Njeriu largpamës doemos meriton mbështetjen

Opinione

Njeriu largpamës doemos meriton mbështetjen

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 qershor 2017 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Gjesti moral i kryeministrit në detyrë për tërheqje nga kandidatura e re dhe nga lista për deputetë, dëshmoi se nuk ishin synim postet dhe pushteti sikur pretendojnë shumë tjerë, i mbetet vetëm të plotësojë moralisht këtë akt të ofrojë dorëheqje nga i pari i LDK-së dhe të lirojë rrugë për ardhmërinë dhe rininë!

Se kush pretendon pushtet dhe jo të ndërtojë shtet, po dëshmohet çdo dite e më tepër nga të gjithë liderët aktual në subjektet politike duke ofruar kombinime të llojeve famoze postesh e ngritjesh për të kap pushtetin, por të llogaritet largëpamës dhe të fitojë mbështetje dhe përkrahje edhe popullore këto ditë dëshmoi kandidati për kryeministër i koalicionit LAA  Avdullah Hoti, njeriu i cili vizionin e tij shtetndërtues e dëshmoi pikërisht në kohen e qeverisë së rrëzuar me mocion nga i gjithë spektri politik, pikërisht me pretendime për të ardhë në pushtet asgjë më tepër dhe më interesante. Duke filluar nga partneri i ish koalicionit, opozita jo e bashkuar as atëherë e as kur të gjithë iu vunë prapa LDK-së, të nëpërkëmbin dhe rrëzojnë atë qeveri, por shtrohet pyetja kur atëherë kërkohej largimi përse tani të gjithë i janë mësyrë per koalicion me secilin që pretendon pushtetmarrjen? A nuk dëshmon kjo nga të atillët vetëm kapjen e pushtetit sikur akuzohej më parë nga opozitarët dhe të tjerët kjo qeveri në largim? Cili nga të sotmit aktual ofruan program dinjitoz dhe dëshmi faktike se mund t’ia kalojnë të arriturave të Avdullah Hotit si ministër dhe tani si kandidat me programin që ofroi? U mësua populli i Kosovës me gënjeshtra dhe me premtime, por nuk po arrin t’i gëzojë asnjë nga ato dhe as tani të gjitha premtimet e këtyre të sotmeve  nuk do të arrihen, të gjitha janë gënjeshtra të llojit të më parmë! Asnjëri nuk kanë sen e as program për shtet, vetëm ardhjen në pushtet, do të vërtetohen hiq ma larg sesa deri te ballafaqimi me ndërkombëtaret dhe do dalin tezat e tyre në shesh dhe pretendimet?

Të lumtë Avdullah Hoti për qëndrimin tuaj, me asnjërin në koalicion më mirë në opozitë dhe me nder, sesa me koalicione dhe të humbni besimin e elektoratit të denjë që kini dhe që ju përkrahin pa rezervë, të gjithë këta që krekosen dhe ofrojnë koalicion në momentet që ua zbuloni të bëmat e tyre, ua kthejnë shpinën me mosbesim dhe tradhti. Kam vetëm edhe një kërkesë per të parin e LDK-së: Tregohu burrë sikur u tregove që u terhoqe nga kandidatura e re dhe nga lista krejtësisht, tani mblidh kryesinë dhe lëshoni rrugë ardhmërisë rinore, të cilët e dëshmuan përkrahjen e sovranit me votën e fituar, jep dorheqje me komplet stafin e vjetër dhe shtyj proceset përpara me rininë e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat