Mentaliteti monist liberal u siguroi fitoren e socialistëve dhe majtistëve në Shqipëri

Opinione

Mentaliteti monist liberal u siguroi fitoren e socialistëve dhe majtistëve në Shqipëri

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 26 qershor 2017 Në ora: 18:24
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

*** Lypësi nuk duhet votuar shtypësin, milionerët dhe miliarderët e korruptuar mafiozë, por  lirinë dhe drejtësinë, ndryshe mbetet përjetësisht skllav, që nuk i dhimbset askujt në  këtë botë.
 
*** Për shkak se, qe  27 vjet nuk kanë ardhur në skenën politike  dhe në krye të drejtimit të shtetit, nacionalistët djathtistë patriotë demokratë, në Shqipëri,  kanë fituar socialistët, neosocialistët, majtistët dhe neokomunistët e boleshivizmit stalinist dhe të evrokomunizmit  të aksit Berlinguer-Karilo-Marshe, të cilët Shqipërinë e kanë shndërruar në një nga vendet më të varfëra , më të pazhivilluara dhe më të korruptuara  në Evropë.
 
Gjithë këtë e kanë bërë duke u shtirur  dhe  duke u fshehur nën maskën  e  reformave politike, ekonomike, zhvillimore dhe  demokratike në frymën everopiane perënidmore. Mirëpo,  mbetja e Shqipërisë jashtë BE-së (1990-2017) në mëyrë të argumentuar provon se  nuk plotëson kushtet, kriteret dhe standardet e parashikuara, që të jetë anëtare e BE-së, sikurse ish-shtetet e dikurshme komuniste (Sllovenia, Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Rumania, Polonia, Çekosllovakia). 

-Humanizmi, kombëtarizmi, patriotizmi dhe parimi demokratik vlejnë më shumë sesa sentimenti  i njëmendësisë  së dikurshme totalitare, i cili edhe sot jeton në psikologjinë, në doktrinën dhe në praktikën e  subjekteve politike socialiste dhe majtiste në Shqipëri, të cilat në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017 ia siguruan fitoren kryesocialistit dhe majtistit  Edi Rama (48,61%).
 
Fitoi nostalgjia socialiste, humbi demokracia perëndimore
 
-Jo vetëm Lulzim Basha, po kushdo  që të jetë në krye të PD-së, vazhdimisht do të pësojë humbje, sepse  në Shqipëri ende nuk ka ndryshuar mentaliteti psikologjik  i monizmit socialist-komunist. Ky është problemi, jo Lulzim Basha e as Partia Demokratike, që pësuan debakël ( duke fituar vetëm 28.75 %  të votave)  nga neosocialistët dhe nga neokomunistët “kolumbianë” , që Shqipërinë e kanë shndërruar në livadhe kanabisi, korrupsioni, varfërie enorme dhe krimi të organizuar.

Këtë e ka konstatuar edhe  gazeta më e madhe gjermane “Süddeutsche Zeitung” se “Shqipëria është një nga vendet më të varfëra dhe më të korruptuara të Evropës, ku mbjellet më së shumëti kanabis.”
 
Sa më sipër këta janë faktorët kryesorë, pse ka fituar  “48,61%” PS-ja e Edi Ramës, JO, siç ka deklaruar  Pandeli Majko se : “Dy ishin faktorët që  ndikuan në fitoren e Partisë Socialiste, e para fushata që ndërtoi Edi Rama dhe e dyta, mospjesmarrja e demokratëve në zgjedhje.”

Ky mentalitet socialist neokomunist liberal, do të zgjatë derisa  të vijnë në shprehje forcat  e mirëfillta politike djathiste dhe nacionaliste demokratike në Shqipëri. 

Programi politik i socialistëve  neokomunistë liberalë në Shqipëri është  një  “maketë e re” mashtruese antidemokratike e një sistemi të vjetër totalitar komunist, që nuk e njeh e as nuk e stimulon as demokracinë perëndimore, as nacionalizmin kombëtar demokratik shqiptar e as vlerat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Socializmi i sotëm në Shqipëri është fallsitet demokratik , që është i afërt me socializmin dhe  me neokomunzimin liberal në Serbi, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Bullgari, në Rumani, në Greqi etj.
 
Ky lloj socialzimi  i “trashëguar” dhe i korruptuar është pengesa kryesore  e zhvillimit të reformave demokratike  dhe të uesternizimit evro-perëndimor-amerikan  të Shqipërisë
 
Derisa sa të ketë ideologji, programe dhe reforma socialiste dhe neosocialiste ( dekadencë, eksod sistematik, drogë, krim, padrejtësi, varfëri, papunësi, shfrytëzim dhe robëri ekonomike dhe të mirëqenies), në Shqipëri nuk do të ketë  as liri, as drejtësi e as demokraci të mirëfilltë  evropiane , as amerikane. 

Ajo është vetëm gënjeshtër, sepse socializmi, neosocializmi, komunizmi dhe neokomunizmi nuk kanë asnjë element të përbashkët me demokracitë perëndimore, por me bolshevizimin  dhe me komunizimin ruso-sovjetik-kinez-veri-korean dhe vietnamez. Kjo është përmbajtja e PS-së në Shqipëri, në Serbi, në Rusi, në Maqedoni, në Bullgari, në Rumani, në Kroaci, në Mal të Zi, në Greqi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.  (1990-2017).

Këta janë faktorë kryesorë, që kanë ndikuar në fitoren e PS të Edi Ramës, me “48.61% “ të votave në zgjedhjet parlamentare të Shqipërisë, më 25 qershor 2017, jo kursesi reformat e saj demokratike e as  të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Ato janë krejt gënjeshtra dhe pallavra për t’i mashtruar dhe për t’i blerë votuesit e skllavëruar.
 
Për humbjen e PD-së në këto zgjedhje parlamentare në Shqipëri, nuk është  fajtor Lulzim Basha dhe demokratët, por mentaliteti monist i pareformuar nga regjimi paraprak komunist (1945-1990).

-Thjesht, votimi i Edi Ramës, i socialistëve dhe  i majtistëve të tjerë, ishte vullneti i zgjedhësve, të cilët me votën e tyre e vërtetuan se ende  nostalgjikë për sistemin  e dikurshëm socialist-komunist të Enver Hoxhës dhe të Ramiz Alisë. Kjo është e drejtë e tyre, le ta gëzojnë, por  të mos ankohen se nuk kanë punë, se  jetojnë në varfëri  të skajshme ( pa strehë dhe pa bukë) etj.
 
Gjithashtu, vota e këtyre zgjedhësve  në favorin e fitores së PS-së dhe Edi Ramës, provoi botërisht se nuk ende nuk e njohin demokracinë perëndimore, por socializmin e  regjimit të dikurshëm të Enver Hoxhës.-E drejtë e tyre, le të jetojnë dhe le të ushqehen me ideologji propagandistike “partia mbi të gjitha”, duke mbajtur barkun tharë dhe mendjen  e dehur, duke pritur “vitrat” e socialistëve dhe të majtistëve, të vjelura nga droga, nga krimi  i organizuar, nga spastrimi  i parave  dhe nga korrupsioni  etj.

Të gjithë ata, që kanë votuar PS-në, Edi  Ramën dhe LSI-në, Ilir Metën, duan socializmin dhe neosocializmin e tyre, jo demokracinë perëndimore, sepse ende nuk  kanë qasje në të (ende nuk e kanë shijuar) për shkak të indoktrinimit  me ideologjinë socialiste dhe neosocialiste  nga PS-ja dhe nga LSI-ja, të cilat me politikat e tyre antidemokratike, anti-derjtësi dhe anti-mirëqenie, Shqipërinë e kanë shndërruar në një “Kolumbi ballkanike”, kurse popullin në lypësar, të varfër, të papunë, të varur dhe të nështruar ekonomikisht dhe materiaisht, duke ia dhënë “shkopin dhe strajcën” e shpërnguljes  për të kërkuar strehë, bukë dhe ekzistnecë në vende të huaja ballkanike, evropiane dhe botërore (llogaritet se që nga 1990-2017 mbi 1 milion shqiptarë kanë braktisur Shqipërinë).
 
Këto janë “frytet” konkrete të politikave socialiste dhe mafioze të sundmitarëve despotë, burokratë, autoritarë, nepotistë dhe korrupsionistë të Shqipërisë, që mjerisht  qe 27 vjet, populli  i voton për të zezën e vet dhe të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat