Teza ”gjithëpërfëshirëse” është këmbëngulje që gjithsesi PDK të mbetet në pushtet

Opinione

Teza ”gjithëpërfëshirëse” është këmbëngulje që gjithsesi PDK të mbetet në pushtet

Nga: Islam Fejzullahu Më: 18 korrik 2017 Në ora: 10:01
ilustrim

Opinioni të gjërë tani pas të gjitha peripetive,mungesës së seriozitetit politik të politikëberësve ne Kosovë dhe mungesës serioze të qasjes së shtetformimit nuk i ka mbetë tjeter vetem të kalkuloj apo ofroj opcione banale,por edhe per ndonjerin fitimprurëse ne aspektin personal e partiak te ndonjerit e kryesisht te atyre te cilet akoma nuk u ngopen me zhvatje dhe kapje pushteti?

Kohve te fundit teza per një qevri gjithëperfëshirëse ka filluar te mbij mbi te gjitha opcionet tjera,por është shum interesant sepse nuk vjen direkt nga ata te cilet janë të gatshem dhe kalkulojnë ne ket tezë por ne menyrë indirekte nga lojalet e tyre ne prapaskenë. Ndaj mendimin fillimisht me ish liderin e VV Albin Kurtin,pastaj me zonjen Kusari-Lila se një verzion i tillë nuk perkon as me shtetin tonë,as me rrethanat,as me gjendjen momentale?

E them ket;Sepse fillimisht është qellim i PDK(por nga ish partiaket-Thaqi, Krasniqi, bashkqeveritaret-Pacolli) e tjerë qe ajo (PDK) gjithqysh te mebtet ne pushtet(me prapavija shkatrruese te metejme.Qe presidenti edhe pas ndarjes nga ish partia, asaj-atyre akoma tiu krijoj favore duke tentuar qe ndoshta do ju mundësoj ndonjë alibi perte ardhmen? Qe supozohet se Kosova nuk paska kapacitete te mjaftueshme politike per te shtyrë perpara shtetndertim te mirfillt(pa pjesmarrje te PDK dhe servilve te saj? Qe ne një formë te gjitha gabimet e bëra deri me tani dhe te akumuluara nga ish qeveritë Thaqi(me nenshkrime marrëveshjeshe, memorandume demtuese me te cilat po ballafaqohemi) të amnistohen nga kjo ”gjithëperfshirje"?

Unë në një opinion të më hershem kam shpreh mendimin lidhur me ket opcion  nga Naser Rugova dhe Behxhet Pacolli,por tani kur edhe ish themeluesi i PDK,tani i shkurorëzuari me ta e kryetari i KK të NISMA-së J.Krasniqi insiston ne diqka te tillë duke ofruar një mori”argumentesh” dhe qka është ma e keqja me një kauzë se pa ”gjithëpërfshirje”,sipas tij nuk paska Kosova kapacitete politike të shtyj proceset perpara? 

Zotri Doktor Krasniqi,ju i keni numëruar hollësisht te gjitha mangësitë(te cilat unë nuk do i perserisë) vetem në njeren do ua tërhjeq vrejten;Jeni njeri ngate doktorruarit e mu ketyre qevrive me te ”arriturat” ekonstatuara nga PISSA, pastaj ju hapur po demaskoheni se po ju ushqen tjeter shtepi,ndersa po angazhoheni per kojshi. Mos harroni zotrote se Klasa e re politike e Kosoves është një klasë  e shkolluar ne univerzitetet mate famshme Evropiane e Botërore dhe ka kapacitete e guxim të bëj ndryshime dhe kthesa te mirëfillta per vendin dhe popullin (sikur qe filluan ne qeverinë ne detyrë me prejrjen e rrënjeve të korrupcionit, por qe partnerin e koalicionit ket e pengoj dhe indirekt pregaditi pikërisht me ju ish partiaket te rrëzoj ket qeveri, por fatkeqësisht derisa ju kjo klasë e vetshpallur politike (dihet mirfilli si erdhet ne pushtet) te cilet jo vetem qe shkatrruat, plaqiket,uzurpuat gjithqka te shtetit dhe popullit te largoheni o me ndeshkim nga sovrani(sikur ndodhi me 11 qershor) o me ndonjë opcion tjeter ligjor apo kundershtues, ajo klasë e shkolluar politike nuk mund të merr dhe drejtoj shtetin.

Ne keto zgjedhje te fundit populli (ata qe i besuan dhe nuk u hamenden dhe as nuk u frikësuan te cilet edhenuk injoruan zgjedhjet) treguan dhe deshmuan se kujt i besuan dhe ken e deshirojnë ne pushtet, por fatkeqësisht ju te tillet qe nuk zgjedhet format perte ardhur, dhe mbetur ne pushtet akma kerkoni dhe insistoni qete mbeteni ne pushtet per zhvatje te matejme.Kosova ka kapacitet te formoj dhe drejtoj shtet me klasen e re politike klasë e cila ka edhe mbështetjen nderkombëtare (Te miqve të sinqert të Kosoves), por jeni pikërisht ju duke filluar nga presidenti dhe te gjithë lideret e me parshem dhe te tanishem politik te cilet e sollet vendin ne ket agoni qe nuk mund te terhiqeni aq leht dhe te lëshoni rrugë.Ju garantoj se ne një te ardhme jo te larget dote deshmohet se sa kam te drejt ne mendimin tim, koha dota dëshmoj ketë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat