Njeriut të dashur, njeriut të ditur dhe njeriut të thellë...!

Opinione

Njeriut të dashur, njeriut të ditur dhe njeriut të thellë...!

Nga: Agron Shabani Më: 14 korrik 2017 Në ora: 15:11
Agron Shabani

Në vend të hyrjes: Siegmund Freud në një rast konstaton se të jesh gjithmonë i dashur, i nderëshëm, i sinqertë, i kënaqur ose i lumtur me vetën ose vetvetën tënde, është një gjimnastikë ose fiskluturë e këndshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike. Nëkëtë frymë personi ose individi, sikur u bëjnë (u kryejnë) ataraksion, inkarnacion dhe 'disertacion' të përgjithëshëm edhe shpirtit, edhe trupit, edhe trurit të tyre përmes formave ose metodave të mësipërme reflektive ose pozitiviste. 

Ndërkaq, të jesh i dashur, i ndrëshëm, i sinqertë, i lumtur ose i kënaqur në sytë e të tjerëve, duke qenë i panderëshëm dhe i pasinqertë ndaj vetës ose vetvetës tënde, kjo sipas sociopsikologëve është një vetmashtrim ose akrobacion i keq dhe tepër riskant.

Se këndejmi, sipas Pitagorës, nën ujë dhe nën diell, asgjë nuk është e rafinuar, e përkryer dhe përfundimtare. Jo, por...

Atëherë...?!

Jeta është një 'numratore e madhe' më shumë formula dhe ekuacione të panjohura dhe të papritura në sfond....Një 'tabelë e madhe' shumëzimi, pjesëtimi, zbritjeje dhe barazimi ku brenda saj futën ose përbirohen koha dhe vitët e ikura në pakthim, lëkura thahët, terët dhe bëhet e vrazhdë, sytë rrudhën dhe nuk shohin më si dikur, mendja vyshkët, vërbohet.., trurit i mungon kimia ose biokimia e brendshme, shpirtit fizika dhe metafizika e dikurshme , trupit ose organizmit të njeriut i mungojnë gjaku i freskët, albuminët, kaloritë, forca (fuqia), enërgjia e dikushme, vitaminat ose lëngjët e preferuara dhe kështu me radhë. Njeriu fillon të bëhet i egër dhe tepër i vrazhdë sipas natyrës dhe moshës së tij...Ku çdo gjë sikur ikën ose emigron nga ai (njeriu) me tendencën e natyrshme dhe tëlogjikshme për t´u kthyer përseri në fillim ose embrion... Kur ka qenë i mitur ose fëmijë.

"Pyesni gratë dhe mjekët pse (përse) njerëzit lindin dhe vdesin vetëm përmes dhimbjes, mundimit dhe sakrificës?" Do thoshte dikur një filozof i njohur gjerman. 

Në vazhdim: Në të kundërten, sipas mendimëve shkencore ose metodologjike të psikologëve dhe socioantropologëve të shumtë, holistika, primatologjia dhe psikologjia e njeriut, të kaluarën e tyre e kanë të gjatë ose shumë të lashtë, por historinë e kanë të shkurtër dhe të panjohur deri në fund.

Kjo donë të thotë se përsosshmëria ose perfeksionizmi i njeriut, në radhë të parë i kërkojnë mëshirën e fatit dhe shëndetit të përgjithëshëm, përvojen e vitëve, krihët e kohës, dritën e dijes ose diturisë, shpatullat ose flatërat e besimit dhe dorën e Zotit. 

Në instancë të fundit, sytë më të cilët ne e shohim Zotin (Hyjin) dhe njeri tjetrin, janë të njejtit sy më të cilët Zoti (Hyji) na sheh ose shikon neve. Ndaj, ne jemi njerëz të sinqertë, besimtar dhe patriot, sepse në radhë të parë jemi njerëz të dashur, njerëz të ditur dhe  njerëz të thellë. 

  Se këndejmi, të gjithë ne ose shumica prej nesh, jemi thjeshtë aktorë ose "protagonist" të ndryshëm të ngjarjeve ose ndodhjeve të ndryshme që tentojmë të kontrollojmë ose menaxhojmë fatin, reitingun dhe imazhin tonë sociofetar, sociokulturorë, sociopolitikë, sociohisdtorik, socioekonomik etj. etj. Në këtë prizëm, ne veprojmë ose reagojmë kryesisht duke u bazuar në atë se si na shohin, njohin  dhe pranojnë të tjerët dhe jo se si e shohim, njohim dhe pranojmë ne realitetin së bashku me vetën ose vetvetën tonë.

Ndërkohë që sipas konceptëve dhe definicionëve të njohura shkencore ose humaniste: Mënyra më efektive për t´i përmbysur ose shkatërruar njerëzit, popujt (kombet), shtetët ose kulturat e ndryshme gjithandej globit, është t´ua mohosh, t´ua shkatërrosh dhe suprimosh tëdrejtën e tyre sovrane dhe tepër legjitime për të ditur, për të mësuar, kuptuar dhe për të mbrojtur lirinë, të drejtat, kulturën, traditat, të kaluarën, historinë dhe gjeografinë e tyre shtetrore, nacionale, etnike, politike dhe kështu me radhë.

U mor vesh se shteti, populli(kombi) ose shoqëria poroze, fraxhile, inkompakte, anarkiste, anarkoliberaliste, anarkoindividualiste, konfuze ose kaotike, mund të ekzistojnë vetëm në saje të skamjes, robërisë, mediokritetit, injorancës, nebulozës, patologjisë, dogmatizmit, demagogjisë, hipokrizisë dhe paditurisë individuale dhe kolektive të një populli ose kombi të tërë. 

Në këtë kontekst, sipas Dostojevskit, "Krimi është protestë ose rezistencë spontane kundër padrejtësive të ndryshme sociale dhe politike!" 

Për më tepër ndërkaq, në ambiente, atmosfera ose situata konfuze, poroze, fragjile, heterogjene, inkompakte ose kaotike, njerëzit jetojnë, veprojnë dhe reagojnë kryesisht në bazë të ëndërrave, instiktëve, frikës, msobesimit dhe dyshimëve të ndryshme iracionale dhe negative tëimponuara nga jeta e ndoidhur në mes "krimit dhe fasadës"! Gjegjësisht, në mes lirisë së rrezikuar dhe "robërisë së qetë"!

Për fund: Shkaqet dhe pasojat....!

Në këtë kontekst të "suspektshëm" ose tepër dubioz, u mor vesh se edhe grafikoni ose rubikoni i i rënies dhe ngritjes së "prodhimtarisë" së gjithëmbarshme shkencore, intelektuale, kulturore, politike dhe patriotike në vendin tonë (Kosovë) vazhdon të ndikohet dhe imponohet nga disa faktorë, të brendshëm dhe të jashtëm. Skenën e përgjithshme politike në Kosovë vazhdojnë të dominojnë ose ambivalojnë ashpërsimet e vazhdueshme të pikëpamjeve, konceptëve, përceptimëve, anticipimëve ose më mirë t´u themi kontradiktave tënjohura politike (dhe jo vetëm politike ) i blloqëve dhe taborreve të  barrikaduara dhe betonuara , kryesisht në dy pozicione ose pozicionime të ndryshme ; për Shtetin ose Republikën si dhe ato për "demarkacionin" dhe "asociacionin" ose " zajednicën serbe" në Veriun e Kosovës ose Mitrovicës. 

Ndërkohë që antagonizmat ose konfliktet e mësipërme reaksionare dhe anakronike që po ndodhin në Kosovë, patjetër sikur të çveshin ose t´ç´armatosin nga imuniteti i shpërqëndrimit, mosinteresimit ose dekoncetrimit të distancuar ose ndaj tyre. Pavarësisht largësive ose distancave të ndryshme kohore, gjeografike, politike, partiaske dhe të tjera. Kjo për faktin se situata e përgjithshme në vendin ose atdheun tonë, sikur reflektohet ose interferon drejtpërdrejt në përditshmërinë vepruese si dhe në gjendjen e përgjithshme shpirtërore dheemocionale të njeriut shqiptar në Kosovë dhe diasporë.

Madje, madje edhe edhe muzat e njohura krijuese dhe patriotike së bashku me konceptët, idealet dhe vizionet e larta shkencore, intelektuale dhe profesionale sikur tremben nga përballjet e vazhdueshme në mes vlerës dhe antivlerës.

Politikës, shtetit, popullit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme shqiptare ose kosovare, sikur iu duhen ose nevojiten anamneza, skanime, ekzaminime, ekpspertiza, përqëndrime, analiza dhe studime të veçanta për t´i njohur, zbërthyer, detektuar (deshifruar) dhe kuptuar deri nëfund. 

Ndërkaq, për të nxjerrur ose mësuar diçka nga skena ose mozaiku i përgjithëshëm shqiptar ose kosovar, në këtë veçanti ose specifikë shkencore ose metodologjike, do i kisha futur edhe dallimet esenciale ose substanciale në mes analizave të njohura shkencore, politike, strategjike ose gjeopolitike dhe interesave të larta shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike dhe të tjera të Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndonëse, pa i harruar këtu edhe shënimet ose historitë e njohura mbi burbonët dhe zhirondinët e brendshem kosovas dhe jakobinët e pakënaqur ose në revoltë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat