Sa xhami i duhen Kosovës?

Opinione

Sa xhami i duhen Kosovës?

Nga: Gani Qarri Më: 17 korrik 2017 Në ora: 21:39
Gani Qarri

Siç dihet tanimë botërisht, xhamitë e panumërta të ndërtuara vend e pa vend, po bëjnë kërdinë kudo në Kosovë me transferimin e egër të identitetit kombëtar shqiptar, në atë turko-arabo-fetar.

Në to nuk ka asnjë mbishkrim shqip, asnjë shenjë a simbol kombëtar, ligjërohet më tepër arabisht,bëhen thirrje për xhihad dhe flitet e shpjegohet vetëm për turq e arab.

Në Kosovën tonë të vogël,vend i vjetër dardan dhe të banuar pothuajse tëësisht me shqiptar, sot ka hiq më pak se 800 xhami dhe të ashtu quajtura shkolla kuranore, por megjithatë njëjtë siç e pati mbushur dikur "xhaxhi" Enver Shqipërinë me bunkerë, imamët e BIK-ut, tani duan ta mbulojnë tërë Kosovën me xhami.

Llogaritur për kokë banori, edhe po të banohej vendi ynë me 100% musliman, për nga numri i objekteve të tilla, Kosova për momentin ia tejkalon edhe vet Stambollit.

Ndërsa fatkeqësi më vete e cila po tronditë që nga paslufta kombin tonë, mbetet fakti se imamët shqipfolës të autorizuar e paguar majm nga BIK-u, me parat e dyshimta arabe, pothuajse nëpër të gjitha xhamitë, me shpejtësi marramendëse po transformojnë shqiptarët nga popull evropian, në komunitet fetar afrikano-aziatik, gjë që do duhej ti alarmonte të gjitha institucionet e vendit dhe bashkëkombësit kudo.

Vetëm Prizreni sot numëron mbi 36 xhami, pra ndoshta edhe më tepër se sa që ka shkolla. Por sikur mos të mjaftonin as të gjitha këto, për çudi edhe atje bëhen thirrje dogmatike dhe dëgjohen zëra të mekur, që edhe mbi Kalanë e Prizrenit, të qytetit historik të "Lidhjes Kombëtare Shqiptare", t`ia hipin një xhami.

Po ashtu, kërkohet me këmbëngulje dhe paralajmërohet edhe me kërcënime se si krye imami aktual dhe bashkëmendimtarët e tij, do të bien edhe “shehit” që në qendër të Prishtinës, leje e pa leje, ta ndërtojnë edhe një xhami, një edhe më të madhe, të madhe sa nuk ka tjetër, më të madhen nga më të mëdhatë, e cila do të hijezonte murgshëm, shumë rrugë e parqe dhe tërë arkitekturën evropiane të kryeqytetit.

Në anën tjetër, xhamia e Çarshisë në Prishtinë, e cila thuhet se është edhe më e vjetra në Ballkan, ka kohë që ka mbetur e zbrazët, është mbushë bërllok dhe kthyer në vatër të drogës dhe prostitucionit, por për të nuk tregon asnjë interesim z.Tërnava as BIKU i tij.

Madje mediat njoftojnë se të paktën edhe 24 xhami tjera në vendbanime të ndryshme të Kosovës, nuk përdoren nga askush as frekuentohen më nga besimtarët, por përkundër të gjithave imamët duan edhe më tej ndërtime xhamish.

Sa herë fluturojmë mbi Kosovë, gjatë vizitave në atdhe, nuk të sheh syri pothuajse asgjë tjetër të re, përveç xhamive të ngritura vend e pa vend, të cilat mbijnë si kërpudhat pas shiut edhe nëpër varre, buzë rrugësh e ku jo tjetër, nevojë e pa nevojë, nga imam dhe organizata të dyshimta fetare, me para të pakontrolluara e origjinë të dyshimtë.

Deri kur do të lejohen avaze të tilla dhe edhe sa kohë do të durojnë shqiptarët që BIK-u, ta hijezojë mbarë Kosovën me arkitekturën hijerëndë turko-arabe, sikur nuk e di askush.

Ndaj kështu siç ka marrë turr BIK-u, me ndërtime xhamish,në çdo çosh dhe skutë të atdheut tonë të shtrenjtë, krijohet përshtypja, se shqiptarët në Kosovë, të vetmit në Evropë dhe Ballkan, nuk kanë asnjë nevojë tjetër, përveç ndërtimit të xhamive dhe nuk u duhet as puna, shkollat as fabrikat, sepse ushqehen nga xhamitë.

E çfarë hanë ata aty.....?!

Për fat të mirë inteligjenca dhe qytetaria më në fund sikur po zgjohen nga kllapia e gjatë dhe të lodhur e të frustëruar nga të gjitha sa po bëjnë imamët e papërgjegjshëm, kanë vendosur të reagojnë kundër vërshimeve të tepruara të xhamive të cilat po mbijnë kudo, si kërpudhat pas shiut.

Kështu që përfundimisht ata dhe filluan nisiativën e shumëpritur për nënshkrimin e një peticioni të qëlluar kundër ngritjes së mëtejme të objekteve të tilla boshe e të thata.

 Mjaftë më me këto xhami!

Edhe unë personalisht jam për ndalimin e ndërtimit të mëtejmë të xhamive, në Prishtinë dhe kudo tjetër në vendin tonë. 

Të gjithë jemi dëshmitar se objekte të tilla, kudo që janë ngritur dhe lejuar, që nga Kosova,Shqipëria, Evropa dhe deri në Amerikën e largët, përveç radikalizmit islamik, nuk kanë prodhuar asgjë të mirë as të hajrit.

Xhamitë nuk janë institucione shkollimi as fakultete, ato praktikojnë dogmën ndaj asnjëherë nuk kanë nxjerrë,as nxjerrin asnjë kuadër të vetëm efecientë ekonomiko-financiare dhe asgjë të mirëseardhur që do të garantonte mbarëvajtjen ekonomike, ushqyerjen dhe mbijetesën e banorëve të varfër në vend.

Aty, radikalizohen të rinjtë, keqpërdoret mosha e tyre e njomë dhe prej këtyre objekteve ata dërgohen edhe në luftëra të huaja, siç kishim raste më tepër se të mjaftueshme në Kosovë duke lënë shumë prindër e familje pa bijtë e tyre të dashur.

Nisur nga këto fakte, unë personalisht mendojë se Kosova ka më tepër se që në fakt i duhen xhami, ndaj jam kundër ndërtimit të mëtejmë të tyre.

Në vend të xhamive boshe, Kosovës i duhen më shumë shkolla të mbushura me nxënës të mirë-përgatitur,më tepër arsim cilësor, çerdhe moderne fëmijësh dhe vendstrehime bashkëkohore për pleq e të sëmurë, mbetur pa përkujdesje shoqërore.

Në Kosovë nga ndërtimi i xhamive, populli kurrë nuk ka pasur asnjë përfitim praktik përveç pasurimeve marramendëse e të paligjshme financiare të imamëve vahabistë të cilët për parat me prejardhje të dyshimtë që marrin, duan ti shtojnë edhe më tepër xhamitë dhe arabizojnë gjithë Kosovën.

Nga imam të tillë, që nga paslufta në Kosovë, drejtësisë dhe shtetit tonë të vogël i dolën dhe dalin vazhdimisht telashe të mëdha, si për mbikëqyrjen ashtu edhe për pengimin e akteve terroriste dhe arrestimin e islamistëve të shumtë radikal në vend.

Me shtimin kaq të madh të xhamive, lind përshtypja sikur ky popull jeton vetëm nga to.

Shqiptarët asnjëherë nuk e lanë vendin, për shkakun se atyre u munguan “xhamitë”.

Ata detyrohen të ikin nga mungesa e kushteve për mbijetesë, derisa para syve të tyre të uritur, imamët e BIK-ut, në bashkëpunim me organizata të dyshimta arabe, shpenzojnë miliarda euro, për ndërtime xhamish.

Kur dhe në cilën kohë dhanë një shembull pozitiv kombëtar e human ,këto xhami që i po i japin pamje-krejt aziatike Kosovës.

Pse u dashka tani të ndërtohet patjetër edhe një xhami e “madhe” në Prishtinë, se mos ato tjerat ishin të vogla !?

Në Kosovë ka rreth 800 xhami dhe të ashtuquajtura “shkolla të Kuranit”, ndërtuar pa asnjë kriter e plan dhe vend e pa vend, që nga pas lufta kudo nëpër të gjitha skutat e saj.

A thua edhe në një vend kaq të vogël si Kosova, nuk mjaftuaka gjithë kjo mori objektesh të kultit të huaj aziatiko-afrikan mbi të cilat valojnë flamuj turko-arab dhe nuk ekziston asnjë shenjë kombëtare apo mbishkrim i vetëm në gjuhën shqipe?!

Si nuk duan ta shohin imamët e babëzitur me paranë e sheikëve arab, se rreth 25 xhami, në vendbanime të ndryshme të Kosovës kanë mbetur bosh, objekte që nuk i përdorë askush dhe ngrehina që ekzistojnë kot.

Po shqiptarët harruan se radikalizmi islam ka lindur nëpër xhami, është rritur e përhapur nga ato dhe kthyer në kërcënimin më serioz për Kosovën?

Imamët dhe Xhamitë e tilla, që nga fillimi i punës së tyre, zhvendosën tërësisht identitetin kombëtar evropian të shqiptarëve , në atë aziatiko-afrikan fetar.

Ndaj sot shifrat e "myslimanëve" të radikalizuar janë aq alarmuese, sa që edhe strukturat shtetërore dhe ato të shoqërisë civile, vetëm me shumë mund e përpjekje, po arrijnë t’i frenojnë këto zhvillimet kaq shqetësuese për vendin.

Për të gjitha, bashkëfajtorë ishte dhe është BIK-u.

Me udhëzimet e tij (BIK-ut) në të gjitha këto ngrehina, më tepër ligjërohet arabisht, bëhen thirrje për xhihad dhe mbahen shpjegime vetëm për turq e arab.

Imamët e BIK-ut, nëpër xhami bënë që megjithëse vendi ynë numëron më pak se dy milionë banorë, prej vitit 2012, vahabistët nga Kosova ti nisin për ndihmë ISIS-it, në Siri e Irak, rreth 320 "ushtarë" shqiptar, mes të cilëve pati edhe të atillë që me vete morën edhe gra e fëmijë të pa fajshëm, ani pse gratë as fëmijët kurrë nuk ishin të interesuar për Siri as Irak, e lëre më për luftërat e tyre sektare.

Mese 60 prej tyre, thuhet deri më tani, të jenë vrarë, disa edhe si kamikaz, përderisa me gjithë shuarjen e ngadalshme por të trishtë të ISIS-it, mendohet se për të ashtuquajturin "Shtet Islamik", luftojnë edhe qindra shqiptar.

Rreth 120, sosh flitet të jenë kthyer, me të cilët të gjithë jemi të vetëdijshëm se shteti, familjet dhe shoqëria nuk do ta kenë aq të lehtë, të ruhen nga planet e tyre terroriste të shpalosura disa herë më kërcënimet më makabre në media të shkruara dhe radio e televizionet vendore kundër Kosovës. 

Prandaj një Kosovë kaq e vogël me mbi 800 xhami turko-arabe, jo vetëm se ka shumë më tepër se që, në një shtet normal dhe vërtetë laik, mund të duhen dhe lejohen xhami, por në mënyrë urgjente duhet parë mundësia e reduktimit masiv të tyre kudo që ato janë të tepërta dhe të panevojshme.

Kosova medoemos dhe patjetër, sa më parë duhet t’ia kthej vendit pamjen e vet evropiane duke ndërtuar jo më xhami, por më shumë shkolla e fabrika për arsim dhe uljen e varfërisë, shpëtimin e shqiptarëve nga zhytja në radikalizëm islamik dhe pengimin e "mbytjes" së të rinjve tanë në dogmat fetare-afrikano-aziatike.

Sot Kosovës mbi të gjitha, i duhen vend-punime, shkolla e fabrika si dhe zhvillim ekonomik e ngritje intelektuale dhe jo më xhami, në Prishtinë as kudo tjetër në shtetin tonë të vogël e të ri.

Shtimi edhe më tej i numrit të xhamive, në mënyrë masive rrit edhe rrezikun e shtimit të radikalistëve islamik në Kosovë, kur dihet mirë, se ishin po këto xhami, që jo vetëm furnizuan me ushtar ISIS-in, por bënë që të vdesin disa dhjetëra shqiptar në Siri e Irak dhe Kosova nga Bota Demokratike, sot të konsiderohet si vatër e terrorizmit islamik në Evropë.

Ngritja e asnjë xhamie, nuk ka dëshmuar deri më tani, se ka përmirësuar kushtet e jetesës së cilitdo banorë të thjeshtë, të varfër e të papunë të këtij vendi, përkundrazi ato kanë rritur radikalizmin, kudo që janë shfaqur.

Pra, unë personalisht i bashkohem peticionit të intelektualëve shqiptar dhe jam kundër dhënies së lejes për ngritjen e xhamisë në Prishtinë, aty e kudo tjetër në vendin tonë.

Xhamia nuk është ilaç as posedon ndonjë shkop magjik për shërimin e asnjërës nga problemet e shumta që po rëndojnë vendin. Përkundrazi ndërtimi i tyre shton edhe më tepër rreziqet për shtim të radikalizmit dhe tensionim të mëtejmë të situatës.

Ndaj, para se të jepen leje të reja për ndërtime xhamish vend e pa vend, të cilat edhe ashtu janë më të tepërta se që kanë nevojë shqiptarët për to, preferojë ngritjen e sa më shumë shkollave, objekteve ekonomike, punësimin e njerëzve, zhvillimin e përparimin shkencorë dhe ngritjen intelektuale të të rinjve shqiptar, si kushti më i sigurt për zgjidhjen e problemeve të grumbulluara tash e sa vite në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat