Për ndriçimin e vrasjeve në prita mirë të organizuara të trimave të rezistencës shqiptare?! ...

Opinione

Për ndriçimin e vrasjeve në prita mirë të organizuara të trimave të rezistencës shqiptare?! ...

Hasan Hasanramaj Nga Hasan Hasanramaj Më 18 korrik 2017 Në ora: 11:05
Edhe sa kohe do të pritet për zbardhjen e këtyre vrasjeve- pyetje për strukturat udhëheqëse të LDK-së dhe ato shteterore ? ...

Andaj familjaret e të vrarëve të cilët që  shtatëmbëdhjetë vjet kërkua dhe po kërkojnë zbulimin e  “fytyrave” të atyre që me maska dhe prita mirë të organizuara i vranë figurat me  në zë të intelektualeve dhe të burrave të rezistencës shqiptare mbeten me gishta në gojë, kurse ata që vranë sot po bredhin lirshëm mbi tokën e e Kosovës apo vende të tjera  me duar të përgjakura ...

Në Akademitë  dhe tubimet e shumta përkujtimore që u mbajtën dhe po mbahen edhe  këto ditë që shtatëmbëdhjetë vjetët rresht -kushtua këtyre përvjetorëve të vrasjeve tragjike të intelektualeve, të eproreve të ushtarakeve, të gazetareve dhe të shume figurave të tjera  në të gjitha anët e Kosovës. Për çdo vjet strukturat udhëheqëse dhe të tjerët i përsëriten dhe po i përsëritin edhe këto ditë  të  njëjtat fjale, të njëjtat konstatime, të njëjtat premtime, të njëjtat rrena se sot jemi tubua këtu që me nderime me të larta para ju familjareve të te vrarëve, kolegeve të rezistencës dhe qytetareve vendor e rrethinave, atyre të ardhur enkas nga shumë mjedise të Kosovës dhe diaspora për ti përkujtua dhe për ta shënua  përvjetorët e këtyre vrasje tragjike  për të cila strukturat me të larta të shteti, gjykatat vendore, ato ndërkombëtare, organet e ndjekjes partitë  politike që shtatëmbëdhjetë vjet në vazhdimësi nuk kanë bërë asgjë dhe përkundër kërkesave të familjareve të  atyre që iu kanë vra me të dashurit e tyre.  Për fat të keq deri me sot të gjitha këto vrasjeve të këtyre burrave dhe intelektuale të profesioneve të ndryshme të rezistencës shqiptare që po shihen në fotografin tonë  mbeten pa asnjë përgjegjëse nga strukturat e LDK-së, nga drejtësia vendore dhe ajo ndërkombëtare dhe të atyre që janë vëllazërua mu me ata...”?!  Të gjithë neve mirë na kujtohet  ditët e viteve të para, gjatë dhe pas luftës së fundit, kur qarqet e errëta  antikombëtare, realizuan skenarin famëkeq- duke i vrarë në prita mire të organizuara, me maska dhe pa to  burra, shumica  prej tyre legjenda të luftës me të re të Kosovës.                                                                     

Me këto vrasje, tradhtaret e kombit, përgjakën Kosovën me gjakun e vëllezërve të tyre ...                                                                          

Nuk do mend së përzgjedhja e viktimave u tha dhe po thuhet në këto akademi, tubime që  u mbajtën dhe po mbahen që shtatëmbëdhjetë  vjet radhazi të cilat ishin përgatitur mirë një kohë të gjatë nga armiqet e kombit e të gjitha ngjyrave. Këta intelektual dhe burra dhe të rinj të rezistencës shqiptare në Kosovë, shumica anëtarë  të LDK-së  të cilët u vranë barbarisht, në mënyrë të organizuar, iu përgjigj thirrjes së atdheut dhe ndër të paret kaluan në formimin të FAR-kut  nën komandës e Shtabit dhe Ministrisë së Mbrojtjes të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Gjatë luftës së fundit këta burra të rezistencës, në mesin e tyre edhe epror ushtarak me përgatitje dhe profesionalizmin u dëshmuan në vijat e parë të fronteve në betejat në fshatin Loxhë dhe atë të  Koshares - ku me rezistencën e tyre heroike  i dridhen themelet e ushtrisë serbe dhe asaj jugosllave- beteja këto që shënuan kthesën me të madhe të rezistencës shqiptare në Kosovë, ku eproret e patrembur ushtarak dhe ushtaret e tyre me bashkëpunëtoret e vet ishin një udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të  rezistohet në momentet ma kritike, kur popullata e Rrafshit të Dukagjinit dhe Kosovës u kacafytke me jetë  apo me vdekjen. Kjo ishte udhërrëfyes dhe shembull se si duhet të  luftohet për atdhe. Në këto momente kur në Kosovë ishte i nevojshëm uniteti dhe bashkimi i shqiptareve për një rezistencë të përbashkët, qarqet mafioze dhe shërbimet e huaja nuk lanë gurë pa lëvizur me qëllim për ti pengua këta burra të rezistencës shqiptare në një anë, kurse në anën tjetër për ti penguar dhe mundësisht për ti likuiduar ata dhe ia arritën. Në këto momente kritike- kuptohet se pas vrasjes tragjike të figurave të mirënjohura ushtarake në krye me Ahmet Krasniqi dhe propagandës së tërbuar të drejtuara kundër personalitetit të  rezistencës. Themeli i brigadës “Mërgimi” ishte një shembull i organizimit dhe përgatitjes së lartë profesionale. Më fjalë të tjera, për të gjithë ata që e patën rastin ta vizitojnë atë Brigadë,  paraqiste një shembull eklatant të organizimit të një njësie ushtarake madhore profesionale të cilën sot me lakmi.

Që shtatëmbëdhjetë  vjet radhazi  u rrokullisen te njëjtat rrena dhe konstatimet rreth vrasjeve dhe zbulimit te figurave të rezistencës shqiptare?...

Edhe para vrasjes së kolonel  Krasniqit dhe të burrave tjerë të rezistencës të cilët ishin  pengesë e madhe për qarqet e caktuara, sepse  synimet e tyre kryesor e kishin  organizimin dhe forcimin e ushtrisë së Kosovës. Me vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit dhe figurave të tjera  të rezistence shqiptare forcat barbare serbe me ndihmën e “tradhtareve të kombit” morë hak për humbjen serbe në Kosovë. Këta burra të vrare dhe masakruar dhe të tjerë te rezistencës shqiptare në veprimet e tyre  gjithmonë synofshin drejtësinë dhe punë të  ndershëm për realizimin e aspiratave shekullore për çlirimin e trojeve stërgjyshore dhe të popullit shqiptarë. Pse ishte i tillë, qarqe të  shumta u tmerruan nga ta dhe nga autoritete e tyre në masë të gjerë. Si  të tillë paraqiste rrezik në veçanti për grupet e ndryshme mafioze në Kosovën e pas luftës si edhe te klaneve të ndryshme politike- mafioze në Kosovë dhe jashtë saj.

Kështu kaluan me shume se shtatëmbëdhjetë vjet, që kur u vranë këta  intelektual dhe epror ushtarak që po shihen në fotografin tonë,  për fat te keq gjatë kësaj kohe, jo se nuk u zbuluan vrasësit e tyre, por u bënë edhe vrasje të tjera. Edhe pse  për të gjitha këto të këqija ne akademi, tubime që u mbajtën dhe po mbahen  që shtatëmbëdhjetë vjet radhazi  në Kosovë  në të gjitha nivelet, përveç fjalëve të mëdha, rrenave dhe premtimeve boshe nga vitit në vit të gjithë këta që folën  dhe premtuan shumë u treguam të pafuqishëm  për të bërë më shumë për ndriçimin e këtyre vrasjeve. Familjet e këtyre vrasjeve  dhe të tjerët, kurrë nuk do të heshtin. Andaj, kemi kërkua dhe po  kërkojmë  dhe do të kërkojmë- na thanë shumë anëtare të familjeve të vrarëve në vazhdimësi kërkuam dhe po kërkojmë edhe sot  nga strukturat me të larta ndërkombëtarë  dhe ato vendore në  zbulimin e këtyre  vrasjeve dhe dënimin e merituar, jo vetëm të ekzekutuesve të drejtpërdrejt, por edhe të gjithë urdhërdhënësve dhe inspiratorëve  te të gjitha vrasjeve të figurave me të ndritshme të kombit shqiptarë para, gjatë dhe pas luftës së fundit. Jemi të bindur se  edhe popullata, në Kosovë, në diasporë dhe në të gjitha trojet shqiptare me gjithë zemër kërkojnë zbulimin e të gjithë atyre që vranë ditën dhe natën me maska figurat me të njohura te intelektualeve dhe të burrave të rezistencës shqiptare në luftën e fundit në Kosovë... 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat