Çfarë janë dhe si konsiderohen vërtetë konfliktet?

Opinione

Çfarë janë dhe si konsiderohen vërtetë konfliktet?

Nga: Nijazi Halili Më: 28 qershor 2017 Në ora: 12:09
Nijazi Halili

Konfliktet janë po aq të vjetra sa edhe vet njerëzimi, ato janë një fenomen i përgjithshëm, i cili ndeshet në të gjitha rrafshet e jetës. Nuk është ekzistenca e konflikteve  ajo, që është problematike apo e cila edhe përbën rrezik për paqen, por janë format dhunë-favorizuese të zgjidhjes së një konflikti, të cilat mbartin padrejtësinë  e  u  japin një përparësi të dukshme në dëm të tjerëve atyre palëve, që orientohen për nga realizimi i njëanshëm i interesave si dhe përfaqësojnë idenë, se vetëm njëra palë disponon „të vërtetën“ dhe „të drejtën“. Ide të tilla përfundojnë shumë  lehtë në mënyra veprimi dhe mendimi, që janë të orientuara për nga lojërat e shumës zero: Humbja e njërit është fitimi i tjetrit. Fituesi, kështu vijon zinxhiri i asociacioneve, është më i forti dhe ky ka të drejtën në anën e tij.

Në jetën e përditshme, konfliktet shpesh barazohen me grindjet, me kundërshtimet  e interesave, me pushtetin ose përdorimin e dhunës. Shkencëtarja për paqen Ulrike C.Wasmuth thekson, se është e rëndësishme, që konfliktin ta konsiderojmë në mënyrë objektive si rrethanë sociale duke mos e ngatërruar me format e zgjidhjes së tij, ai nuk duhet kufizuar me anë vlerësimesh si dhe nuk duhet përzier me tërësinë e shkaqeve të tij.

Ndaj ajo e përkufizon konfliktin si një „rrethanë sociale me të paktën dy palë pjesëmarrëse (individë, grupe, shtete), të cilët (a) ndjekin qëllime të ndryshme dhe kanë pikënisje të para koordinuara ose synojnë të njëjtin qëllim, të cilin mund ta arrijë vetëm njëra prej palëve, dhe (b) për arritjen e një qëllimi të caktuar duan të përdorin mjete të ndryshme që në pikënisje të para koordinuara. Një mjet ndihmë në konceptimin e konflikteve janë analizat e konflikteve . Një analizë e tillë konflikti përpiqet të përpilojë jo vetëm shkaqet dhe sfondin e një konflikti, por  përmban edhe pikë-referencat e para për linjat e zgjidhjes së tij, duke fokusuar të përbashkëtat dhe duke analizuar mënyrën e deritanishme të përpunimit të konfliktit.

 Konfliktet kalojnë nëpër faza specifike. Në një fazë fillestare perceptohen konflikte latente apo të manifestuara, por këto (ende) nuk vlerësohen negativisht. Në fazën e përshkallëzimit kemi efektin e një dinamike, e cila finalizohet me ngjarjen e konfliktit.  Në “fazën e sqarimit“ bëhet fjalë për një përkufizim dhe formësim të ri të bashkë - jetesës së mëtejshme. Këto faza përcaktohen shpesh si harku i konfliktit.

Në faza të ndryshme janë të nevojshme kërkesa dhe kompetenca specifike në raportet që krijohen,në shfuqizimin e përshkallëzimit apo edhe në veprimtarinë pajtuese.

Negociatat intensive do të kenë rezultat kur zgjidhja do të jetë koncenzuesi, marrëveshja  mes palëve dhe si rezultat i kompromisit do të arrihet edhe përfundimi i gjithë procesit që ka për qëllim parandalimin e konfliktit nëpërmjet tryezës diplomatike dhe arritjen e plotë të paqes në një vend të caktuar apo në një regjion më të madh gjeografik në këndvështrimin gjeopolitik dhe gjeostrategjik. Argumente të rëndësishme mbi parandalimin e konfliktit shoqërorë:

Niveli i dhunës në konfliktet brenda shtetërore zakonisht bie menjëherë pas konkluzionit të një marrëveshje paqësore, përkrahja e të drejtave njerëzore dhe klauzulat tjera për mbrojtjen e pakicave ndaj grupeve dominonte zakonisht e bëjnë që të sigurojnë se dhuna nuk do të eskaloje përsëri në të njëjtin nivel, veçanërisht nëse këto i adresohen veçanërisht çështjeve gjuhësore apo religjioze si rrënjë të tensionit që çojnë në konflikt, ndërprerja komplete e armiqësisë zakonisht ndodhë pas një implementimi të plotë të marrëveshjes së paqes, veçanërisht kur përcaktohet autonomia, dështim nga ana e autoriteteve shtetërore të implementojnë autonominë e premtuar, dhe autonomia efektive gjithmonë krijon mosbesim më të madh dhe polarizim, rasti më keq i këtij skenari përfshin dështimin e autoriteteve shtetërore të implementojnë  plotësisht autonominë që lidhet me dështimin për të adaptuar të drejtat e njerëzve të pritura dhe të premtuara dhe dispozitat tjera për mbrojtjen e pakicave kundrejt  grupeve dominonte. Kjo bën që të krijohen kushte që konflikti jo vetëm të ripërhapet, por të jetë edhe më i dhunshëm.

Në shumë raste marrëveshjet e përparshme kanë ngecur kur kanë ardhur te implementimi i plotë i autonomisë apo te e drejta e vetëvendosjes (Etiopia, India, Indonezia, Iraku, Izraeli,Meksika, Maroko, Filipinet, Sri Lanka, Sudani, Mbretëria e Bashkuar). Kjo nuk përfshin asnjë ndarje të “fajësisë”. Sidoqoftë i identifikon vështirësitë në  implementimin e autonomisë në konfliktet brenda shtetërore për shkak të natyrës unike të renditjeve të tilla autonome për autoritetet shtetërore. Përveç mungesës së besimit të dyanshëm, autoritetet shtetërore duhet të luftojnë me sa vijon: Detyrimet shtetërore e diplomatike në parandalimin e konfliktit, kuptimi i shpërblimit të dhunës së pajustifikueshme, për të negociuar dhe bërë koncesione me ata që portretizohen si “banditë”  apo edhe“terrorist”, pamundësia apo jo efektiviteti në zgjedhjen e rebelizmit apo kryengritjes, humbje të kontrollit politik dhe në disa raste edhe të atij juridik mbi një  pjesë të shtetit, akuzat për ndarje të shtetit apo pamundësia për ta mbrojtur integritetin, dhe sovranitetit të tij, sfidat e segmenteve tjera të spektrit politik që mund ti prezantojnë anëtarët  qeverisë që kanë negociuar autonominë si “tradhtare të kombit”, frika e pushtetit për humbje të zgjedhjeve të ardhshme për shkak të    portretizimit të tyre si të dobët dhe ushtarakisht të paefektshëm për ta zgjidhur konfliktin, zgjedhjet e qeverisë së re që synojnë t’ja dalin në krye me kryengritjen në mënyrë më efektive dhe të mbrojnë integritetin e shtetit, përfshirja e palëve të treta të prezantuara zakonisht në rezolutën e konfliktit si mekanizëm i dëshiruar-mund po ashtu të paraqiten apo të portretizohen si të panevojshëm dhe të painformuar për çështjet e brendshme të shtetit. Shumica e refuzimeve të përfshirjes së palëve të treta zakonisht vjen nga autoritetet shtetërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat