Populli foli !!!

Opinione

Populli foli !!!

Nga: Përparim Sadiku Më: 13 qershor 2017 Në ora: 14:17
Përparim Sadiku

Më 11 Qershor Populli Foli. Më 11 Qershor populli ndëshkoi udhëheqësit e dekadave, ndëshkoi komandantët e akademikët. Më 11 Qershor dështuan strukturat gladiatore nga tregoheshin muskujt e ndryshimit.  

Një proverb thotë: “populli pret e pret, por në fund flet” dhe Po, Populli Foli !!!

Çfarë Qeverie i duhet Kosovës?

Vendit i duhet Qeveri e ndryshimit, qeveri me legjitimitet, Qeveri me duar të pastra, Qeveri që i del përball pritjeve të popullit, por, por i duhet edhe Qeveri e numrave!

Edhe pse koalicioni PAN është fitues i zgjedhjeve dhe sipas kushtetutës ka të drejtë të provoj i pari bërjen e Qeverisë, megjithatë ai nuk është fitues i votës së popullit. Po ta zhveshësh PAN-in nga ky “kerr” partish, atëherë e sheh fuqinë elektorale të tyre. Pra, legjitimitet popullor për të formuar Qeveri PAN-i nuk ka, këtë legjitimitet e ka VV-ja, por jo Qeveri të komoditetit Opozitar, por Qeveri të përgjegjësisë para pritjeve popullore.

Vendit nuk i duhet qeveri e pakicave, ngase nëse eventualisht PAN siguron deputet që mund të formoj qeverinë me pakicat, duhet ditur që Serbinë e kemi ende kambkryq në Kosovë, madje ajo e ka mundësinë edhe më të lehtë t’i dirigjon edhe punën ma të thjeshta me të cilat duhet të merret Qeveria e një vendi. Prandaj, kur kem parasysh deklarimin e dy partive  të mëdha, si VV dhe LDK, se nuk do të bëjnë Qeverinë me PDK-në, në këtë situatë politike PAN duhet të shkoj në opozitë apo më mirë me thënë PDK duhet të shkoj në opozitë dhe t’i lëshoj rrugë qeverisë me shumicë shqiptare,

Një qeveri VV-LDK me partnerët e saj në kualicion parazgjedhor mund të bëhet, por se duhet t’i paraprij platforma qeverisëse deri në detale, duke llogaritur pikat e ndjeshme, si demarkacioni, formimi i ushtrisë dhe krijimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe si kushte për rrugëtimin e Kosovës drejt Evropës. Në të kundërtën, nëse ky grup politik që provon të formoj qeveri nuk i detajizon paraprakisht politikat qeverisëse të saja, sidomos pikat e ndjeshme të lartcekura, atëherë kjo qeverisje mund të ketë defekte gjatë ecjes. Këtij koalicioni qeverisës me shumicë shqiptare mund t’i bashkohet edhe AAK e Nisma.

Në një situatë tjetër hipotetike, kur VV dhe LDK nuk mund t’i harmonizojnë qëndrimet, atëherë si alternativë mbetet qeveri gjithëpërfshirëse apo siç njihet në zhargonin politik Qeveri Teknike derisa Kosova t’i tejkaloj pikat e ndjeshme, që Kosovës si shtet i japin kuptim në rrugëtimin e saj drejt Evropës.

Humbësit duhet të reflektojnë!

Partitë politike që nuk dolën mirë në këto zgjedhje, apo partitë të cilat humbën elektorat duhet të reflektojnë, duhet të nisin reformën brenda tyre, pra LDK e PDK duhet të reflektojnë urgjentisht mbi kërkesat e elektoratit të tyre.

LDK duke qenë parti me ndikim të madh në skenën politike kosovare duhet të reformohet rrënjësisht. I duhet reformë në rregullativen e brendshme, ristrukturim deri te kreu i saj, si dhe duke qenë parti e popullit kryetarin e saj duhet ta zgjedh me votë elektorale. Gjithashtu edhe PDK duhet të reflektoj mbi humbjen e elektoratit të saj, mbi humbjen e primatit politik në skenën politike të Kosovës dhe këtë reflektim më së miri mund ta bëjë duke qenë në Opozitë.

Si LDK-në, si PDK-në në ecjet e tyre politike nuk duhet ti përcjell e kaluara e tyre historike, pra LDK-ja me Rugovën e PDK-ja me UÇK-në, ngase populli po jeton me të tashmen e të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat