Po kush të arrestojë Marko Gjuriqin?!

Opinione

Po kush të arrestojë Marko Gjuriqin?!

Nga: Ragip Guraziu Më: 30 qershor 2017 Në ora: 10:16
Ragip Guraziu

Këta që udhëheqin politikën e Kosovës, që 18 vite me radhë, pozitë e opozitë?! Këta që premtonin shumë e realizonin fare pak e hiq?! Këta që e shytën Kosovën në korrupsion, hajni, vrasje, keqëprdorime e menaxhime?! Na prunën këtu ku jemi sot. Tani po merren me zgjedhjet e 11 qershorit se kush fitoi më shumë vota, kush nuk fitoi, kush humbi madantate e teputetit në Kuvendin e ardhshëm?! Kush-kush, Thaçi, Isa, Albini, Ramushi, Behgjeti, Fatmiri, Jakupi, hajde më  thoni, po a ishin këta në qeveri, institucione tona dhe suksesi i tyre tani po dihet?! Po kjo është arsyeja se i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq, hodhi valle dhe mu në zemrën e Kosovës fyu dhe ofendoi tërë elitë n politike dhe qytetarët e Kosovës, këta pismiletat tanë me gojë të qeraveshtë dalin në mediume duke qesh si fëmijtë e vegjël në djep.

Këto ofendime, nuk është hera e parë që po ndodhin dhe që ndodhën tani dhe që do ndodhin edhe në të ardhmën. Fyerjeve dhe ofendimeve të serbëve me rastin e 628-vjetorit të Betejës së Kosovës, të cilat u drejtuan ndaj shqiptarëve, dhe konsideron se i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq është dashur të arrestohet dhe të dënohet sipas ligjit për nxitje të urrejtjes në baza etnike dhe përbuzje të shtetit të Kosovës, e jo të mbrohet nga Policia e Kosovës.

Po e kujt është Policia e Kosovës?!

Policia e Kosovës,d eri dje ishte direkt nën urdhërat e Hashim Thaçit, e kapur nga ky dhe tani, asgjë tjetër, Fatmir Sejdiu, Isa Mustafa, Bexhet Pacolli, të gjithë këta që pranuan qeverisje me Thaçin, hyrën të ambrellën e tij, bile edhe frymonin me aromën e tij, Thaçit.

Po mos harrojmë se edhe Poicia e Kosovës ka një mbret dhe jo të gjithë me dëshirë zbatojnë urdhërat dhe e kishin duruar Gjuriqin të shajë e të flas që me një farë rasti, Gjuriqi Kosovën edhe e shpalli Serbi?!

I vetmi reagim nga KMDLNj-a

Po kujt t'i shkoi ndërmend të reagojë në këto çaste duke vrapuar pas votave, kapjen e Qeverisë, Albini me bashkëpartiakët e tij ka kapur dunjajen në sy për të ardhur në pushtet dhe po ju tregon nderkombëtarëve se si do luftojë SHIK-un, sa për Gjuriqin nuk ka problem, sepse tani me krevata rreth qafe me kostumet si Hashim Thaçi, tani lakmia për pushtet i ka trenue të gjithë dhe nuk janë në dijeni se do vijnë gjeneratat te reja, që shumica janë duke u shkolluar edhe jashtë, deri në Amerikën e largët dhe kjo garniturë politike 18 vjeçare në pushtet edhe qytetari iu tregoi rrugën, por lakmia per pushtet ende me ftyra të zeza janë strukur, dhe hyxhym për pushtet. Qafen e thefshin...

“Si mund të tolerohet Marko Gjuriq, drejtor i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë Serbe që predikon se Kosova duhet të kthehet me forcë në Serbi, që shpërndanë urrejtje dhe mos durim shovinist, që deklaron se pas Vidovdanit qeveria serbe do t’i tregojë Listës Serbe se si të veprojë lidhur me situatën politike në Kosovë e që paraqet ndërhyrje flagrante në punët e brendshme të një shteti normal. Po në të njëjtën kohë një qytetar i Deçanit akuzohet dhe është duke u gjykuar për nxitje të urrejtjes nacionale ndonëse ka plotësisht të drejtë në qëndrimet dhe kërkesat që i bënë?! Ne i gjykojmë zbatimin e standardeve të dyfishta të ndërkombëtarëve ndërsa heshtim kur institucionet tona i zbatojnë standardet e dyfishta sikur që ishte rasti i shfrenimit shovinist të Serbisë në Gazimestan”, thuhet në reagimin KMDLNj-a

''KMDLNj përkujton se Kisha Ortodokse Serbe ishte frymëzuese dhe bekuese e veprimeve kriminale të paramilitarëve, policëve dhe ushtarëve serbë në Kosovë me ç’rast u vranë rreth 12,000 qytetarë të Kosovës, 1 milion u shpërngulën në mënyrë të dhunshme, u shkatërruan 120,000 shtëpi, banesa, objekte fetare, kulturore si dhe u dhunuan mijëra e mijëra femra shqiptare''.

Për KMDLNj-në është i papranueshëm fakti që institucionet e Kosovës sikur edhe partitë politike në Kosovë nuk reaguan kundër kësaj orgjie shoviniste në Gazimestan që nënkupton se iu mungon një guxim njerëzor dhe politik të kërkojnë zbatimin e ligjit njësoj për të gjithë qytetarët e Kosovës pavarësisht përkatësisë etnike, fetare, racore etj.

Për dështimet në Gazimestan, KMDLNj kërkon përgjegjësi për ata që është dashur ta zbatojnë ligjin e në rastin konkret nuk e kanë bërë, pasi janë bërë aksionarë të një shfrenimi nacionalist dhe shovinist të cilin është dashur ta pengojnë me të gjitha mjetet e lejuara me ligj.

“Duke toleruar këto veprime shoviniste, po e zbehin rolin e shtetit të Kosovës dhe besimin në institucionet e këtij shtetit, po e legalizojmë dhe fuqizojmë praninë e Serbisë në Kosovë, po trimërojnë forcat ekstremiste politike serbe në Kosovë dhe po i margjinalizojnë deri në përbuzje qytetarët lojal serbë në Kosovë që e pranojnë shtetin e Kosovës, që duan të integrohen në shoqëri dhe nuk i pranojnë kërcënimet dhe shantazhet e Serbisë”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

Gjykata Speciale do ndërpres ''joshet'' e pushtetit disave që do i dërgojë pas grilave..

Përveç tërmetit politik që mund të shfaqet në funksionimin e institucioneve të vendit, madje edhe të ndonjë pakënaqësie qytetare, pres më shumë efikasitet të kësaj trupe ndërkombëtare të drejtësisë në luftë kundër krimit të organizuar.  Gjykata Speciale, që në arrestimet e para, do fillojë nga 'bishti', për të lënë të fundit 'peshqit e mëdhenj'.

Kështu do t'i japë Gjykata Speciale fund krimit dhe mafisë në Kosovë, që për vite të tëra e kanë ngulfatur Kosovën këta mafiozë dhe oligarkët e tyre dhe Kosova tani do të frymojë më lirshëm. Gjykata e re Speciale, me bazë në Holandë, që do të gjykojë figura të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pritet të ngrejë së shpejti padi, por brenda Kosovës zemërimi për Gjykatën vazhdon të ziejë. Po besojë që kjo gjykatë do ta trajtojë krimin pa dallim, veçmas atë të luftës. 

"Gjykata do të trajtojë akuzat për krime të kryera nga luftë- tarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër civilëve serbë të Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të dyshuar të regjimit të presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviq, gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Një nga përgjegjësitë më të mëdha të Gjykatës do të jetë të hedhë dritë mbi pretendimet e bëra në një raport nga raportuesi i BE-së, Dick Marty, që u miratua nga Këshilli i Evropës në janar 2011. Raporti i Dick Marty-t akuzonte lidershipin e UÇK-së, përfshirë edhe presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi, për përfshirje nëtrafik organesh, rrëmbime dhe keqtrajtim të të burgosurve" gjatë luftës.Parlamenti i Kosovës që i hapi kështu rrugë krijimit të Gjykatës Speciale të shumëpërfolur në Hagë, i mundësoi kësaj Gjykate Speciale të punojë me duart e lira.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat