Kur do të institucionalizohet demaskimi në publik i krim ndëshkimit komunist?!...

Opinione

Kur do të institucionalizohet demaskimi në publik i krim ndëshkimit komunist?!...

Nga: Sali Leka Më: 21 qershor 2017 Në ora: 10:06
Sali Leka

Më në fund, falë vullnetit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama u mundësua krijimi i Autoritetit për Hapjen e Dosjeve të  Sigurimit të regjimit komunist, që është një institucion legjitim për një verfikim të plotë të krim ndëshkimit më të egër në Evropë, në mesin dhe gjer afër fundit të shek XX.

Formimi  dhe funksionimi i Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit të regjimit komunist, 46 vjet me krime politike dhe masakra të llahtarshme tragjike, është vlerë e shoqërisë së hapur shqiptare, që kërkon me çdo kusht ta lërë pas të kaluarën diktatoriale..

Ky Autoritet që unë e quaj dikasteri i dobishëm për jetën e popullit shqiptar, duhej formuar në vitet 1993-1996, por nuk e formuan ata që mbahen dhe kapërdisen si djathtistë demokratë antikomunistë, por në fakt ishin dhe janë spekullantë të pa cipë intrigantë zuzaristë, megalomanë dhe sharlatanë narcizistë të zgërdhecur të neveritur.

Në mungesë të këtij Autoriteti dhe dikasterit publik, përsona mëkatarë, hipokritë maskarenj kanë 20 vjet që botojnë nëpër faqet e gazetave gënjeshtra skandaloze dhe gëlbocka të pista, se dosjet e sigurimit janë zhdukur, eleminuar.

Kurse unë e theksoj dhe do ta theksoj pa hezitim, se dosjet nuk janë zhdukur, por ata që kanë bërë mëkate dhe krime mizoriste, duan me justifikuar se dosjet e sigurimit janë eleminuar. Sepse ata që i kanë bërë krimet dhe masakrat makabre aq sa ishin maskarenj mizoristë ishin dhe megalomanë sharlatanë dhe masakrat i kanë bërë hapur  pa dorashka, pa maska, se mendja e tyre e molepsur shkulmonte për komunizmin madhështorë që nuk mund tu thyente nga askush. Komunizmi nuk mund t’u mposhtej, as në shekullin 21-të, as 22-të.

Akoma edhe tani mëkatarët mizoristë nuk e pranojnë se komunizmi është rrëzuar, dhe mbushin faqet e gazetave me gënjeshtra dhe trillime skandaloze dhe me lavdërime pompoze dhe glorafikime bombastike për Enver Hoxhën, kryemizoristi vampirist i muzgut dhe skëterrit monstruozist.

Unë shkrimtari Sali Leka, demokrat humanist modernist i burgosur politik nga mizorizmi enverist, më kanë arrestuar në publik përpara syve të 250 njerëzve. Më kanë gjykuar tre gjyqtarë Liljana, Stavri dhe Mustafai.

Shkrimtarin e kulturuar modernist humanist i admiruar Fadil Paçrami e kanë arrestuar përpara 450 njerëzve të grumbulluar, të detyruar me britma dhe ulurima lukuniste lehebiste për dënim sa më të rëndë.

Po kështu edhe shkritmarët Kujtim Spahivogli, Hasan Petrela, Kasem Trebeshina, Piro Kuqi edhe të tjerë.

Por Autoriteti i hapjes së dosjeve të sigurimit duhet të dijë që ka 20 vjet që redaksitë e gazetave dhe studiot televizive janë të mbyllura për të burgosurit e vërtetë politik, demokratë të betuar antimizoristë dhe janë hapur për të burgosurit ordinerë që kapeshin duke vjedhur delet e fermës dhe kecat e koperativës dhe llomotisin gëlbocka, se kemi vuajtur jemi përndjekur dhe torturuar nga policia, hetuesia dhe sigurimi komunist.

Akoma dhe tani redaksitë e gazetave dhe studiot televizive nderojnë me shumë përmallim dhe mallëngjim Nexhmije Hoxhën shoqen e krimeve të Enver mizorit. Nexhmije Hoxha kryetare e frontit antihumanist, antidemokratik dhe antimodernist i tmerrshëm, internoi, diskriminoi dhe persekutoi egërsisht deri në vdekje 7500 djem dhe burra, vajza dhe gra edhe shkrimtarët Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka dhe Janulla Rrapi nëna e poetit të ri Renato Rrapi i torturuar tmerrësisht edhe sot as flet, as shkruan si i vdekur i pa kallur në varr.

Dosja e burgosjes së poetit lirik erotik Renato Rrapi, nuk është zhdukur, por edhe po të jetë zhdukur, tregon nëna e tij Janulla me Renaton jetim se babai Gori Rrapi kish vdekur.

Aq i pamëshirshëm ishte mizorizmi i muzgut dhe skëterrit enverist që burgoste jetimin e pafajshëm, internonte vejushëm fisnike i rrëmbente djalin dhe ja mbyllte në burgun e muzgut, pa dritë, pa diell, pa hënë, pa yje.

Edhe sikur ta kenë eleminuar dosjen e poetit humanist Renato Rrapi, tregojnë të njohurit e tij, dashamirësit e tij, tregoj unë shkrimtari lirik, erotik dhe eposik Sali Leka, që kur u burgos Renato Rrapi, kam shkruar dhe kërkuar lirimin nga burgu të Renato Rrapit. Kam  shkruar dhe kërkuar të lirohen nga internimi Musine Kokalari, Fatbardha Spahiu, Dhora Leka, Drita Çomo vajza e Maqo Çomos dhe Liri Belishovës. Të lirohen nga internimi dhe tu jepet e drejta e botimit shkrimtarëve Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Dhimitër Xhuvani, Izet Shehu, por tregimet e mia të vërteta me demaskime të drejta për mizoristët e pamëshirshëm dhe kërkesat e dobishme nuk i botuan kurrsesi redaksitë e gazetave Bashkimi, Drita, Zëri dhe Revista Nëntori.

Këto gazeta të kohës së mizorizmit enverist nuk funksionojnënë kohën e sotme, por veprojnë gazeta të tjera akoma më të pista, më të ndyra dhe botojnë gëlbockat e Liljana Hoxhës me zgërdhecka dhe kleçka skandaloze, sikur ka vuajtur dhe e kanë përsekutuar keqas në kohën e komunizmit.

Liljana Hoxha bashkëshortja e Sokolit, djali i dytë i Enverit. Liljana Hoxha ka shkruar: “Nga përndjekja e tmerrshme që më ka bërë Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia, u sëmura rëndë por Enveri vjehrri im i mirë i dashur më dërgoi në Paris të Francës për tu mjekuar dhe u shërova, u shëndosha, se isha në agoninë e vdekjes”.

Këto fjalë të shoqes Liljana janë gënjeshtra dhe gëlbocka të pista. E vërteta qëndron ndyshe. Liljana e Sokol Hoxhës u rehatua në Paris nga Enveri dhe Ramizi, për të bërë kavalishencë speciale nëpër lokalet dhe hotelet komode lluksoze të Parisit borgjez kapitalist bashkë me Mirjeta Shehun dhe Elena Kadarenë. Marjeta bashëkshortja e Bashkim Shehut shkrimtarucku i rëndomtë narcizist. Elena bashkëshortja e Ismail Kadaresë, shkrimtari i artit të madh revolucionar marksist, por tani Kadare shkruan: “Arti i realizmit socialist i regjimit komunist ishte antinjerëzorë”.

Kurse unë shkruaj: Nëse arti i realizmit socialist ishte antinjerëzor, mizorist antimodernist e ka bërë Kadare me shokët e tij zgërdheck, urithk zuzarist.

Unë më shokët e mi kemi bërë art shembullor, lirik, erotik, dhe eposik modernist i shkëlqyer, I dobishëm për njerëzit, por mua dhe shokët e mi na burgosën, na torturuan egërsisht ingranazhet antihumaniste të mizorizmit të tmerrshëm enverist, ramizist llahtarist.

Librat tona të mrekullueshme poetike dhe prozatike i mbyllën, i censuruan nuk i botuan. Libra me tregime të vërteta, me demaskime të drejta, për keqbërësit, fajtorët e qelbëzuar të skremuar dhe vazhdojnë akoma me sajime dhe trillime të rëndomta skandaloze.

Kam besimin se Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit komunist nuk do të zhytet në llumin e këtyre gëlbockave të ndyra, por do të ngrejë dhe do të forcojë strukturën dhe dikasterin publik, për zbulimin dhe demaskimin e tyre.

Kam besimin se ky Autoritet nuk do të kacavirret për ibret nëpër labirinthet dhe ingranazhet e Liljana Hoxhës e stërvitur e instrukturuar për intrigcka, shpifje monstruoze dhe sajime skandaloze e maskuar mbas hipërbolave dhe metaforave artistike.

Në ato vite të muzgut dhe skëterrit enverist të sëmura ishin Musine Kokalari, Drita Çoma, Fatbardha Spahiu, por vdiqën në internim pa u mjekuar. Vdiqën me përsekutim të egër të llahtarshëm bashkë me 2500 vajza dhe gra të tjera fisnike të pafajshme, pa bërë as krim as mëkat. Në internim, në masakrën makabër vampiriste vdiqën edhe shkrimtarët Sejfulla Malëshova dhe Kujtim Spahivogli, dy intelektualë të kulturuar dramaturgë të talentuar modernist dhe demokratë humanistë të përkushtuar.

Kam besimin se Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit komunist nuk do të ngeci në kthetrat e rrjetave të merimangave helmuese infektuese të shkrimtaruckut munafikist mysibetist Bashkim Shehu që ka botuar libra të tëra me gënjeshtra, me fallsifikime galopante, me trillime dhe shtrembërime glorifikuhipërbolike të rëndomta, të neveritura, të besdisura, ofenduese, poshtëruese dhe diskriminuese të pamëshirshme kundër njerëzve fisnikë humanistë, demokratë të betuar modernistë dhe antimizoristë të admiruar, por të burgosur, të internuar, të përndjekur tmerrësisht në ato vite dhe dekada nga vampirizmi vandalist i klikës monstruoziste enveriste ramiziste.

Fatmirësisht sot nuk funksionon klika politike mizore uzurpatore enveriste ramiziste, por vepron klika mediatike televizive, negative regresive me gjashtë televizione, me gjashtë redaksi gazete dhe disinfomojnë popullin, shtrembërojnë faktet konkrete dhe botojnë gënjeshtra, sa më shumë gënjeshtra. Janë zhdukur dhe eleminuar dosjet e sigurimit komunist. Këto gënjeshtra të rezilta, të molepsura të matufepsura kanë 22 vjet që i kanë përsëritur 2200 herë me fraza dhe me fjalë gelbocka, por i zbukurojnë me sajime të stisura metaforike artistike pompozike.

Kurse unë e kam obligim të flas të drejtën, të shkruaj të vërtetën, pa u bërë zbukurime dhe ilustrime artistike se e drejta, e vërteta janë vetë dritë dhe diell plot shkëlqim dhe nuk u duhet zbukurimi artificial. Prandaj unë shkruaj: Dëgjoni dhe lexoni ju fajtorë, dhe mëkatarë zuzarë! Dosjet makabre të sigurimit komunsit nuk janë zhdukur, as eleminuar. Nuk mund të eleminohet dosja hetimore, dhe gjygjësore e shkrimtarit Sali Leka me 5700 faqe format A4, me katër akuza, me tre hetues, me tre gjyqtarë, me dy operativë të sigurimit Ndue Gjoni, Ismail Rama.

As dosjet e shokëve të mi Fadil Paçrami, Todi Lubonja, Kujtim Spahivogli, Hasan Petrela, Selman Joca, Zenel Sulika, Ramazan Shkalla, shkrimtarë, intelektualë dhe specialistë të aftësuar, të përkushtuar për zhvillimin, progresin dhe modernizimin e Shqipërisë socialiste.

Dëgjoni o spekullantë, lexoni o intrigantë të shtrembëruar, dhe juve manipulatorë dhe fallsifikatorë të skremuar nuk janë zhdukur, as eleminuar dosjet e sigurimit të 5 djemve dhe burrave të fisit të Lekajve të burgosur padrejtësisht politikisht Guti Leka, Hajdar Leka, Qamil Leka, dhe i biri Aliu 13 vjet i mbyllur në Burrel dhe Spaç.

Edhe unë shkritmari Sali Leka në shekullin 20 me 85 libra me poezi brilante të mahnitshme dhe tregime të mrekullueshme, të dobishme por nuk i botuan se më lindi Zoti në shekullin e mizorizmit enverist. Por edhe shekulli i djemve dhe burrave, i vajzave dhe i grave fisnike demokrate të betuara, kreshnike, humaniste dhe teuratiste moderniste, por që u diskriminuan, u masakruan.

Ah sikur të më lindi Zoti tani në shekullin 21. Kam besimin se Autoriteti për hapjen e dosjeve të sigurimit komunist i përkushtuar për drejtësi dhe demokraci nuk do të molepset nga sharlatanët, profanët dhe megalomanët skandalozë që janë vetëshpallur kryetarë shoqatash fallco skurrik skrupsist të përndjekur dhe president i unionit të burgosurve të komunizmit si Besim Ndregjoni, spekullanti dhe fallsifikatori gelbock, që nuk ka e zgjedhur asnjë i burgosur politik i vërtetë, as kryetarë, as president.

Zgërdhecku Besim Ndregjoni nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje publike kombëtare, me të burgosurit politik demokratë antikomunistë të vërtetë të betuar, intelektualë të kulturuar, as me shkrimtarë të talentuar, modernistw humanistw të admiruar, as me specialistw të aftësuar me kontribut të shquar, por të burgosur, të përsekutuar, nga mizorizmi i egër, i tërbuar.

Besim Ndregjoni nuk është takuar dhe as ka biseduar me asnjërin me këta martirë eposikë të admiruar antimizoristë dhe antienveristë të provuar, të dalluar, të palëkundur nga rrebeshet e acarta të akullta gjatë 46 viteve të muzgut dhe skëterrit mizorist enverist ramizist.

Besimi i skremuar nga ligësia meskiniste, frikësohet me u takuar me këta viganikë të lartësuar ish të burgosur, të diskriminuar egërsisht se ja përplasin në lule të ballit, spekullimet dhe  

inskenimet e tij të pista si përpara ashtu edhe mbas vitit 1991. Këta burra të stërmunduar janë fisnikë eposikë të vitalizuar, të pastepur, të palëkundur nga mysibeckat e llahtarshme makabre të tmerrshme enveriste vampiriste monstruoziste.

Kurse Besimi ishte dhe është urithki i stazhionuar përpara dhe mbas vitit 1991, duke shkelur mbi gjakun dhe shpirtin e burrave kreshnikë, të masakruar, të groposur pa varr, edhe të fisit Atdhetarë Ndregjoni i Dibrës heroike dhe historike, por të masakruar nga klika e tërbuar enveriste.

Besimi nuk ka asgjë të përbashkët me kauzën demokratike kombëtare të burrave të nderuar, të paharruar të fisit eposik Ndregjoni, të flijuar në altarin e bekuar të Atdheut.

Ashtu si Besimi ka dhe të tjerë spekullantë intrigantë që kanë burgosur dhe dënuar, kushërinjtë dhe miqtë e tyre dhe tani u kërkojnë dëmshpërblim me përmallim dhe mallëngjim.

Me shumë konsideratë dhe i uroj punë të mbarë me faqe të bardhë Autoritetit për hapjen e dosjeve të sigurimit komunist, këtij forumi dhe dikasteri me rëndësi jetike kombëtare historike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat