Opozita do ti bënte mirë PDK

Opinione

Opozita do ti bënte mirë PDK

Nga: Binak Maxharraj Më: 18 qershor 2017 Në ora: 04:59
Binak Maxharraj

Para disa viteve kur Nensekretari i jashtem Xhems Rubin e pat vizitue Kosoven duke e vrejtur së çfarë qeverisje te keqe po bane PDK tanime e korruptuar deri ne fyt i pat rekomandue PDK qe te shkoj në opozitë sa ju ka mbete te ruajn edhe pak fytyrën e vete dhe lavdinë e luftes.

PDK nuk i mori seriozishte këtë këshillë te mikut nga Amerika,dhe vazhdoi me te vjetren,sepse komantantet e luftes hala nuk ishin ngopur duke e rjepe Kosoven.Me plotë fuqin e  tyre ata u versulen vrullshem për ta zapu Kosoven.I zapuan te gjitha institucionet,te gjitha bordet,duke i deguar njerzit e tyre servil.

Ajo së çka është me e tmershme për"komandantet"e luftës ishte privatizimi i pasurisë se Kosoves e cila ishte akumuluar decenie me radhe.Kete pasuri ata e shiten, e shiten pothuajse falas me çmime shume te uleta duke u pasurue nga këto shitje,si kundervler me pare nere dorë.te cilat i merrnin njerezit e PDK-se.

Jo vetem kjo,por Bashkesia nderkombetare ne këto 18 vite te pasluftes ka ba investime te medha per ndërtimin dhe rindertimin e Kosoves.Edhe këtu PDK i rrasi turinjet duke i keqperdore këto mjete përmes tendereve,ne stilin po ta jape tenderin,e ti mua kaq nerdorë.

Ne baze te ketyre kepërdorimeve dhe keqëqeverisjes se PDK për shumë vite,ata u pasuruan mbrenda nates.Sot ka shume komandat te luftes dhe qeveritar te korruptuar qe jane pasuru,kanë ba pasuri enorme milonshe mbrenda natës që deri dje skishin as opinga me mathë.

Keta te "ashtuquajtur komandat te Luftes",por qe ishin ma shumë komandat te Rognerit te hoteleve neper Shqiperi as qe e pane luften me sy.Lufta e tyre kryesore ishte bashkpunimi me Nanosa dhe Fatosa per te shti nerskamca dhe pyka mides luftetarve te devotshem te UÇK-së,se ti je i këtij apo i atij krahu te luftës me ç'rast u futen përqarje midis luftetarve.Shumë fytyrave të njohura te luftes u humbi fija pa gjurme gjate luftes.

Por,ndjekja dhe përsekutim i popullates nuk mbaroj as pas luftës.Nepermes te Organizates famekeqe te krijuar nga PDK-ja e quajtur SHIK-u.Vetem pas luftes mediat dhe poralet jepin të dhena se jane vra mbi 1500 veta,nga maskat natën por edhe ne pikë te dites.U vrane edhe shume atedhetar,aktivist te LDK,te cilat ende nuk guxon kush ti zbulon,sepse SHIK-u me Klanin Pronto ua kane futë frikën.

Populli është lodhe nga kjo qeverisje e keqe e PDK-së,shume njerez i kishin syt nga përendimi,nga ikja nga Kosova,shume njerez kane ba vetevrasje nga skamja dhe mjerimi, por edhe lu terar te devotshem te UÇK-se te cilet dikur luftuan per nje idel,ben vetevrasje nga skamja dhe varferia,shume jane mbetë sakat gjate luftes,kurse pas luftes pakurrfare kujdesi.

Nga te gjitha keto te pamira si duket me ne fund populli e kuptoi dhe e humbi friken nga" komandantet"u vetedijsu-
en e thyen tuten,u zgjuan nga gjumi,dolen nga latergjia qe i kishte kapur qe 18 vite dhe folen rrept,pa frikë nga askush,dhe
i thane nje JO TE MADHE PDK-se,nuk e votuan,ajo realishtë dhe moralishtë i ka humbur keto zgjedhje,sepse mori vetem 19 ulese ne Parlament,kurse shume figura te njohura te PDK  nuk moren voten e mjaftueshme për parlament.Ky eshte fillimi i fundit te PDK-së,kjo është koha e fundit e "komandateve" te luftes te cilet e dhine dhe e bane berllog punen gjatë gjithëpëri
udhës se pasluftes.Ketyre komandanteve s'u ka mbete ma as fytyrë as faqe.Ata e humben vehten përlakmi personal e ne dam te popullit.

Por ne fund duhet me përmendë se e këqja e madhe ishte edhe ardhja e Kadri Veselit ne Krye te PDK.E mori apo e zapoi PDK nje njeri pa pervoje ne politik,nje njeri i urryer nga populli për te bamat e tij si komandat i SHIK-ut.Nje njeri pa kurrfarë karizme,me nje oratori dhe te folme te shqipës shume dobet,pa kurrfare autoriteti ne masa te gjera,mundë-
suan qe PDK-ja te humbë,bile bindshem si parti politike.

E vtmja gja qe PDK-ja duhet te beje ështe të mos luftoj ma për pushtet.por te shkojë ne opozitë dhe reformohet,te kendellet, te lirohet nga Klani Pronto dhe nga SHIK-u,sepse siq po thone edhe shume media dhe lider nderkombetar se koha e komandateve ka përfunduar njeherë e përgjithemonë.

Kuse vetë kreu i PDK Kadri Veseli te japë doreheqeje te pa revokueshme nga kreu i PDK,sepse me te pDK-ja nuk ka shanse te kendellet.Pa Klanin PRONTO,pa SHIK-un dhe me nje reformim te rrenjesishem PDK-ja ka shanse qe te kethehet
perseri ne pushtet.Të shohim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat