Bilanci i fushatës elektorale

Opinione

Bilanci i fushatës elektorale

Nga: Sali Leka Më: 23 qershor 2017 Në ora: 16:21
Sali Leka

Përpara se të nis të shkruaj tregimin e fundit për fushatën elektorale 25 qershor 2017 do t'iu bëj 2 pyetje të drejta, të sinqerta kryeministrit Edi Rama dhe 2 të tjerëve që duan të ngjiten lart pa dhënë asnjë kontribut.

E para: A do të përdoret akoma toka shqiptare si pronë çifligare ashtu si përpara 25 shekujve?

E dyta: A do të përdoret populli shqiptar si ysmeqar edhe tani në shekullin e 21-të?

Përgjijget e dy pyetjeve nuk i dua sot por me 24  shtator 2017 me rastin e tre mujorit të mbarimit të fushatës elektorale. Fushatë e gjatë katër mujore që nga 18 shkurti me çadrën në bulevard me qofte, sanduiq dhe qebaptore.

Përpara 2 vjetëve 2 vajza të dy shokëve të mi mbaruan shkollën e lartë në profile të dobishme për ekonominë kombëtare. Shefi i digasterit të punësimit leseisti i sketërrimit i la jashtë derës, por doli sekseri i shkretimit dhe u tha: Duhen nga 2 milion lekë dhe e keni të garantuar postin e drejtimit dhe karrigen e lartësimit deri në kryeministri.

Dy vajzat mendimtare vizionare i thanë: Jemi diplomuar duke u lodhur, duke mësuar me djersën e ballit as lekë nuk kemi paguar dhe nuk paguajmë as 2000 lekë edhe sikur të kemi. Këto fakte konkrete të vërteta  i tregova dhe kërkoj të debatoj me ata që nuk i quajnë korrupsion këto hata dhe kërdi që i bëhen njerëzve të arsimuar, të kulturuar. As për të demaskuar fort leseizmin metist dhe vasilist se janë të vetë demaskuar, shumë të vetë demaskuar, por i tregova për të vërtetuar para publikut sa burra dhe djem, sa gra dhe vajza të mira kemi, sa mendimtare vizionarë janë, sa fisnike humaniste dhe durimtare janë, sa me etikë dhe kulturë janë që nuk flasin fjalë të ashpra, të egra as kundër zgërdallit leseist, catallit pedeist, batallit dhe brutalit narcizist.

Prandaj del pyetja, pyetja, pyetja?! Deri sa duhet të durojmë? Edhe sa muaj? Edhe sa vite? Burrat dhe djemtë, vajzat dhe gratë shqiptare.

Për këto pyetje duhet të bisedohet, të debatohet gjatë muajve korrik, gusht nëpër studio televizive dhe redaksitë e gazetave. Dejuro fushata elektorale mbaron me 24 qershor por defakto mbaron me 24 shtator. Fushata e vërtetë zgjedhore fillon me 26 qershor me programe vizionare për riformimin dhe ristruktimin e ministrive dhe digastreve shtetërore qeveritare.

Fjalën riformim dhe ristrukturim i theksoj dhe do ti theksoj edhe në muajin shtator.

Jemi në kulmin e fushatës të zgjedhjeve parlamentare 25 Qershor 2017.

Fushatë elektorale shembullore, me transparence të hapur publike mediatike.

Me të drejta të plota të partive politike, për të premtuar edhe qiqra në hell, edhe mjegulla e hidhur vrugë, për ta bërë shërbet tëëmbël, taze haze për revani  kabuni bakllava.

Premtime me tonelata kanë bërëpartitë politike, me batuta dhe serenata. Të tëra këto premtime shumica janë spekullime, mashtrime dhe abuzime të rëndomta.

Ata qëi botojnë, nëpër gazeta , i publikojnë nëpër studio televizive këto gënjeshtra skurrike dinë me sajuar dhe trilluar mashtrime hiperbolike, por nuk kuptojnë diturinë eposike filozofike të popullit shqiptar dhe nuk mashtrohet nga ata spekullantë të neveritur, që me gojë detin e bëjnëqumësht dhe kos, por me duar, nuk bëjnë, dot as 2 gram bojëpër të shkruar përralla me qeros.

Që nga vitit 1997, unë jam angazhuar me partinë socialiste, komisioner në qendrën e votimit në lagjen ku banoj. Ka fituar gjithmonë partia socialiste. Unë jam shumëi gëzuar që puna ime dhe e shokëve dhe shoqeve socialiste të Shqipërisë komisionere të drejta të sinqerta, ka dhënë frute të dobishme për jetën paqësore të popullit shqiptar.

Në 23 Qershor 2013 në zonën elektorale ku banoj fitoi 2-fish deputeti socialist Rakip Suli. Edhe në 25 Qershor 2017 populli do ta besoi, do ta votoi dhe partia socialiste me Edi Ramën në garë në ballë të parë do të triumfojë 3-fish, ballëhapur në vizion dhe program konkret.

Edhe Lul Basha edhe Ilir Meta pretendojnë të dalin forca e parë politike. Një fjalë e urtë e popullit thotë: Me gabuar u bën mëkat të tjerëvë, por me harruar i bën mëkat vetes tënde dhe bëhesh i humbur për së gjalli, pa nishan, pa nam, pa vizhdan.

Lul Basha dhe Ilir Meta harrojnë qëjemi në vitin 2017 dhe nuk janë në motin 1997.

Në fakt që nga viti 2009 LSI-ja  është forca e parë, pornë garë, për të vjedhur, grabitur, korruptuar dhe thesin bosh e ka pllakos në derën e partisë demokratike dhe partisë socialiste.

Lescisti i shekullit XXI, është si Nastradini kryemashtruesi dhe spekullanti i tërë shekujve të jetës njerëzore.Nastradin Zamani, vodhi lopën e mikut. Lopa e madhe me dyqind okë mish. Nastradin Kusari njëzet okë mish i ekspozoi në njëzet porta familjare të komshinjëve dhe banorëve të lagjes mikut.

Kur nusja e mikut të Nastradinit shkoi në haur për të mjelur lopën, filloi me vajtuar: E mjera unë, i mjeri ti o burri im. Kusari ka vjedhur lopën dhe viçi i vogël na mbeti jetim. Dil o burrë te porta, ta dëgjojë bota, ta dijë qeveria do të vdesin nga uria.

Miku i Nastaradinit u tmerrua, u acarua, kur pa në njëzët porta të lagjes njëzet okë mish te lopës së tij e vjedhur nga kusari,e therur nga kasapi e rrjepur nga zuzari.

Në fakt vetëm një kusarë ishte Nastradini, por miku i tij alarmoi qeverinë.

Më kanë vjedhur lopën njëzet kusarë dhe zuzarë.

Më kanë poshtëruar nderin dhe karakterin, më kanë ofenduar dhe cënuar lezetin dhe dinjitetin se jam miku i Nastradinit dijetari i ylam ilminit.

Njëzet komshinjte e mi rezil delenxhi, më shesin tangërllik me njëzet okë mish të lopës, dhe mbasi u ngopën së ngrëni më bënë ashiqar aci kacalick.

Prokurori e shkroi padi davanë e mikut Nastradinit, e firmosi e vulosi dhe një kopje e përcolli tek mbreti dhe dovleti me vendimin.

Për të mos u shtuar kusarët, mos të bëhen dyqind zuzarë, lopa e mikut Nastradinit të paguhet njëzet fish. Dhe kështu njëzet banorë të lagjes, i dorëzuan mikut të Nastradinit njëzet lopë, duke e uruar tu shtofshin dyqind lopë. Miku i Nastradinit u gëzua shumë se u bë pasanik i madh. Vitin e dytë njëzet lopë lindën njëzet viça dhe bëri gosti me aheng.

Nastradini bashi ioxhakut, kryetari i konakut. Natën hante speca turshi mish pastërma, revani në tepsi, ndërsa ditën fliste predikime fetare.

O milet o zaman sabah aksham

Bëhuni fetarë si unë tamam

Mos vidhni si nuk vjedh unë sakllam

Mos gënjeni si nuk rrejë unë aman

Mos bëhi kusarë as mëkatarë zuzarë

Se ju ndëshkon bidati i prokurorit

Dhe ju rëndon sifati i gurit të vorrit

Ju bitis në xhenem me siklet ibret

Dhe nuk u sajdis me xhenet e selamet

Jaribalen as me lezet si mbret e dovlet.

Nastradini sa jetoi nuk ka punuar me duar, por ka folur me gojë se ishte i pa arsimuar. Ka udhëtuar nëpër qytete dhe fshatra me kuletën të mbushur me flori, grosh serma dhe mexhide. Populli i falte lekë, se fjalët e tij i besonte i adhuronte si Shenjtëri, si mirësi, mbarësi, si mrekulli Hyjnore dhe si Perëndi Qiellore i zbritur në tokë për dobinë e njerëzimit. Nastradini udhëtonte me gomarë me hejbet dhe trastat me produkte bujqësore dhe blegtorale. Kishte oreksin e kaut. Në samarë mbante tepsinë me gjella. Hante edhe rrugës kur ecte. Nëpër mejhane dhe taverna hante gosti falas.

Nastradini as pallto, as këmisha nuk ka blerë me lekë.

Rrobaqepësit i thoshte: ore tërzi, o i miri, o i lumi ti!

Me damaskët, mëndafshët dhe basmati që u teprojnë pasanikëve më qep mua katër kostume, dy i vesh për vete dimër dhe verë, dy ia fal fukarenjëve fisnikë. Kështu o tërzi sederli sevapin e merr ti, bekimin dhe selametin e Zotit e gëzon ti. Edhe ibadinin dhe xhenetin e kah motit e trashëgon ti o tërzi zanatli.

Dije mirë o tërzi namuzli unë Nastradini jam vetë sevapi sadet, kimetiselameti dhe xheneti rahmet.

Nastradini nuk ka shkruar as dy fjalë, por i ka folur me gojë më shumë se çdo dijetarë, filozof, teolog, pejgamber dhe profet.

Askush nuk ka arritur ta mashtrojë Nastradinin, por ai ka spekulluar dhe mashtruar të tërë. Ka gënjyer, sugjestinuar, matufepsur, rezila, delengjij katila, kacakë, strategë luftarakë, hetuesi, gjykatë, kusarë dhe zuzarë.

Po të shkruhen të tëra ngjarjet e Nastradinit mbushen dymbëdhjetë libra me një mijë e dyqind faqe.

Disa herë e kanë vjedhur kusarët pasurinë monetare të Nastradinit, por ai au merrte pesë fishin dhe akoma më shumë pasurohej Nastradini.

Të tëra kurthet që i kanë ngritur për ta zhdukur dhe eleminuar nuk janë realizuar dhe instruktorët e këtyre kurtheve nga dëshpërimi i ka mbërthyer ankthi, sekëlldia dhe depresioni dhe kanë vdekur.

Njëzet student i treguan Nastradinit se profesori i tyre firmoste dhe vuloste diploma pa mësuar, por duke paguar nga dy qese me florinj. Nastradini 50 vjeç u regjistrua student filozofie dhe biologjie. Profesori u gëzua, u magjeps, u matufsua, dhe i firmosi dy diploma se Nastradini i kishte premtuar katër qese me flori, por ndodhi hataja. Nastradini ishte vetë belaja. E la profesorin ne gishtin në gojë, me barkun thatë. Nastradini u largua nga shkolla, duke kënduar me serenatë, i mbushur me dyzet qese florinj që ja vodhi profesorit kusarist. Profesori u mbyll në shtëpi dhe vdiq nga marazi në sezonin e provimit.

Kurse Nastradini këndonte. Bash pesëdhjetë vjeçarë sakllam. Njëzet vjet shkollëi kam taman.Me dy diploma jam aman aman. Nuk punoj profesor i nderuar, i lartësuar. Se jam Shënjëtor i lindur, i  bekuar. Nuk bëhem kadi i fortë për drejtësinë. Se jam ball ilmi i madh për njerëzinë.

Nuk bëhem as mbret dovlet me gajret e kudret, se jam hasret profet për milet e xhumet me lezet selamet.

Metodën si Nastradini ja vodhi dyzet qese me florinj profesorit hajdut do ta tregoj ditë tjetër, por sot tregoj:

Për kujtimin e profesorit të vdekur nga dëshpërimi, që e mashtroi e vodhi Nastradini, mbreti i punësoi në dikastere të larta të shtetit, njëzet studentët të diplomuar pa mësuar. Ata nuk kishin aftësi as vullnet me drejtuar as shtet, as dovlet, dhe çdo natëshkonin me u takuar me Nastradinin, për tu udhëzuar.

Nastradini i ulur në divan me tepsi dhe sahan u thoshte: Në belik sokak, publik fjalët i jap falas asber, si pejgamber. Kurse në konak acik ibrik, fjalët i shes me lekë. Një fjalë një grosh mexhide barabar, dy fjalë nuk i dua për vete, por për ysmeqaren, Feriden, grua krenare, guximtare, sederlije namuzlije, por hallexhije e madhe.

Edhe njëzet funksionarët e shtetit, tuxharë, sekretarë, taksidarë gëzoheshin shumë i puthnin duart Nastradinit mendimtarë me shumë urime për jetë të gjatë.

Me dëshirë dashamirëse, fjalët e Nastradinit i paguanin dy fish. Ditën nëpër zyra të dikastereve bënin zullume me abuzime katër fish.

Edhe unë sot po e ndërpres tregimin për Nastradinin me urimin për të votuar partinë socialiste dhe Edi Ramën në 25 qershor 2017.

Me urimin për popullin shqiptar fisnik mendimtar vizionar dhe eposik guximtar krenar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat