Kemi kërkuar, tani ta shijojmë

Opinione

Kemi kërkuar, tani ta shijojmë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 21 korrik 2017 Në ora: 07:53
Ilustrim

Po të ishin politikanet tanë të sinqertë fillimisht për veten dhe rrethin dhe te vepronin sinqertë e me ligj, sot prokuroria speciale do te merrej me krimet serbe në Kosovë e jo me viktimat e krimeve serbe?

Më në fund e tërë ajo katrahurë neper media rreth Gjykatës Speciale se kur do të filloj, jo tani, jo në vjeshtë, jo ne ketë muaj, i erdhi radha qe opinionit ti prezantohet personalisht e zgjedhura e BE-së  e cila do drejton atë institucion  gjyqësor të njëanshëm të themeluar pikërisht nga strukturat institucionale  të shtetit të Kosovës atë botë me kryeministër Thaçin! Zonja Trendafillova hollësisht tregoj dhe sqaroj gjithçka dhe kjartë, njiherit edhe hoqi çdo dilemë rreth të panjohurave vetëm me supozime e trillime te disa individëve tanë jo kompetent për punën dhe veprimet e atij institucioni i cili do të punoj ekskluzivisht kundër një etniteti ( ne mund ta kryqëzojmë sipas dëshirave tona, por realja është e tillë fatkeqësisht) dhe atë pikërisht duke iu falënderuar institucioneve të kapura te pushteteve të pas luftës ne Kosovë nga figura të krijuara jo të formuara politike dhe te vet shpallura ne forma te lloj lloj me epitetesh e emërtimesh mete cilat mese paku ndërlidheshin ne kohëra dhe veprimtari te tyre.

Argumente kemi mjaftë jemi sterngarkuar duke dëgjuar gjithfarë lloj argumentesh(të qena e të pa qena) por si thotë një proverb; Nga ku del tymi, aty sigurisht ka edhe zjarr, gjithsesi argument janë edhe viktimat dhe te vrarit gjatë dhe pas luftës me një kompleksitet shumë të dëmshëm politikisht por edhe me nofka te ndryshme shumica edhe te pa qena, sikur ishin rastet e komunikatave te shtabeve te UCK të lëshuara ne mjete te informimit nga ish zëdhënësi i UÇK, tani një figurë politike emblematike me një doktoratë të apostrofuar me gjykime të pa matura nga vet doktori për të tjerët duke harruar veten se i takon pikërisht asaj kohe! Por sipas mendimit tim këto epitete të shumënduarshme qe po i japin kahje te qëllimshme duke aluduar me një" moto famëkeqe" të sajuar pikërisht nga  disa figura të apostrofuara shumë herë e të cilat ketë pohim e bëjnë duke përgjithësuar qashtjet si alibi për veten por edhe për tjerët si me rezervë (sepse derisa ishin bashke dhe hanin në një pjatë gjithçka ishte e kjartë dhe ne rregull, por pas shkurorëzimit sikur u katandisen duke etiketuar me lloj lloj emrash e epitetesh njeri tjetrin, edhe nga vendoret dhe ndërkombëtarët se gjoja kjo gjykatë do merret me krimet e UÇK-së nuk qëndron?

NUK QENDRON  dhe ska njeri qe mua mund të ma ndryshon mendimin sepse këtu bëhet faj për individ, sesi për formacione apo grupe ushtarake  dhe e tillë do jetë edhe  puna dhe veprimtaria e asaj gjykate, por mua me brengosë diçka ma e madhe: Ku janë dhe ku ishin te gjithë politik bërësit e Kosovës te cilët nuk shikuan rreth vete ne ato kohëra dhe te marrin një shembull; Kroacinë, edhe vet armikun tonë, Serbinë te cilat para opinionit ndërkombëtar u arsyetuan se kanë themeluar gjykata te tilla qete merren ekskluzivisht me krime te tilla dhe  ia dolën këto probleme ti zgjedhin ne shtetet e veta?

Sa kriminel serb ka dënuar gjykata  e tillë e Serbisë deri me tani për krimet e kryera ne ish Jugosllavi (Kroaci, Bosnje, Kosovë) dhe ka alibinë e vet para botes se po merret me te tilla probleme? Politik bërësit Kosovar sikur ishin të pa kohë dhe te zënun për të analizuar dhe ndërmarre diçka te tillë, apo edhe si thotë populli merreshin me veprimtari te tilla dhe ia ndërsenin vetes të qenat dhe te paqenat ne forma te ndryshme e mase tepërmi duke u krekosur dhe lavdëruar se po kryenin "veprimtari patriotike", pa kurrfarë satisfaksioni as mëshire. Edhe ne librin e famshëm, Kuranin shkruan: për atë çfarë i lutesh zotit të të jap, Engjëjt përcjellin porositë, por Zoti për të këqija nuk ti plotëson kërkesat deri ne tri here, ndërsa për te mirat te paren herë (së paku kështu e interpretojnë predikuesit).

Andaj edhe institucionalistet dhe politik bërësit tanë me kushtëzimet e ndërkombëtarëve, kushtimisht po e them sepse ia kthyen gryken vetvetes duke shkelur mbi gjakun e derdhur, duke injoruar gjithçka (drejtësi, gjyqësi, ligj) vetëm për qëllime te veta individuale duke u pasuruar ne kurriz te popullit, me krime e korrupsion andaj edhe ia mundësuan tjetërkujt te merret me neve me qashtjet e tona te bëma e të pa bëma, apo edhe  vetëm të shpifura , pra  e kërkuam vet dhe tani duhet ta shijojmë?

Askush nuk na ka faj, fajin e bëmë vet dhe pavarësisht çmimit duhet ta paguajmë por jo duke përgjithësuar dhe shtrembëruar te vërteten për qëllime e alibi  të ndryshme individuale nuk qëndron. Lufta e UÇK, ata te cilët ranë në altarin e lirisë ka qenë e drejtë e pastër dhe ketë ska forcë as bazë qe mund ta mohon apo edhe i jep karakter tjetër, ndërsa kolektivizimit për qëllime alibish apo satisfakcionesh te individëve ua pafshin hairin se nuk qëndrojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat