Hannibal ante portas, Hannibal ad portas

Opinione

Hannibal ante portas, Hannibal ad portas

Nga: Sinan Kastrati Më: 6 korrik 2017 Në ora: 13:12
Sinan Kastrati

Kur delja e dhija bëhen deputete e magari, magarica e mushka ”zgjidhen” (zv. e krye) ministra e kryetarë ”shteti” e ”kuvendi”.

Ndryshe nuk ka si të thuhët kur vetë Hashim Thaqi, kryetar i Kosovës ka qenë pjesë e organizatave kriminale e Kadri Veseli në krye të organizatës famëkeqe, SHIK-ut ?

Kisha vendosur që asnjë fjalë mos ta flas e as të të shkruaj asnjë artyikull në kohën e fushatës edhe pse dëgjova fjalë që as toka s`i mban, nga Kadri Veseli, Ramushi e … Fatmiri deri dikund Albini e Hoti, për ritje të buxhetit, ngritje e rritje të pagave për puntorë (lexo për deputetë, ministra e kryetarë ”presidentë”), vende të lira të punës, liberalizim të vizave (për kend ?),inkuadrim të Kosovës në organiz. ndërkombëtare e çka jo tjetër, sikur planeti të sillej rreth politikajve tanë e Kosovës e ne të kishim buxhetin amerikan.

Or "zotëri", Kosova është e vogël e ju keni qëllua, për fat tonin të keq e të popullit të Kosovës, shumë liderë grykësa që doni me e hangër Kosovësn si "Plaka me ni dham Shkodrën" e ndoshta ngiheni najherë por edhe ujin, arat, fushat, malet e natyrën e keni helmua. Helmi është ilaq, për juve. Kështu thonin partiakët e "luftëtarët" për Hashimin që e kishte zgjedh demek nofkën domethënëse"gjarpëri", si mehlem për varrë, si ilaq për "smundje" e "pshtim" për popull.

"Harruan" se Kosova nuk është shtet funksional, është shtet që udhiqët nga mafiozët ndërsa ”luftën” e kanë udhequr kriminelët. Kështu tha një politolog në debat me një debil me petka të ”ushtrisë” . E thërrisnin ”Ngucat” (Fesatgji): ”Shkëlzen Gashi: Lufta e UÇK-së është udhëhequr thuajse fund e krye nga kriminelët" shkruante Periskopi.com 5 Korrik 2017, 19:02|"

Ngucat-i

Vërtetë i kishte hije emri ”Ngucat”dhe titulli për ”komandantë” të lufës e të politikës (Hysni Ngucatit, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së).

Kjo është Kosova e ditëve tona.

Po të kthehemi pakëz mbrapa e të shohim Çka flasin të tjerët për ”tanët”

"Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz”

”Perëndimi ia ka lëshuar komandantëve kombit të ri. Këtu erdhi te krijimi i shtetit mafioz”. “Der Spiegel” shkruante:

”Kosova ka kaluar në kohë luftrash por edhe sot e kësaj dite shoqëria e saj është ndërtuar si shoqëri lufte. Atë që ata kanë për ta thënë, janë të ngjashme se në vitet 90-të. Kosova është një Failed State, Shtet i dështuar, ku krimi i organizuar ndodhet i fshehur deri në institucionet më të larta të vendit. Sipas Interpolit një pikë lidhëse për trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore. Miliardat e BE të investuar në projektin K - në shumicën e rasteve janë derdhur në xhepat e elitës të korruptuar”.

Hashim Thaqi, presidenti i shtetit, ka qenë pjesë e organizatës kriminale.

Gazeta gjermane, me fakte thotë se ”edhe presidenti i shtetit sipas raporteve të BND (Shërbimit sekret gjerman) gjatë periudhës paramilitare ka qenë pjesë e organizatës kriminale”.

Kadri Veseli, (melaqja mullinit, shën. i aut.) përfitoi 7 milionë nga privatizimi i KEDS”.

Ndërsa një gazetë tjetër, turke shkruan se edhe ”Kadri Veseli përfitoi 7 milionë nga privatizimi i KEDS”.

Për Kadriun e kishin lënë pakë letë kësaj radhe por dihët se turqit janë ”rahmetgji” për Hashimin e … Kadrinë.

Çka pret populli i Kosovës më shumë nga këta matrapazë, mashhtues e hajna?

Dhe askush, të lartëpërmendurit, familjarët e tyre e akraballaku i tyre nuk ia din skejin lluksit, pa dallim, të gjithë dhe ende janë të untë.

Ndërsa tash fillon ”Fllimi i ri” me hajna të vjetër.

A duhët të mirren vrejtjet dhe ”këshillat” e miqëve tanë si serioze?

Hanibale ante portas!

Dhe me keqardhje e them se përseri, u zgjodhën shumë deputetë e deputete, dele e ata, më vonë do të emërohen si magari, magarica e mushka (zv.) ministra e (zv.) kryeministra, sikur në kohën e Dritëroit

(Dritëro Agolli: ”Epoka që bën ministër gomarin”, Nepotizem, vjershë)

(1*) Hannibal ante portas, eg. Hannibal ad portas – "Hannibal framför/vid portarna", (Shq. Hanibali është te dera. Kjo thënie është përdorur nga nënat romake kur i kanë shti me fjet fëmijët, me zor. Luftat në mes të Kartagjenës dhe Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat