Shtatë shqiptarët e aksionit

Opinione

Shtatë shqiptarët e aksionit

Nga: Dorëxhepi Më: 21 korrik 2017 Në ora: 11:50
Ilustrim

I kemi pasur burrat e odave. I kemi pasur të urtit dhe pajtimtarët. Pleqnarë dhe trima të pathyeshëm...

Por sot, përkundër burrave të lartpërmendur, hasa në shtatë shqiptarë mendimtarë, gjykues dhe njerëz të aksionit të cilët nuk rrinin me duarkryq por vepronin.

Ja pra ndodhia e sotshme:

U ula në një bahçe restoranti, me hije të thella dhe porosita kafen. Ca tavolina më tutje, shtatë shqiptarë bisedonin politikë dhe si njerëz që veprojnë, herë u çonin në këmbë herë rinin ulur. Një parim marramendës ekzistonte në mes tyre: Nuk çoheshin të gjithë menjëherë! Ani të shohim bisedën e tyre:

Flokëkuqi:

-T... ka përparua shumë... dhe nuk mbaroi fjalën se Qeloshi u çua në këmbë dhe duke shti njërën dorë në xhep (sikur donte të vërtetohet që e ka aty) dhe ia krisi një të sharë:

- Ooo jav q.fsha nënën krejt atij populli se pisa kishin qenë!

Kaçurreli ia priti dika tjetër:

-Jo, jo F... është më e fortë në të gjitha anët!

-Ahiiii F... – ia priti Kryekauni duke u çuar në këmbë. I shkundi pantallonat dhe dorën në xhep ( dita që do të shanë): He nënëloken atyre në p... se ma m.ta skish pasur në botë dhe e tundi pak dorën e “nxënë”.

Sarillëku deshi të tregohet më i mençur andaj foli me zë disi të qetë:

-Mos shani hej se askush s’po dini sa unë! Unë lexoj portale dhe e di më së miri se D... s’ka të barabartë! As ekonomikisht as ushtarakisht!

Kokëtuli sikur me plogështi u ngrit në këmbë, i rrasi të dy duart në xhepa dhe pas një tollovitje të “almiseve” u vu në aksion:

-Hej more sariçko, unë atij D-ëit tënd ia q. auradin se ma tutësa skish pasur. Një ndihmë u tutën me na e dhënë!

-Leni të sharat se as na nuk jemi më të mirë! As A nuk është lule për t’i marrë erë, - u çua në këmbë dhe krup, dorën në xhep sikur për t’ia ndërruar shpejtësinë dhe palli më tutje: - Na lanë në lloç as andej as këndej he nënë e babë atyre!

Atje, më duket i shtati nga ta, u çua dhe ia lëshoi një të majme (natyrisht duke shti dorën në xhep). Hajt se po iu q. robt të gjithëve me rend...

Nuk di nëse i shau bashkëbiseduesit ose popujt e shtetet për të cilët bisedonin. Reagfim pati vetëm nga Sarillëku (natyrisht duke shti dorën në xhep) që ia lëshoi një “mos ma ha k...”

Në ndërkohë njëri ia përmendi emrin e një politikani shqiptar...

Nuk prita më; u çova dhe ika. Ishin lloji i ca shqiptarëve që reagojnë ashpër. U kënaqën duke shti duart në xhepa.

Njerëz të aksionit se jo mahi!

PS

Mos thoni pastaj se kokat më të mençura të botës nuk e kanë prejardhjen tonë, sidomos të xheparoshave!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat