Formaliteti dhe Rivaliteti i zgjedhjeve në Partinë Demokratike!

Opinione

Formaliteti dhe Rivaliteti i zgjedhjeve në Partinë Demokratike!

Nga: Arben Çukaj Më: 19 korrik 2017 Në ora: 17:53
Arben Çukaj

Pak ditë na ndajnë nga data e zgjedhjeve për kryetarin e partise më të madhe opozitare në shqipëri, Partisë Demokratike. Këto zgjedhje janë ma të rëndësishme sesa thjesht zgjedhja e një kryetari të një partie opozitare.

Realiteti i sotëm shqiptar, me varfërine që është ulur këmbëkryq në shumicen e familjeve shqiptare, mungesën e shpresës për nje punë apo të ardhme më të mirë si dhe droga, krimi dhe korrupsioni i vazhdueshëm, bëjnë thirrje për një forcë politike dhe udhëheqje ma të besueshme për t’i drejtuar shqiptarët, adresuar apo gjetur një zgjidhje për këtë realitet të frikshëm dhe shpresëvrasës. Qeveria Rama 2 pritet të jetë një kopje e së parës, presioni ndërkombëtar do të jetë më i forte, por protagonistët politikë do jenë të njëjtë, gjithmonë të aftë për të gjetur nje zgjidhje alla-shqiptarçe.

Shanset e Eduard Selamit dhe shpresa që ai ofron për të ardhmen?

Pjesmarrja e Zotit Selami në garë është interpretuar në forma të ndryshme. Analistë të ndryshëm e shofin atë si një  kandidat fallco, sa për të legjitimuar fitoren e Bashës, te tjerë si njeri me deshirë te mire por naiv, dhe nje grup tjetër si kandidat i nevojshëm dhe me përkrahje ndërkombëtare dhe konstant në qendrimet e tija.

Unë personalisht jam i prirur ta shoh atë nga perceptimi i fundit.

Gjatë fushatës dhe ballafaqimit që ato kanë pasur ditët e kaluara në bazë, Zoti Selami eshtë treguar më koherent në qendrimet e tija dhe mesazhi i tij ka qenë konstant dhe bindës, në anën tjetër Basha i bjen të njejtës melodi, me fyellin e tij njëbirësh.

Rezultati i mundshëm i zgjedhjeve dhe pasojat e tij!

Zgjedhësit demokratë, siç e theksova edhe ma sipër, kanë perpara nje mision me përmasa ma tepër sesa partiake, liderët politikë demokratë, te dalur nga këto zgjedhje janë ato të cilët do drejtojnë demokratët, dhe një pjesë të madhe të popullit të lodhur dhe zhgënjyer, drejt nje opozite të fortë dhe qeverisje të ardhshme.

Lulzim Basha nuk e ka staturen e liderit apo qeveritarit te besueshëm dhe shpresëdhënës, ai jo vetëm që e ka humbur shancin e tij, me humbje të njëpasnjëshme, por ai nuk ka demonstruar kurre aftësi të një lideri karizmatik. Të votosh Lulzim Bashën në këto rrethana ashtë një faj për zgjedhësit demokratë. Eduard Selami dhe strukturat e partisë në rrethe kanë përgjegjësinë e madhe të shmangies së manipulimeve. Njerëzit e Bashës, kushdo qofshin ato, jane pakicë dhe në një parti me struktura si PD-ja manipulimet nuk duhet të lejohen, çdo parregullsi në organizim, apo përpjekje për të shtrembëruar rezultatin, ashtë një sherbim që i bëhet Edi Rames dhe duhet të denoncohet me fakte.

Faktori Berisha ne efektin e zgjedhësve dhe rezultatin e tyre!

Në rrethanat dhe realitetin aktual Sali Berisha nuk duhet te jetë një faktor emocional apo inspirues për zgjedhësit demokratë. Fatkeqësisht Sali Berisha ka përgjegjësinë e tij në performancen dhe deshtimin pothuajse tragji-komik te Lulzim Bashës. Nëse Sali Berisha nuk ka mbrojtjen dhe sigurine e Edi Rames, për ato çfarë akuzohet, Lulzim Basha nuk mund t’i dale zot atij. Zgjedhësit demokrat duhet ta hedhin votën e tyre te lirë nga emocioni, apo ndjenja e obligimit ndaj faktorit Berisha. Realiteti i këtyre zgjedhjeve është aq i komplikuar, saqë çdo kalkulim apo hamendje, mund të kthehet në një bumerang për të ardhmen e tyre apo brezave që vijnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat