Ansambli i boduinëve, hypur në devenë e binomit Rama- Meta, do dështojë me turp në misionin e tij për përçarjen e PD-së

Opinione

Ansambli i boduinëve, hypur në devenë e binomit Rama- Meta, do dështojë me turp në misionin e tij për përçarjen e PD-së

Nga: Azgan Haklaj Më: 15 korrik 2017 Në ora: 19:01
Azgan Haklaj dhe Lulzim Basha

Lulzim Basha, kryetari i PD-së, lideri i opozitës shqiptare dhe njëherësh emblema e politikës Euro-Atlantike në hapsirën mbarë shqiptare dhe atë Ballkanike është tani në finishin e fushatës dhe fitores plebishitare per t’u rikonfirmuar si kryetar i PD-së dhe lider i koalicionit të së djathtës. Referendumi blu do ta çertifikojë atë si shpresë të demokratëve e popullit opozitar të konfirmuar si mazhorancë morale, i aleatëve tanë strategjikë dhe miqve e dashamirësve të Shqipërisë. Ai rikonfirmohet për të vazhduar betejën pa mëdyshje, pa asnjë kompromis deri në fitore ndaj klikës që me forcën e pushtetit, përdorimin e segmenteve të shtetit, mbeshtetjen e bandave, parave te pista, të drogës dhe krimit tjetërsoi vullnetin politik të zgjedhësve. Kjo klikë, duke shkatërruar marrveshjen e 18 majit, asgjesoi institucionin e besimit, pra votën e lirë që eshtë gurë themeli i kontratës sociale dhe i shtetit të së drejtës.

Kmerët e kuq shkatërruan, delegjetimuan zgjedhjet e 25 qershorit. Lulzim Basha, me vizionin e tij si politikan Par Ekselencë e i vendosur për të mbrojtur fort interesat e demokracisë e të Atdheut, me protestën e gjatë e të vendosur, njëherësh model i qytetarisë dhe kulturës demokratike, shmangu katastrofën e 25 qershorit. Me marrëveshjen e 18 majit asgjesoi skenarët e perplasjes civile, të rëndë e afatgjatë, kurbanizimit të PD-ke,ditën e Bajramit, asgjesimin e saj dhe zëvendesimin me një opozitë fasadë alla Blushi, Bojaxhiu dhe rolin e opozitës me të madhe ta luante LSI.

Skenari ogurëzi ishte i organizuar nga binomi Rama -Meta, mbështetur nga diplomacia e sherbimet e fshehta ruso-sllave, për destabilizimin e vendeve të Ballkanit dhe futjen e tyra ne kthetrat e dominimit politik, ekonomik dhe ushtarak sllav, ëndërr e kahmotshmoe e Kremlinit, fillesat e të cilës datojnë që nga koha e sundimit të Pjetrit të Madh, Katerinës Madhe,e vazhdojnë me Car Aleksandrin, Car Nikollen, Leninin e Stalinin, për të mbërritur në ditët tona të qeverisjes së Vladimir Putinit, i cilësuar Cari e Ri. E bëra këtë ekspoze të gjatë për të tregur kasandrat që kaloj z Basha që është ne garë për t’u rizgjedhur përballë ishit të diktaturës Eduart Selamit, dezertorit, ikanakut turravrap nga beteja për jetë a vdekje e PD-së në vitin ’97, i cili bën rolin e shpëtimtarit të PD-së  e se gjoja na qenka përballe 2 zjarreve.

Selami mburret se po i reziston thirrjeve histerike të korit te kukuvajkave dëshpëruese për t’u tërhequr nga gara se gjoja qenka garë farsë.Në fakt po bën lojën e tyre, sepse gjer më sot nuk u ka kthyer asnjë pergjigje publike apo t’i denancojë boterisht, se skenari i tyre ushqehet nga dyshja Rama-Meta dhe ka si qellim goditjen e Partisë Demokratike. Nëse shohim takimin në Pallatin e Kulturës Aleksandër Moisiu,në sallë karrigethyerit kanë mbeshtetjen e eksponentëve të fushatës së Partisë Socialiste , ish demokratë tregtarë të tipit Gashi,të konvertuar në rilindas e qa tani duan ta shpëtojnë PD-në…

Basha për katër vjet luftoj dhëmb për dhëmb me kriminelët e parlamentit e të rilindjes duke i treguar me gisht para shqiptarëve dhe botës mbarë. Realizoj protestën më të gjatë në historinë e pluralizmit politik. Për 90 ditë në çadrën e lirisë i deshmoj miqve tanë nderkombtarë me fakte dhe argumenta se çfarë do te bajnë çeta e çiçikoveve për ta mbajtur pushtetin. Me kerkesën e vazhdueshme të nderkombtarëve Basha vuri para interesave partiake interesin kombëtar. Me marrëveshjen e 18 majit nënshkroj aktin politik,patriotik i cili do të mbahet gjatë në memorien kombtare si precedent për të gjithë brezat e ardhshëm të politikanëve të cilët duhet të zgjedhin flamurin dhe kombin para interesit partiak dhe interesat e Atdheut tend para fronit të pushtetit. Basha që në vitin 2005 pati kurajon e vizionin të mbështesë Pd-në e cila në 8 vjet opozitë ishte e ndarë në fraksione e grupe interesash krejt të kunderta me idealet e dhjetorit 90-të dhe mezi po mbahej në këmbë përballë dhunës e brutalitetit që demonstronte mazhoranca e qeveria Nano lindur në revanshin e revolucionin komunist të vitit 97. Basha nuk erdhi për tu kapardisur ne foltoret e parlamentit apo në poltronet e ministrave. Jo , ai erdhi për të luftuar e për të fituar gradat sipas meritave e kontributit. Me fitoren në një bastion të majtë u deshmua si gjeneral e strateg i zoti. Ky ishte vetëm fillimi i karrierës së tij brilante, si ministër, pushtetarë e diplomat për ta mbajtur mend. Ai finalizoj rrugën e Kombit, liberalizimin e vizave, u ktheu demokratëve bashkinë e Tiranës ,pasi e kishte realizuar një hop spektakolarë në qarkun e Elbasanit nga 11 me 3 për Ps-në në 7 me 7, Me diplomacinë e tij shtoj numrin e shteteve që njohën pavarsinë e Kosovës. Tani përballë Bashës është jo vetëm rivali sfidant Selami,por edhe fronti i ansamblit të boduinëve,kollona e pestë e Ramiz Alis? hyp në devenë e Ramës dhe Metës,ku njeri e tërheq për kapistri e tjetri e godet me thupër nga mbrapa. Eshtë momenti i duhur për të sqaruar demokrat?t qëndrestarë, dhjetoristët idealistë, rininë palcën e Partis? Demokratike, të persekutuerit e regjimit komunist, ish të burgosurit politikë, intelektualët mbarë shoqërin? shqiptare, opinionin publik e aleatët tanë strategjikë se çfarë përfaqsojnë e çfarë kanë bërë n? realitet për demokracinë zoti Basha dhe kampet perballë tij ne unison.

Zoti Selami megjithëse ka qen? de juro kurrë nuk u ba kryetar de fakto i Partisë Demokratike. Ai mbahet mend si arkitekt i dy humbjeve katastrofike e të turpshme për Pd-në në vitet e saj të arta. Është fjala për zgjedhjet lokale të vitit 92 dhe referendumin për kushtetutën. Në asnjërin rast nuk mori e as nuk mbajti pergjegjësi Ai sëfundmi braktisi Pd-në në 96 ,dezertim i turpshëm në prag t? vitit tragjik të 97. Mjaftojnë keto tre fakte p?r të treguar staturën e vertet të moralit politik të zotit Selami i cili ka veshur mantelin e engjëllit dhe vendosur aureol?n e shpetimtarit të Pd-së, madje të vet? demokracisë dhe të ardhmes tonë Euro-Atlantike.

Sa për kundershtarët e Bashës, misionarë t? shkatërrimit të Pd-së,të cilët marshojnë shesheve e sallave të mbeshtetur e sponsorizuar nga Kryeminisri në njërën anë ,e Presidenti ne anën tjetër, për interesa te ndryshme te tyre, e kam të veshtirë siç thotë populli per ti graduar apo vajtuar. Te ashtuquajturit themelues apo siç u pëlqen ta quajnë vehten senatorë nuk janë asgjë veçse bejlerë të renë nga vakti, ish benjaminë të Ramizit , Nexhmies, Sofikli Lazrit, apo krahu m-l,e besnik i PPSH-së. Ketyre kleptokratëve u shkon për shtat refreni i këngës popullore; Ra Faja prej fiku, ra si top llastiku. Keta plutokratë hyjnë në lëvizjen e dhjetorit 90-të si emisarë të Ramiz Alisë, u ngjitën në majat e pushtetit pa meritë duke marre poste të larta të cilat i kthyen në sherbim të familjes e klaneve të tyre. Këta farë liderash dhe ideologësh që sot anatemojnë Bashën janë autor?t dhe arkitektët e perçarjes së Pd-së, te krijimit të fraksioneve dhe klaneve në sherbim të së majtës. Me strategjinë e tyre tinzare i kanë shkaktuar disa humbje Pd -së në zgjedhjet parlamentare e vendore dhe sëfundmi u perpoqën me skema djallëzore ta linin jashtë zgjedhjeve,me qellim pushkatimin politik dhe vetëasgjesimin e saj dhe zëvendësimin e forcës politike qe solli demokracinë me deputet e grupe parlamentare të emruar nga dyshja Rama-Meta.

Zoti Basha u ba në pak kohë simbol i Pd-së. Ai kontriboj e u fitoj betejat në sektorët më jetikë ku ishin përcaktuar prioritetet e qeverisjes. Eshtë ministri q? shtypi bandat kriminale e mundësoj lëvizjen e lir? t? shqiptarëve drejt Evropës. E kunderta eshtë z Selami, goj?kyçuri e i përgjumuri i parlamentit që na kujton Haxhi Lleshin e vitit 1991. Nëse veterani i komunizmit ishte kerrusur nga vitet,pleqëria e mëkatet, Selami pas kësaj pauze 4 vjeçare na paraqitet si nj? dhëndërr i ri dhe kerkon që Pd-në ,nusen e lirisë së shqiptarëve të ja stolisim bardheblu, e ti themi e gëzofsh e për hajër të qoftë. Jo z Selami Pd-ja është simbol i lirisë e demokracisë shqiptare. Qindra mijra Demokratë, rinia studentore, intelektualët dhe artistët, të përndjekurit politikë, idealistët e dhjetorit 90-të, qëndrestarët e vitit 97-të nuk do t? votojnë Vishinë as kuislingët por dalëzotësin e Pd-së dhe Shqipërisë n? momentet historike z Lulzim Basha. Ai ka humbur betejen e pabarabartë t? 25 qershorit përballë qeverisë e shtetit të droguar por lufta vazhdon. Me programin, me modelin politik dhe ekonomik do të dijë ti udhëhëq? opozitën e shqiptarët drejt fitores së sigurtë. Nëse mënyra më e sigurtë e mëkatarëve për tu shpallur shenjtorë eshtë kryqëzimi dhe shpifja pa asnjë argument ndaj kundershtarëve te tyre Salami e taborri i tij të qëndrojnë deri në fund të bashkuar per tu bindur se demokratët do ta japin biletën në dorë për kthim drejt azilit politik.

Gjinot e Marigotë e rreshtuar në taborrin anti Basha janë sherbëtorë të Edi Ramës. Ata janë të tronditur nga fakti se z Basha e zhberi në çdo detaj skenarin rus të destabilizimit të Ballkanit, skenar ky me pasoja fatale, afatgjata për shqiptarët kudo ku ata shtrihen në trojet etnike në Ballkan. Ndalimi dhe mbajtja peng n? Franc? i simbolit te qëndresës, Kalorësit të lirisë së Kosovës, komandantit të Uçk-së, ish kryeministrit ,të Kosovës dhe kryeministrit te ardhshëm të saj z Ramush Haradinaj ,me urdherr arrest të Serbisë vjet?r , ishte nje plan i mir?menduar nga qarqet antishqiptare për të destabilizuar Kosovën. Fal? vizionit përendimorë e ndërgjegjes lartë politike e atdhetare shqiptarët e Malit te Zi ishin faktorë vendimtarë në shpetimin e rendit kushtetues. Me voten e tyre ate kishin percaktuar shkeputjen e Malit te Zi nga Serbia, në referendumin e 18 majit 2006 , me votën e tyre percaktuan antarsimin ne Nato 2017, dhe shmangën grushtin e shtetit. Pasi Rusia deshtoj ne realizimin e grushtit të shtetit ne Mal te Zi, nëpërmjet ultranacionalistit Gruevski hartoj skenarin e dhunës ndëretnike, pergjaku tempullin e demokracisë, parlamentin e Shkupit dhe u perpoq të devijoj? rrugën përendimore e demokratike të Maqedonisë. Z Ali Ahmeti e liderët politikë shqiptarë me marrëveshjen e tyre historike ia dogjën kartat shovinizmit rus e nacionalizmit maqedonas. Por ne radhë erdhi skenari i destabilizimit të Shqip?risë , asgjesimi i opozitës historike dhe perplasjes së armatosur dhe luftës civile. Prandaj marrveshja e 18 majit ësht? deshmia më e qartë se si një opozit? e vendosur për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë mund të bahet në momente krizash dhe udhëkryqesh të historisë institucioni legjitim i mbrojtjes s? interesave kombtare.

Strategjia e trekëndshit Të brutëve të Pd-së-Rama-Meta për asgjesimin e partisë q? solli lirinë dhe demokracinë n? Shqipëri ka deshtuar. Ky trekandesh imagjinar i te majtës shqiptare e ka ëndrrën e Jugosllavisë së re por dhe kjo ëndërr do t? tretet si kripa në ujë. Ata nuk do të mundin ta drejtojnë kurrë timonin e Shqipëris? n? atë drejtim. Ne e kemi zgjedhur dhe ecim vendosmërisht në rrugën tonë , me Gjergj Kastriotin( Skenderbeun), me Ismail Qemalin, Rilindasit e mëdhenj ,Dhjetorin 90. Ne jemi me Evropën ,e n? rrugën drejt saj nuk mund të na ndalë askush. Ora e Shqiptarëve ka ardhur. Bashkimin e tyre asgjë nuk mund ta ndalë. E ka firmosur vetë Zoti. Bashkë në strukturat Euro-Atlantike. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat