Indolenca dhe pafuqia e Perëndimit përballë" kodeve të dyfishta" ose kodeve amorale të Rusisë dhe Turqisë!

Opinione

Indolenca dhe pafuqia e Perëndimit përballë" kodeve të dyfishta" ose kodeve amorale të Rusisë dhe Turqisë!

Nga: Agron Shabani Më: 21 qershor 2017 Në ora: 07:35
Agron Shabani

Thuhet se pas puçit ose grushtetit të deshtuar ushtarak në Turqi, presidenti turk, Raxhep Taip Erdogan dhe regjimit i tij, sigurisht se edhe me instruksionet dhe direktivat paraprake të presidentit rusë, Vladimir Putin dhe intelegjencës ruse, kanë nisur një fushatë të egër hakmarrëse ose revanshiste kundër kuadrove të larta ushtarako-policore me origjinë shqiptare në veçanti si dhe ndaj elementit shqiptar në përgjithësi. Duke i rrahur, burgosur, saktatosur ose keqtrajtuar në format më të egra ose më brutale kuadrot e ndryshme ushtarake dhe policore me origjinë shqiptare nepër burgjet ose kazamatët e ndryshme të Turqisë. Ndonëse, pa i harruar në këtë vorbullë ç´njerëzore ose antishqiptare edhe ndikimet ose interferimet e ndryshme të elememntin serb dhe atij boshnjak kundër faktorit shqiptar në Turqi dhe kështu me radhë. 

E thënë ndryshe, elementi shqiptar në "Turqinë moderne" të Rexhep Taip Erdoganit dhe regjimit të tij, si duket e kanë më keq dhe më vështirë se sa shqiptarët e Turqisë në kohën e Sulltan Muratit dhe Kryengritjes heroike të Kryetrimit tonë legjendar, Gjergj Kastriotit-Skënderbetut -kundër turqve osmanlinjë. Ndërkaq, Tirana dhe Prishtina zyrtare në "stilin" ose manirin e njohur të rrogtarëve dhe vasalëve turq, heshtin. 

Ndryshe nga kjo, pas rrëziimit ose katapultimit të avionit rusë nga ana e forcave ajrore të Turqisë, kur Turqia dhe Rusia u ndodhën si të thuash para një lufte ose konflikti të hapur ushtarak përmasash të paparashikueshme, saqë u desht intervenimi i fuqishëm i SHBA-së dhe Natos për t´u ftohur gjakrat dhe ulur tensionet ushtarake dhe politike në mes Rusisë dhe Turqisë: Pas "pajtimi historik" ruso-turk, thuhet se Rexhep Taip Erdogani dhe regjimi i tij në Ankara, sot janë bërë veçilë, rrogtar, sërvilë, miq dhe aleat të besuar të Vladimir Putinit dhe Rusisë-kundër interesave të ndryshme strategjike dhe gjeopolitike të SHBA-së dhe Perëndimit në Lindjen e Mesme, në Ballkan dhe gjithandej. 

Ndërkohë që tandemi ose i ashtuquajturi "binomi i zorit" Putin-Erdogan, gjegjësisht, Rusi-Turqi vazhdon të paraqes një ekuacion të madh politik dhe ushtarak me shumë të panjohura dhe të papritura për të gjitha procesët e mundshme paqësore ose stabilizuese në Lindjen e Mesme, Ballkan dhe më gjërë.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe investimet miliardëshe të oligarkëve ose multimiliarderëve rusë në Turqi të cilët thonë se i kanë kaparisur ose monopolizuar rivierën turke së bashku me shumicën e tregjëve finansiare dhe ekonomike të Turqisë, Azerbeixhanit dhe kështu me radhë.

Gjithashtu thuhet se edhe inkuadrimi i Malit të Zi në Nato dhe BE-së, e nesër ndofta me siguri edhe i Maqedonisë dhe Serbisë, në instancë të fundit është "projekt i sofistikuar" ruso-turk nën parullat ose sloganet e njohura të " ndërprerje së influencës ruse" në Ballkan dhe brroçkulla të tjera?! Për t´i lënë kështu Kosovën dhe shqiptarët në të të ashtuquajturën "zonën e gjelbërt" muslimane ose islamike së bashku me boshnjakët e BH-së dhe të tjerët si "pasardhës" ose "fosile të përbashkëta" të ish perandorisë së egër turko-otomane. Gjegjësisht, si "provinca", "vilajete" ose "pashallëqe moderne" të Turqisë!
Ndonëse, edhe hezitimet e njohura të Selisë së Shënjtë (Papatit) në Vatikan për të njohur dhe pranuar Kosovën si shtet, licencën ose burimin e tyre e kanë në Kremlin, gjegjësisht, në selinë e Kishës ruse dhe asaj serbo-malaziase. 

E dyta: Edhe përkundër sloganëve, parullave ose banderolave të ndryshme sovrane, integrale dhe independentiste mbi "shtëpinë e përbashkët" të UE-së ose BE-së, e ashtuquajtura "politika e përbashkët" e BE-së, në të shumtën e rastëve nuk bëhët në Bruksel, Strasburg dhe as në Berlin si kryeqytet i shtetit më të fuqishëm të Evropës dhe BE-së, por në Moskë dhe Paris (plus Romë). Duke i nënkuptuar këtu "moskoviçët e Parisit" dhe "parisoviçët e Moskes" së bashku me "rosonjerët" ( lëxo: rusonjerët ose rusofilët e Milanos dhe Romës) dhe të ngjashme.

Republka Federale e Gjermanisë si Lokomotiva kryesore dhe superfuqia e BE-së dhe Evropës, për shkak të ngarkesave ose hipotekave të ndryshme ushtarake (luftarake) dhe politike nga e kaluara, si të thuash është e pafuqishme në këtë drejtim. Aty janë edhe miliona "refugjatë rusë" nga ish republikat ruso-sovjetike në Gjermani së bashku me konceptët dhe doktrinat e dikurshme të Natos dhe Perëndimit si "rusët përjashta, anglo-amerikanët brenda dhe gjermanët nën hallka ose zinxhirë të shkurtër" dhe të tjera kur gjermanët dhe Gjermania në të "dyja anët" e kufirit të atëherëshëm gjermano-gjerman, atëbotë qenë paramenduar vetëm si "poligon taktik" ose ushtarak dhe si "popull ekonomik, industrial dhe teknologjik" që duhesh (duheshin) punuar dhe krijjuar për të tjerët. Gjegjësisht, për Naton dhe ish "Traktatin e Varshavës! (....)

Në Gjermani falë "terapive" ose "inxheksionëve" të njohura internacionale dhe kosopolitike nga periudhat e ndryshme të ish "luftës së ftohtë" dhe kështu me radhë, tashmë sikur është konsoliduar dhe standardizuar opinioni ose menmdimi miqësor dhe pozitivë ndaj "vëllezërve rusë". 

Në anën tjetër ndërkaq, edhe e ashtuquajtura "Londra mbretërore" ose "monarkiste" ndodhët e obliguar ose stërngarkuar deri në fytë nga martesa ose kurorëzimet e ndryshme rojaliste ose monarkiste me Romanovët ose Nikollajeviçët e Rusisë, Karagjorgjeviçët e Serbisë etj.

E treta: Për shkak të afera ose spekulimëve të njohura "senzacionale" ose "bombastike" mbi lidhjet ose marëdhëniët e mundshme sekrete dhe të tjera të Presidentit Amerikan, z. Donald Trump dhe Administratës së ti me Vladimir Putinin dhe oligarkët e ndryshëm të Kremlinit dhe kështu me radhë; Rusia ka kohë qe vazhdon t´iu kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme.

Kështu që pos luftës dhe krizës së shkaktuar në Ukrainë, Rusia tashmë ka shumë kohë që vazhdonë të lozë ( me forma dhe metoda të njohura sllavo-bizantine) edhe me " kartën" e rrezikshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik. Ku pos ndihmave tër vazhdueshme ushtarake ( luftarake), materiale, teknike dhe të tjera ndaj regjimit kriminal dhe despotik të Bashar El Assadit dhe partisë së tij "BASS" në luftën e përgjakshme dhe shkatërrimëtare në Siri. Bëhët e ditur se Rusia akoma po vazhdon të investojë edhe në infrastrukturën ose teknologjinë nukleare ose bërthamore (atomike )  të Republikës Islamike të Iranit nën sundimin ( regjimin) e mullahëve ose ajatollahëve të ndryshëm radikal dhe konzervativë etj. 

Kjo në radhë të parë faktin se Irani dhe Siria ( plus Iraku dhe Libia- nën sundimin e Sadam Huseinit dhe Muhamer El Gadafit) në sytë e rusëve dhe nomenklaturave të ndryshme pushtetmbajtëse, konzervative dhe burokratike të Kremlinit, gjithmonë janë parë si armiq të përbetuar, tradicional ose historik të SHBA-së dhe Perëndimit. 

Ndërkohë që në vendët ose rajonet e ndryshme të Gjirit ( Golfit) të njohur Persiko-Arabik, thuhet së ndodhën rezervat ose pasuritë ( resurset) me të mëdha të naftës dhe benzines në mbarë rruzullin tonë tokësorë. 

Ndonëse, pa i harruar në këtë kontekst edhe çështjet dhe aspektët tjera strategjike, gjeopolitike, fetare ( sektare), kulturore, ideologjike dhe të tjera të cilat vazhdojnë t´sfidojnë dhe eklipsojnë përpjekjet ose angazhimët e njohura të SHBA-së dhe Perëndimt për vendosjen e një paqëje dhe stabilitetit të qëndrueshëm ose afatgjatë në Lindjen e Mesme. Respektivisht, në gjirin e lartëpërmendur Persiko-Arabik ku politika dhe diplomacia ruse, vazhdimishtë ka futur zjarrë në benzinë. Duke lozur me kartën e nxehtë të luftërave, konfliktëve, antagonizmave, divergjencave dhe diskrepancave të njohura fetare ( sektare), kulturore, ideologjike, historike dhe të tjera në mes popujve dhe vendëve të ndryshme të atij rajoni të pasur dhe të shquar si për nga resurset ose pasuritë e shumëta natyrore ose nëntokësore, ashtu edhe për nga e kaluara ose traditat e lashta kulturore, historike etj.

Gjithnjë fjala mbi Gjirin e pasur Persiko-Arabik i cili paraqet " katerkëndëshin biblikë" ose antiko-mitik të kulturave dhe civilizimëve të lashta  të Babilonisë, Mesopotamisë, Asirisë dhe Medisë ( Persisë ) ku qytetët ose metropolat e famshme të Sirisë dhe Irakut, Damasku dhe Bagdadi, në mesjetë ishin qëndrat ose metropolat me të rëndësishme ose kryesore të botës dhe kulturës së njohur islame ose muslimane dhe me gjërë. Duke menduar këtu në metropolat ose kalifatët e njohura të Damaskut dhe Bagdadit. Respektivisht, në " Dinastitë" e njohura arabo-muslimane si " Omejada" dhe Abassida" me seli në  Damask dhe Bagdad, ku ishin zhvilluar dhe kishin përparuar arti, kultura, letërsia, filozofia, psikologjia, medicina ,astronomia si dhe shumë degë ose disiplina të tjera shkencore ose humaniste për shumë shekuj dhe dekada me radhë. 

E katërta: Për me tepër ndërkaq, vet fakti i se regjimi militarist dhe ekspanzionist i Vladimir Putinit, nën parullat ose sloganet e njohura " spektakulare" ose " bombastike" të " luftës globale kundër IS-sit " ose " terroristëve islamik" i kanë bombarduar dhe bërë rrafsh me tokë qytetetët ose vendbanimet e lashta të Sirisë etj....Duke i vararë, sakatosur ose masakruar kryesishtë gratë , pleqtë, femijët ose qytetarët e pafajshëm sirian. Duke i detyruar kështu me miliona sirian dhe popuj të tjerë arab ose musliman që të marin boten në sy. 

Dhe, të gjitha këto si skenare dhe komplote të rrezikshme dhe tepër ugurzeza kundër botës arabe ose muslimane , ku IS-sët dhe grupet tjera radikale ose xhihadiste në njerën anë dhe trupat qeveritare të Bashar El Assadit në anën tjetër, vazhdojnë t´i vrasin dhe masakrojnë qytetarët e pafajshëm sirian. Ndonëse, pa i harruar këtu edhe vullnetarët e shumtë nga Irani, në mbështetje të " vëllezërve shiit ose alevit" në Siri dhe Irak së bashku me " vullnetarët sunnit " (sunni) në mbështetje të " IS-sit" dhe të të ashtuquajturave " opozitave politike" në Siri, Irak dhe gjithandej. 

Ndryshe nga kjo, loja e njohur sllavo-bizantine e Rusisë-kundër paqës dhe një stabiletit të qëndrueshëm dhe afatgjatë në Gjirin e pasur Persiko-Arabak, tashmë e ka bërë të vetën. Duke i futur dhe ndësyer popujt ose vendët e ndryshme arabo-muslimane në lufëra ose konflikte të pafundme fetare (sektare), konceptuale ,ideologjike dhe të tjera -kundër njëra tjetrës ose kunder njëri tjetrit në njerën anë, si dhe, duke i konfrontuar botën islame ose muslimane me botën kristiane ose perëndimore në anën tjetër.  Dukë të rikujtuar në këtë vorbulë  historinë ose  apologjinë  e njohur mbi mbretin ( carin) bizantin , Alekseji i Parë (me origjinë nga Rusia ) i cili nën "moton" ose "sloganet" e njohura të "solidaritetit të përbashkët kristian ndaj kanosjes ose rrezikimit të kristianizmit lindorë" pas marëshimit të selxhukëve dhe osmaneve në Konstantinopojen ( Stambollin) e vitit 1O95: Atëbotë i kishte shkaktuar edhe luftërat e njohura (mesjetare) të kryqzatave.

Ndonëse, cari rus i bizantit ( Alekskeji I), në "stilin" ose manirin e njohur sllavo-bizantin, thonë se mbante raporte të mira me të dyja palët e konfrontuara. Edhe me botën kristiane, edhe me botën muslimane të cilët ky i fundit (cari rusë) i kishte futur në luftë.  

U mor vesh se politika dhe diplomacia ruse dhe ajo turke, nuk kanë si të thuash kurrfarë etike ose kodi moral- përballë botës muslimane dhe asaj kristianiste. Mos të flasim këtu ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi.

Ndaj, në këtë prizëm pashmangshëm sikur shtrohet pyetja: Atëherë ku janë vallë etika e njohur protestante ose kristianiste së bashku me kodet e njohura morale dhe humaniste të politikës dhe diplomacisë së lartë evroperëndimore-përballë kurthave, intrigave dhe dredhive tashmë të njohura të Rusisë  dhe Turqisë në çdo fushë të mundshme... ?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat