Zajazi dhe "Muzeu i eshtrave të vrarë"

Opinione

Zajazi dhe "Muzeu i eshtrave të vrarë"

Nga: Sulejman Mehazi Më: 23 qershor 2017 Në ora: 21:59
Sulejman Mehazi

Këta të Zajazit me veprimet e tyre absurde na përkujtojnë dramën e shkëlqyer e të ndjerit dramaturg Teki Dervishi me titull: "Eshtrat që vijnë vonë" ku me anë të artit skenik, me anë të personazheve  trajtohen personalite të njerëzve të pa mendtë, pa identitet fetar, kombëtar, shoqëror e intelektual që për shkak pasioneve të mëdha shtetërore harrojnë moralin, karakterin, identiten e mundohen me anë të eshtrave spektakolare ta tregojnë veten se janë dikushi, duke mos llogaritur përdhunimet psikike që ia bëjnë popullatës me anë të eshtrave të njerëzve të vdekur.

Po çështë kjo marrëzi e  Zajazalëve që na lëvdohen më eshtra, me kockat e njerëzve të vdekur , a. Si mendoni, vetëm Zajazin e ka vrarë serbi, kujt ia tregoni këtë, neve, qytetarëve shqiptarë të vendbanimeve tjera? O mos na shitni gogla e p**dha, o ju të Zajazit,  nuk ka, ama bile, dhe një vend i vogël banuar me shqiptar që si kanë këto eshtrat tuaja, nuk ka qytet e fshat që s'kanë kësi lloj eshtrash, po heshtin.

Plus, ironia më e madhe do bëjnë "Muze eshtrash" e do vijë popullata do ua shikonte eshtrat tuaja të vonshme 100 vjeçare. E çmenduri e çmenduri, e kemi kënaq me të gjallët, tani do kthehemi kah të vdekurit. Ne  s'duam t'i shohim të gjallët tanë: prindërit, gruan, vëllezërit, motrat, fare fisin, miqtë, fqinjët, vehten tonë se duam, e do t'i duam eshtrat e trishtuar të njerëzve të vdekur. Po a ka njeri në botë që  afrohet e rri me eshtrat e njerëzve të vdekur, dhe, të dashurit tanë kur vdesin sa më shpejt duam t'i varrosim e t'i largojmë prej shtëpie që të çlirohemi sa më shpejt, e ku të nisemi deri te "Muzeu i Eshtrave" në Zajaz për t'u ngarkuar më shumë. Po cili prej të gjallëve do shkonte të frikësohet e të dëshprohet, askush. Do hyni në librin e Ginisit me siguri, për shkak se do jeni të parët në botë që do keni "Muzeun e eshtrave e të vrarëve". Po çfarë do bëhet me eshtrat e 400 të vrarëve shqiptarë pas 2001, pse këta a më pak janë të vlefshëm e më meritor sesa këta të Zajazit?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat