Kush janë Kolaboracionistë shqiptarë, Mithat Frashëri e Kolonel Ahmet Krasniqi apo Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e ... Bujar Bukoshi e Isa Mustafa?

Opinione

Kush janë Kolaboracionistë shqiptarë, Mithat Frashëri e Kolonel Ahmet Krasniqi apo Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi e ... Bujar Bukoshi e Isa Mustafa?

Nga: Sinan Kastrati Më: 19 korrik 2017 Në ora: 11:40
Sinan Kastrati

“Nacional Çlirimtarët” ose Kolaboracionistët e Enverit, Mithat Frashërin e quanin Kolaboracionist kurse lpk-istët me rrobat e uç k-së, më 1998 e 1999 i quanin i quanin Kolaboracionistë edhe fashatarët e puntorët e ndershëm shqiptarë, pasi i kishin kidnapuar, burgosur, torturuar e vrarë më 1998, 99 e më vonë deri në ditet e sotshme i njollosnin edhe familjët e tyre.

Në kujtim të Marrëveshja dhe të Kolaboracionistëve të tipit të Jakup Krasniqave e të Hashim Thaqave

A do të përgjigjen Kolaboracionistët e vërtetë për ata që i quajtën Kolaboracionistë dhe dëshmuan rrejshëm në Gjykatën Ndërkombetare të Hagës?

Çka ëshë fjala Kolaboracionist, -i, Kolaboracioniz/ëm-mi ?

E kisha të vështirë dhe ende nuk mundëm ta shqiptoj si duhët fjalën Kolaboracionist dhe shpesh e shkruaja gabimisht, pasi që nuk ishte fjalë shqipe dhe nuk e kisha mësuar këtë fjalë.

Në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë 1980, botuar nga Akademia e Shkencave të RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, fq. 847 të fjalorit, fjala “Kolaboracionist-i” shpjegohët kështu: Ai që bashkëpunuar me pushtuesit fashistë e nazistë dhe ka tradhtuar Atdheun gjatë luftës Nacionaçlirimtare.... dhe vazhdon me fjalën Kolaboracionist-e, Kolaboracioniz-ëm.

Kjo fjalë, mjerisht hapsirë dhe zuri vendin kryesor edhe gjatë viteve 1998, 1999 pikërisht në televizionin shqiptyar të Tiranës që e kishin zaptua lpk-istët e Kosovës. Kjo fjalë e ky term mfatkeqësisht u ngjiz në gojën e Kolaboracionistëve si, Azem Zyla, Hashim Thaqi, Jakup Krasniqi e të atyre që e ndihmuan këtë “luftë” Adem Demaqi, Rexhep Qosja etj.

Shkas i kësaj teme ishte se më 17 korrik 2017 në një televizion shqiptar pash një emision dokumentar që bënte fjalë për Mbledhjën e Mukjes, për Mithat Frashërin dhe pjesmarësit e tjerë të asaj “Marrëveshje”.

Jemi në mes të korrikut të vitit 2017 e po sillemi sikur jemi në fillim të Luftës së Dytë Botërore me qiftat e Hashim Thaqit (kryetar “shteti”, me Kadri Veselin e Jakup Krasniqin (ish kryetarë të kuvendittë Kosovës e Fatmir Limën, ish “komandant”, Ramushin, i “i nomunuar” për “kryeministër” e soj sorollopat e xhavit halitave, rexhep selimave e të tjerë.

Duke lexuar shtypin e duke shikuar emisonet qesharake në disa televizione kosovare për aktualitetin e sotëm politikë, pas zgjedhjeve të 11 Qershorit 2017, më shkoi mendja largë e më largë, para më shumë se 70 vjet, te Faik Konica e Fan Noli, te Mithat Frashëri e Myslim Peza e ... Mustafa Gjinishi, të gjithë kundërshtarë politikë e ideologjikë dhe (gati) të gjithë të vdekur. Mithati u gjet i vdekur në banesën e vetë, vdekje shumë e dyshimtë dhe as eshtrat nuk i ka pranë prindërve dhe xhaxhallarëve, Vëllezërve Frashëri në Shqipëri të cilët dhanë shumë për Shqipërinë sepse nuk lejuan Parti e Punës dhe Enveri. Ngjashëm është po veprohët edhe me Kolonel Ahmet Krasniqin .

Një “Ciceron” në Shqipëri më patë thënë “Eshtrat e Samiut Turqia nuk ni ka dhënë pasi që Samiu ka bërë kontribut më të madhë për shkencën dhe gjuhësinë turke ... “

Kjo për faktin e pamohueshëm se atherë e sot kishim Kolaboracionistë të tipit të “Doktor” Jakupit, Hashimit dhe veglave të tyre që e penguan bashkimin e forcave politike e ushtarake në luftë të përbashkët kundër pushtuesit serbë e sllavë.

Faik Konica iku. Nuk u kthye as kur u çlirua Shqipëria, sepse kishte qenë Ministër i Ahmet Zogut ndërsa Ahmet u vra dhe eshtrat nuk kthehen sepse ishte Ministër i Luftës në “Qeverinë Bukoshi”

Po kjo ¨shtë më tepër se TURP kur dihët se Bukoshi u bë “Zv. Kryemistër i Hashim Thaqit e Isa Mustafa, atherë Ministër i Financave, tash Kryeministër.

Pra Faiku. Iku edhe Mithat Frashëri që të mos ketë më shumë vllavrasje e gjakderdhje në mes të shqiptarëve.

E njëjta gjë do të na përseritët edhe më 1998 e 1999 kur Kolaboracionistët si Hashim Thaqi e ... Jakup Krasniqi do ti quajnë Presidentin Rugova, Kolonelin Ahmet Krasniqi e ... Tahir Zemajn me të njëjtat fjalë fyese, madje Tahir Zemajn e quajtën e dhe dezertor dhe do të përgjigjën para organeve që ata i “bënë” M ... e i mstitën me Sh ... .

Jakup Krasnqiqi, si dëshmitar në gjyqin e Hagës, kur Fatmir Lima gjykohej e një prejh akuzave kundër tij ishte edhe vrasja e shumë shqiptarëve (Ramiz Haxha, Selman Binishi e disa të tjerë që do ti publikoj më vonë, në shkrimet e mëvonshme), do të deklaronte pa fije turpi se Jakup Kastrati, Cen Desku, Agim Krasniqi, Ramiz Hoxhë ... që i kishin kidnapuar, burgosur e vrarë vetë, i quanin Kolaboracionistë ndërsa tash flet ndryshe. “Historiani” me titullin “doktor shkence”: “Krasniqi zbulon se dhuna politike, vrasjet, arrestimet dhe izolimet u urdhëruan nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli”.

“Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës më në fund ka vendosur të hap siparin e fshehtësive të urdhërdhënies dhe vendimmarrjes në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, përfshirë vendimet për vrasjet politike, pengimin e bashkimit të faktorit politik dhe atij ushtarak.

“Ju atëherë (gjatë luftës) e përdorët forcën për të përjashtuar një pjesë të madhe të kombit?!” , dëshmon Krasniqi për krimin e udhëhequr nga këto dy figura me prirje satrape.

O Jakup, po pse atherë i lexoje ato “komunikata” të “Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, pjesë e së cilës ishe edhe ti?

Ngjashëm sikur në Mbledhjen e Mukjes, pas “ Marrëveshjës së Mukjes”, shumë atdhetarë u detyruan të ikin nga Shqipëria që të mos ketë gjakderdhje.

Ngajshëm e edhe më keq ndodhi në Shqipëri e në Kosovë, më 1997, 1998 dhe 1999. Shumë atdhetarë u detyruan ta mbyllin gojën e shumë ushtarakë të ikin nga “lufta”. Ata që nuk ikën, u vranë (Ahmet Krasniqi ... Enver Maloku, Xh. Mustafa .... Ndërsa Tahir Zemajn, vetë Dem-aqi e “doktor” Jakupi, shkruajtëne e shanë kundër tij edhe si të vdekur që nuk është në traditën shqiptarfe. Tahirin e quajtën dezertor dhe iyu erdhi mirë që iu shymb Oxhaku, sepse “Mandelës” së Kosovës, edhe djali ishte bir shkine.

Në të vërtetë Mithat Frashëri, djali i udhëheqësit të LSHP. A. Frashërit, I Rugova, Kol. Ahmet Krasniqi e ... Tahir Zema, Jakup Kastrati e .... Ramiz Hoxha i Bellanicës, nuk ishin Kolll e dezertorë por Ko ... e dezerterë, komplotistë e përqarësa ishin Adem Demaqi, hashim Thaqi, Jakup Krasnqi e .... Xhavit Haliti.

Kolaboracionistë janë Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaqin, “njerëzit e PRONTOS”, shoqatat e dala nga “lufta” dhe udhëheqësit e partive, të “krahut të luftës”!

Sinan Kastrati, Suedi

Malmö, 2017-07-19

Pak sqarime:

Mbledhja e Mukjes apo siq quhët Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Marrëveshja e Mukjes u nënshkrua më 2 gusht 1943 në fshatin shqiptar të Mukjes midis Ballit Kombëtar dhe Partisë Komuniste të Shqipërisë për të bashkërenduar e rezistencën shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe për tu përgatitur për të ardhmen e Shqipërisë Etnike.

Mbledhja e Mukjes

Marrëveshja themeloi një Komitet të Shpëtimit Kombëtar i cili duhet të merrte drejtimin e lëvizjes së rezistencës shqiptare. Nga ana e komunistëve shqiptarë, marrëveshja u nënshkrua nga Ymer Dishnica, një anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë. Një mosmarrëveshje u ngrit në lidhje me statusin e Kosovës. Ndërsa Balli Kombëtar propozoi për të luftuar për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, përfaqësuesit komunistë kundërshtuan ashpër. Më në fund u arrit një kompromis, ku çështja e Kosovës të vendosej në një referendum të popullit të saj në fund të luftës.

Marrëveshja u konsiderua kundërrevolucionare nga Partia Komuniste e Jugosllavisë, i deleguari i të cilëve pranë Partisë Komuniste të Shqipërisë Svetozar Vukmanoviç-Tempo ushtronte ndikim të konsiderueshëm mbi komunistët shqiptare e veçanërisht mbi drejtuesin e tyre, Enver Hoxha. Si pasojë, kjo marrëveshje u dënua zyrtarisht nga Enver Hoxha në një takim të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë.

Delegacionet:

B.K. 1. Hasan Dosti, 2. Mit'hat Frashëri, 3. Thoma Orollogaj, 4. Skënder Muço, 5. Hysni Lepenica, 6. Isuf Luzaj, 7. Kadri Cakrani, 8. major Raif Fratari, 9. Nexhat Peshkëpija, 10. Halil Mëniku, 11. Ismail Petrela, 12. Vasil Andoni

K.P.N.Çlirimtar, 1. N.Kolonel Jahja Çaçi, 2. Myslim Peza, 3. Abaz Kupi, 4. Ymer Dishnica, 5. Mustafa Gjinishi, 6. Omer Nishani, 7. Sulo Bogdo, 8. Shefqet Beja, 9. Medar Shtylla, 10. Stefan, 11. Haki Stërmilli 12.G. Nushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat