Industrializimi i mendjes, refugjatët, popullistët, terrorizmi dhe e majta!

Opinione

Industrializimi i mendjes, refugjatët, popullistët, terrorizmi dhe e majta!

Nga: Enver Visoka Më: 22 korrik 2017 Në ora: 16:28
ilustrim

Si çdo herë mbrëmave dhe fundjaveve rri në terasë. Lexoj ose shkruaj. Phi!,ndonjëherë e pyes veten pse e bejë këtë. Në romanin e fundit kam investuar dy vite,dy vite kam jetuar në një botë tjetër. Në një botë me njëdritare nga e ardhmja,nga mund të shihësh gjurmët e një jete që një ditë po te mos ishte e shkruar shumë shpejt do të harrohej.Gjurmët e kronikave brenda kornizave të politikbërsve,proceseve të egra të revulicionit teknologjik dhe shumë dimensioneve tjera marramendëse që e anashkalojnë dhe tjetërsojnë jetën e njeriut,e nga një herë do të thosha e sjellin deri në vijën e kuqe të zhgënjimit,rezignimit,smundjeve fatale qëperciellen me mbi peshë në trup dhe ne psikë,gati e hiq nuk lënë gjuremë. Në fokus mbeten sipermarrësit e mdhenj që prodhojnë për mendjen dhe trupin ushqim industrial.Dhe çdo gjë tjetër mbetet nën hije,ku vazhdimisht mrizon mosdija,hutia dhe pasioni i egër i një jetës së kotë të një mase të gjerë të papunëve dhe i atyre me të ardhura në kufi të ekzistencës.

"I gezohet dikush ardhjes se refugjateve?" Ishte pyetja ime me të ngritur te telave me gjemba.

Përgjigja atëherë dhe sot ishte e thejshtë;"po!". Të pasurit do të pasurohen edhe më shumë,ndërsa të varfërit do të varfërohen dhe shkretërohen nga urrejtja. Shtresa e mesme do të ngushtohet dhe ngadalë do ta zë karrikën e fundit.. Ndërsa të ardhurit nga golgota do të integrohen në ato punë të rënda që asnjë vendas i rritur,në ato shtete ku kanë arritur ata,nuk i kryen me aq pak para sa ndoshta mund të arrish disi të paguash qiranë dhe të jetosh dy ose tri ditë i pavarur.

"Tjetër kush,kush mund t´i gëzohet ardhjes së tyre?" Ishte e njëjta pyetje atëherë dhe sot!

Ppopulistët patën dhe do të kenë dhe korrë-shirje të majme politike.Do të zënë vende në këshilla dhe parlamente.Ndoshta do të krijojnë ministri e pse jo edhe kabinete qeviritare...

Kush tjetër nuk pajtohet me ardhjen e tyre?

Masa e gjërë i sheh fajtorë ata për shkatërrimin e tregut të punës,sigurisë dhe për çdo gjë tje tjër që i takon përditshmërisë.

Masat e ministrit të brendshëm gjerman para një viti a lehtësuan jetën e qytetarëve?

Ato si të tilla që ishin,jo vetëm se përbenin një koncept masash të jashtëzakonshëme,por me të dy këmbët shkelinn kushtetuten e vendit. Siguria nuk mund të arrihet me masa të tilla drastike,e as me investim dhe përzgjerim në forcat e sigurisë. Ajo arrihet me një investim gjithpërfshirës të shteteve te BE dhe te SHBA-ve në planin e politikës së jashtme brenda kordinatave të tokave para shpërthimeve të konflikteve apo luftërave.

A mund te mbrohen qytetaret nga sulmet terroriste?

Kjo është e veshtirë të mirret me mend nëse nuk ka kordinim politiko-ushtarak në vendet ku kanë shpërthyer veç konfliktet.

Këto dhe shumë pytje tjera që nuk do të kishin të ndalur po të mos i largoje nga mendja të japin ta kuptosh më meirë natyrën e egër njerëzore,natyrën e interesave gjeopolitike dhe egersinë e tyre.Dridhjet dhe shembjet dhe çdo gëj tjetër që çon kah rimkëmbjet. Këtë natyrë nuk e kanë të gjithë organizmat (duke i lenë anash njeriun, dhe ata organizma tjerë grabitçër)

...Dhe papritur njeriu i merr lakmi një familjeje të madhe mjellmash tek renditen njëra pas tjetrës në kulmin e një shtëpie. Të një kulmi shtëpie?! Po,ajo ishte esenciale. Ato kishin zgjedhur atë kulm shtëpie njerzish,ku i kishin përforcuar këmbët karshi qiellit të hapur. Nuk munda ta ndaja shikimin prej tyre. Jeta sociale e tyre ishte shumë e përsosur se ajo e njeriut. Ato çdo mëngjes shihen në të nëjjtën vi,brenda përëbrjes etnike i kanë edhe disa sorra,me të cilat si duket kuptohen shumë mirë.Territori i globit është mjaft i madh dhe ka vend për të gjithë...Në ato momente mu kujtua filozofja Hannah Arendt.... Katrahurat nëpër tëcilat njerzit kanë kaluar.Shoqëria kosovare e zhytur në korrupcion, duke çaluar rëndë pa një të majtë politike.Dhe në fund,krejt në fund si groteskë më del "Ministria e dashurisë" së Orvellit pa asnjë dritare. Ruana zot nëse vazhdohet të ndjehen njerezit të humbur dhe të paprespektivë nëse do të zgjidhnin të ishin pjesë e një të majte,pjese pra e nje krahut të lehtë të Roza Luksenburgut.

Revulicion në kuptimin klasik kuptojmë permbysjen e një pushteti me dhunë. Këtu do të thosha të ndalemi pak dhe të marrim në herë fryme,pa frike se dikush mund të na quaj të këtillë ose të atillë. Revulucion apo revulucionare është çdo ide,çdo thirrje paqësore që në morfologjinë e të menduarit politik e social sjell ndryshime rrënjësore karshi gjërave të hargjuara apo të tepruara. A nuk janë p.sh. idetë e Papës Francisko revolucionare? Rehabilitimi i priftërinjëve të përjashtuara nga kisha katolike në shtetin nga ai vjen,dhe thirrja e tij për një përkuushtim më të madh ndaj njeriut,duke e ngritur njeriun mbi kapitalin,çka është më se reale për mendimin revulucionar të kohës,flet për një rishikim prapa,duke e thirrur nga e kaluara vetëm atë pjesë të shendoshë të së mirës njerzore. Kjo shumë kujt nuk do t´i pëlqente dhe shumë teolog do ta quanin atë ana tjeter e medales së Marksit. Mos u friksoni nga kjo,zhvillojeni të majtën,sa ajo nuk është zhvilluar vetë,se përndryshe një ditë ajo do ta hajë të djathtën dhe siç ka ndodhur edhe më parë; pas gjithëprocesit ta hajë edhe vetën!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat