A guxon ti nga A. Demaqi e R. Qosja të bësh një simbolikë të fundit, të nderosh bile Varrin e Presidentit Rugova?

Opinione

A guxon ti nga A. Demaqi e R. Qosja të bësh një simbolikë të fundit, të nderosh bile Varrin e Presidentit Rugova?

Xhevat Rexhaj Nga Xhevat Rexhaj Më 18 qershor 2017 Në ora: 20:10
Në vitin 1998 ishin te Presidenti Rugova ku ishte edhe z. Xhamal Mustafa : Albin Kurti, Bujar Dugolli Driton Lajqi ....

Republika e Kosovës nisi rrugëtimin legjitim e legal nën frymën, dhe organizimin e intelektualëve shqiptarë të Kosovës e përkrahur nga 99% e popullit ( terminologji që ti shumë e përmend o Albin). Si motor me brum vlerash pro perëndimore studenti i M Bartesit Ibrahim Rugova u vu në krye të ecjes së pa-ndalur për pavarësi të Kosovës. Popullin e kishte mbrapa ngase nuk i rrejti asnjëherë, ishte i drejte dhe ishte fjalë pak por vepra shumë qysh nga zyrat e Washingtonit e deri në Bruksel, të tjerat nuk po i ceki fare sepse janë pjekje historie e realiteti.

E deshi pra populli i vet Presidentin Rugova, e deshi secila shtrese qytetare, dhe fëmijët lindnin nën emrin e Republikës së Kosovës. Po more Albin edhe ty tu krijua mundësia që nga Malësia e Bjeshkëve të studiosh në sistemin shkollor të pavarur të ministrisë së R. së Kosovës. Po pra edhe ti ishe ne UP, dhe mbarove studimet me vulën në Diplomë, ku të shkruan Republika e Kosovës, apo jo o Albin në vitet e 90 ta pra.

Presidenti Rugova nuk ishte fiksion o Albin, ishte prekje e shqiptarisë ishte liria dhe pavarësia e jote edhe e imja edhe e popullit, Rugova nuk u mor me ju kritikuesit e fyesit e gojë-fëlliqurit që ishit, ai u mor me ecjen amerikane e gjermano-britaneze e gjerë te Vatikani ku ishte aq i adhuruar, ai nuk ua ktheu sharjet as fyerjet, jo more jo ngase ishit aq të vegjël e aq të shitur tek nxitësit e vëllavrasjes ndër-shqiptare A. Demaqi, R. Qosja dhe figurat kyçe të PRONTO s, të cilët ti sot i thërret me emra kriminelë, ok ke të drejte tash ti thërrasësh ashtu, ngase u zhgënjeve nga ta, ose ua ktheve shpinën për egon tënde, sepse ti ne kohë lufte dhe pas lufte ishe me ta bashkë, po po o Albin ishe me ta duke djeg edhe Kosovën në mars të vitit 2004, dhe si rezultat serbët e Kosovës dhe Serbia nga armiq mjerisht u kthyen në viktima tek faktori nderkombetar. Po i la anash tash edhe të tjerat djegie ideologjike që ti me siamezët tu vazhdove o Albino.

Në vitin 2014 ti Albin në një intervistë pate deklaruar: nëse dikush mundet ta shkatërroi PDK ne dhe PRONTON ai ashtë z. Isa Mustafa, po po Albino e kam intervistën tënde e ruaj. Ok Isa bëri sa mundi të rrezoj PDK-ne, por ti e din Albino se ishte mu kundërshtari yt i sotëm R. Haradinaj që nuk lejonte të caktohej Isa kryeministër edhe pse ti i kishe thënë Ramuhsit vet, por jo nuk e prishi pra VLAN -in Isa por ambiciet e sëmura te shokut tënd Ramushit. Ti Albino ishe bllokuesi kryesor i asaj që kishe deklaruar se Isa ashte i vetmi ta deklasoi Pronto-n, dhe këtë Isa e foli në qeveri, ua ndaloi prontove tenderët dhe korrupsionin milionësh e shumë pisllëqe të tjera, dihen këto. Isa forcoi ligjin dhe financat i drejtoi si duhet, ti Albin nuk mund të duroje se si Isa po e shemb çerdhen e krimit, andaj ti Albino u bëre kinse je kundër krimit por në realitet ishe me krimin se u lidhe me PRONTO ta rrezoni LDK-në dhe Isa Mustafen e jo PDK-në e Prontot.

Ok edhe kjo tashmë e kaluar, por ku je sot Albin, sot je mirë me vota Albin, po po ke dal partia e parë si e vetme, unë edhe në këtë shkrim të uroi pse jo, jam demokrat e më duhet të respektoj votën e popullit. Ti tash ke shancën dhe ke dëshiren të jesh kryeministër i Kosovës, shumë e drejtë dhe legjitime sepse nëse dështojnë ata ish shokët tuaj PAN-istë apo ende brumi juaj i bashkimit LPK, ti ke mundësinë ti mbledhësh 61 deputet dhe ta kërkosh qeverinë. E tash këtu do ndalem pakëz më konkret, mundësin e ke o Albino me formuar qeveri me AAK, Nisma, AKR dhe listën Serpska, mundësin tjetër e ke me PDK, AAK, Nisma e AKR plus serbet, ose e treta mundësinë që sa duket ti e dëshiron ( ashtë shume e drejte nga ti) me koalicionin e LDK-së!

Të tri këto mundësi i ke, dhe ligjërisht e legalisht e ke të drejtën si partia e parë të negociosh më këto subjekte. Unë personalisht do dëshiroja që të formoni qeveri me AAK-në-Nisma-AKR-në dhe listën serpska ( dihet se lista Serpska është detyrim kushtetues nuk po kritikoj këtu fare), ngase thjeshte puçeni , pra keni bërthamen e përbashkët LPK-në dhe qëllimin e përbashkët ta zhdukni nga pasqyra politike LDK-në. Ah Albin, të kthehem tash se si do dukej një koalicion me LDK-në, pse jo te e fundit nëse nuk mundesh me ata të tjerët. O Albin-o shumica e shteteve të botës kanë figurat e tyre historike kombëtare, por të gjitha ato shtete kanë nga një figurë madhore që i ruajnë në histori si themelues shteti, të tillin e ka edhe Republika e Kosovës e ka Presidentin Historik Ibrahim Rugova, po po o Albin shumica absolute ishte dhe ashtë në ecje historie me Rugovën, e ti ku je o Albin?

Të kthehem pakëz te kundërshtarët tuaj politik të PRONTO-s, po ishin dhe janë pronto e banda, ti i quan kriminelë edhe unë i kam quajtur me dekada ashtu, se të tillë ishin e janë, por ore Albin kur ata merrnin poste institucionale megjithatë bënin dhe bëjnë ende respektin institucional duke e nderuar te Varri së paku historinë e pavarësisë së Kosovës, po Albino po dhe me këtë dua të them se ata në një apo tjetër mënyrë aty edhe kërkojnë falje në heshtje për intrigat dhe dëmet që donin dikur të ia bënin Presidentit, unë gjestet e tyre i çmoi si shenjë reformimi.

PO ishte një “mangup”, kryetar Kuvendi i cili asnjëherë nuk tregoi njerëzi që si post shtetëror ta vizitoi Varrin, e them Varrin e Rugovës e ai ishte shoku yt Jakup Krasniqi. Albino nëse mëton të udhëheqësh shtetin, ashtë edukata, njerëzia dhe institucionalizimi që nderon figurat e shtetit e kombit, ti këtë se ke bërë asnjëhere, ti këtë se ke respektuar asnjëhere ngase je njeri i pa respekt, pa nder dhe pa edukatë familjare shqiptare, ah pakëz të kuptoi pse: I ke mësuesit e dobët, i ke mentorët që e thashë më lartë kanë kërkuar vëllavrasjen ndërshqiptare gjatë dhe pas luftës, e ata janë baballarët tuaj Rexhep Qosja e Adem Demaçi ! Ti Albino dëshiron të bëhesh kryeministër edhe me votat e LDK-së, ke të drejtë more pse jo, por derisa ti nuk nderon edhe në shenjë edukate VARRIN e themeluesit të shtetit Ibrahim Rugova, atij që ty ta bëri të mundur ta kesh diplomën e Universitetit të Prishtinës me vulën e Republikës në gjuhën shqipe, do ishte më mëkat, më poshtërsi dhe më krim me lidh koalicion me ty, sesa që ishte koalicioni me H. Thaçin.

A ke guximin ideologjik, politik, kombëtar e njerëzor ta bësh hapin...apo do mbetesh një Çe Gevarist i Fidel Kastros???

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat