike(Për helmimet në Kosovë)”.

4. Dr. Mark Skinner. “ Raporti i Komisionit ndërkombëtar për persona të zhdukur.(Serbet gjatë luftës në Kosovë u kanë nxjerr organet qindra shqiptarëve”.  Shqipëria kurrë nuk pati mundësi të merret më gjera të mëdha dhe të rëndësishme kombëtare. Reagimet e Shqipërisë zyrtare gjithmonë mbetën  në nivel të informacionit. Përjashtuar vullnetin personal të ndonjë ambasadori apo zyrtari shqiptarë.

Tani vet po përjeton helmimin më simptoma të ngjashme më helmimet masive në Kosovë. Rasti i fundit helmimet në mitingun e PD. Deri sa nuk është dënuar Serbia, helmimet do të vazhdojnë si mjet për realizimin e planit të ASHAS “Do të ishte Ideale  sikur të mund të i zhdukim përnjëherë të gjithë Arnautet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat