Miqësia e tretur e zotit Lavrov

Opinione

Miqësia e tretur e zotit Lavrov

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 korrik 2017 Në ora: 19:45
Sherif Ramabaja

Duke shfletuar shtypin gjerman më ra në sy vizita e zotit Lavrov Në Berlin dhe pjesëmarrja  e tij në Fondacionin për Paqë dhe Miërkuptim  mes popujve. Aty ai  të enjtën paraqiti qëndrimet e tij, pasi Rusia në shtypin perendimor si dhe në  Amerikë, akuzohet ashpër, si në kohën e luftës së ftohtë.

Rusia po akuzohet se është rreshtuar në anën e Asadit në konfloktin e Sirisë, përzierja kibernetike në zgjedhjet në Amerikë, pastaj poashtu frika ne perzierjet ne  zgjedhjet që do të mbahen në Gjermani etj. Katër vite me radhë është duke u diskutuar problemi ukrainas, pushtimi i Krimesë me te cilin kursesi nuk pajtohet Kanceralja Merkel, kryetarja e Anglisë, zonja May dhe as kryetari i Francës, zoti Macro. Rusia  nuk i pushon veprimet dhe përpjekjet për përqarjen e EU – së. Për të gjitha këto gjëra zoti Lavrov, që është edhe kreatorë i politikës ruse, u mundua të jap sqarime. Po më në fund nga të gjith u kuptua, se sa vështirë që është,të kuptohet dhe te kuptohen me zotin Lavrov.

Si musafir ishin prezent, shumë politikanë të rangut të lartë, si ish Ministri i Punëve të Jashtme gjermaneë, zoti Joshka Fisher ( Joschka Fischer), Folker Bek ( Volcker Beck) i Partisë së Gjelbërt dhe Volfgang Ishinger ( ëolfgang Ischinger) që për ne është i njohur. Zoti Lavrov nga foltorja bën me dije se frika prej Rusisë është e pa argumentuar. Ne,  thotë ai,dëshirojmë marrdhënje të mira fqinjësore. Nuk është e vërtetë se ne dëshirojmë dobësimin e EU – së. Ne atë e dëshorojmë të fortë, vetëm se sanksionet ndaj nesh jane të panevojshme, thotë ai. Ne përpiqemi për të drejtën e popujve, ne mund të diskutojme, të ulemi në tavolinë dhe ti shqyrtojmë cështjet, mendjen e kishte gjithnjë te sanksionet. Kur ishte fjala për të drejtën e popujve, fajin ia hudhte Ukrainës. Gjithcka kishte filluar në Kiev thoshte ai. Ishte bërë puc ilegal ndaj Janukovicit ( ish Presidenti i Ukrainës, që  mbronte ineresat ruse). Ne kishim intervenuar në Krime, për ti mbrojtur pjesëtarët e popullit rus, arsyetohej Lavrov. Në Evrppë kjo u kuptua ndryshe, mundohej t`i bindte pjesëmarrësit.

Për problemin Sirian thoshte se nuk e përkrah Asadin Rusia, po relozutat e OKB – së dhe të drejtën e popullit sirian për të vendosur vetë mbi fatin e vet. Për përzierjen në zgjedhjet presidentiale në Amerikë qeshet ai, sikur kjo ska ndodhur ,po vetë punëdhënësi i tij, Putini, kishte thënë se patriotët rus ndoshta mund të kenë pas gisht në këtë, po jo institucionet shtetërore. Lavrovi pastaj e mori në gojë sistemin amerikan të mbrojtjes, që parashihet të ndërtohet dikund në Evropë dhe zgjerimin e Natos.Me  ketë  kërkonte të paralajmëroj Evropën se Rusia duhet respektuar. Sipas  tij, Rusia është një shtet paqësor, që me fqinjët dëshiron të jetoj në harmoni dhe mirëqenje, po meqë Rusia është ushtarakisht e fuqishme, disa po frigohen pa nevoj nga ne, duke përhapur rusofobinë, siq e quante ai,

Frikë “ Të pa nevojshme“ po përhapin  Polonia, Lituania, Estonia, Ukraina me pjesët e saja të pushtuara etj. Qytetarët e këtyre shteteve  pastaj  po e kërkojnë mbrojtjen nga Nato. Po mos ta kishin frikën ruse nuk do ta kërkonin një mrojtje të tillë.  Ballkani kohën e fundit po përpiqet të  destabilizohet sa nga ndërhyrjet e dretpërdrejta të zotit Lavrov sa nga vazali i saj Serbia, vetëm e vetëm që të pengohet  ti bashkohen BE – së dhe Natos. Lavrovi njihet si kontradiktor dhe i pakuptueshëm, i ftoft në dialog, mosbesues , kalkulues i paqartë dhe i paskrupullt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat