Partitë politike para se të bëjnë koalicionet për qeveri - duhet të tregojnë të vërtetën

Opinione

Partitë politike para se të bëjnë koalicionet për qeveri - duhet të tregojnë të vërtetën

Nga: Besim Malota Më: 24 korrik 2017 Në ora: 22:38
Besim Malota

Situata politike paszgjedhore në Kosovë, është gjithashtu me interes për të gjithë shqiptarët, në Kosovë, Shqipëri, shqiptarët në të gjithë trevat shqiptare në Ballkan, shqiptarët në diasporë, dhe deri këtu përtej Atlantikut në Shtetet e Bashkuara.

Megjithëse, nuk kam autorizim dhe nuk jam unë ai që përfaqësojë shqiptarët e përtej Atlantikut, por kam të drejt për të reaguar, se çdo shqiptar, mbasi kohët e fundit pas thashethemeve se koalicioni midis Partisë Demokratike, Iniciativës Kosovare dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mund të kërkojë ndihmën e deputetëve serbë në formimin e një qeverie të re.

Duke parë reagimet e ndryshme këto ditë në rrjetet sociale nga SHBA, nga shqiptarët e Amerikës, përfshirë edhe liderët tanë që njihen gjerësisht në botën shqiptare, për rolin e tyre historik, dhe në kontributin që dhanë ndaj Kosovës, veçanërisht gjatë luftës, mund të them :”Se e ardhmja e Kosovës si shtet i lirë, i pavarur dhe sovran – mbas 11 Qershorit 2017 është në rrezik nëse shqiptarët nuk arrijnë numrin magjik të 61 deputetëve, dhe formojnë një qeveri duke u kufizuar nga Lista Serbe.

Por sido që të jetë Partitë politike në Kosovë, më parë se të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re, duhet të tregojnë të vërtetën, mbi koalicionet e tyre. Sidomos, ato koalicione që nevojiten vetëm për të bërë numrat me pakicat par Listën Serbe. Mbasi cdo koalicion me serbët për momentin është shumë i rrezikshëm, për të ardhmen e Kosovës. Ngase duhet parë me kujdes, tani pse Lista Serbe, është “tmerrësisht” e uritur, pas 11 Qershorit, të hyjë në qeveri dhe të bëjnë kualcion edhe më krahun e luftës, të cilën dihet botërisht se ata duan ta shofim vetëm pas hekurave të burgut.

Serbët në veri të Kosovës së pari morën pjesë në zgjedhjet komunale në vitin 2013, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit të lehtësuar nga BE që synonte normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Gjithashtu, edhe vitin e kaluar serbët që jetonin në veri, morën pjesë për herë të parë në zgjedhjet e Kuvendit, vetëm me thirrjen pra e thënë pak më popullorce me “izmin” e Beogradit.

Listat e tjera që garuan për vendet e rezervuara për serbët në zgjedhjet e 11 Qershorit, edhe ato u tha se vijnë nga Partia e Pavarur Liberale e Sllobodan Petroviçit dhe Iniciativa Qytetare për Prosperitet e Sllavisha Petkoviç, pra janë të gjitha të lidhura me partitë e tyre nacionaliste në Beograd, dhe burimet financiare i kanë atje.

Mirëpo, tani që shqiptarët e Kosovës duhet të formojnë një qeveri koalicioni me së paku 61 deputetë shqiptarë, duhet të merren vesh mes vetit, se përndryshe, e ardhmja e Kosovës si shtet sovran është i rrezikuar rëndë, nëse nuk gjendet “solucioni” i kësaj formule, ose vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja. S’ka zgjdhje tjetër!

Mbasi e vetmja gjë që Shteti i Kosovës, të tregojë se di të bëj shtet e qeveri për Kosovën e pavarur të lirë e sovrane, duhet të jetë tërësisht i lire dhe i shkëputur deri në pikën “0” nga Serbia dhe ndikimi që Serbia ka ndaj serbëve të Kosovës, të cilët automatikisht në cdo zgjedhje marrin 20 vende në parlamentin 120 vendësh të Kosovës.

Kujtoni se Serbia ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, madje vetë ne jemi dëshmitar që në sa raste ata e kan penguar, njohjen ndërkombëtare të Kosovës, përfshirë OKB dhe UNESCON, edhe tani kur Kosova, kaloi pothuajse 10 vjet në liri. Serbia, vazhdon të mbetet e përkushtuar të mos njohë pavarësinë edhe kur 115 nga 193 kombet e Kombeve të Bashkuara e kanë bërë këtë që nga 17 shkurti 2008.

Serbët, dhe aleatët e saj si rusët, kinezët, greket, bjelloruasia, e tjerë, nuk mund të besohen kur flasin për të ardhmen e Kosovës, të cilën qeveria serbe e quan në mënyrë të rrejshme si "Djepin e Serbisë", duke nënkuptuar se Kosova është djepi i kombit serb, bazuar në një fitore mitike në Betejen e Fushë Kosovës, me vrasjen e Millosh Kopiliqit. Një luftë kjo e zhvilluar krahas shqiptarëve, kundër Ushtrisë së Perandorisë Osmane të Ushtrisë në vitin 1389 në "Fushën e Zogut" në Kosovë.

Duke parë edhe kurthet historike serbe në Kosovë, duhet parë me shumë kujdes dhe asnjë palë nuk duhet të bjerë në “grackën” e Beogradit, me koalicionin sidomos atë me Listën Serbe. Duke ditur se :”Çfarë do të kishte qenë një Qeveri me Listën Serbe, e udhëhequr kjo nga Sllavko Simiqin, e cila mezi po pret dhe po fërkon duart, duke parë se kush po e thërret eja nga ne .…!

Ngase edhe formati i krijimit të qeverisë me pakicat, do të pranojë më pas edhe kushtet, që pastaj janë jo pak të hidhura për Kosovën dhe të kushtueshme për të ardhmen e saj”. Kur dihet mirë gjithashtu se Lista Serbe, e cila është duke qendruar mbas Beogradit, është ajo që me t’u futur në qeveri – ka thën se mund ta ndalojë formimin e Ushtrisë së Kosovës. Serbët e Kosovës, 7 parti që janë bër bashkë në koalicion, dhe janë duke pritur “thirrjen” për të hyrë në qeveri me PAN-in, i cili, nuk i ka numërat e duhur për të krijuar qeverinë e re.

Dhe, me këtë rast thuhet se edhe oreksi tyre është shtuar, aqsa tani ka zëra nga Prishtina se “ ata duan të marrin dhe Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, çka do të ishte humbje më e madhe për Kosovën………”

Kosova, duhet të bëhet me një Qeveri sipas një marrëveshje me përbërje të gjerë, dhe shteti të funksionoi normalisht, ashtu si dëshiron edhe populli i Kosovës, që votoi kështu me 11 qershor, dhe cdo koalicion du het të tregojë të vërtetën.. Mbasi dinte se të gjitha Partitë Politike Serbe, në Kosovë varen nga mbështetja e Beogradi, dhe bëjnë vetëm se çfarë u thotë Beogradi .

Shqiptarët, tani e kanë momentin të tregohen të zgjuar dhe se me të vërtet punojnë për Kosovën dhe jo për interest e tyre personale apo partiake. Nëse është e vërtetë se politikanët serbë në Kosovë, janë të ndarë më shumë se kurrë, atëherë kush në Kosovë duhet të jetë më i bashkuar se kurrë, vec shqiptarëve sot. Shqiptarët, është rasti të shfrytëzojnë , rastin e asja ”ndarjes” në thonjëza, mes serbëve të Kosovës, e cila thuhet se është më e theksuar se kurrë, kontribuar nga zyrtarët në Beograd që kanë vendosur të japin mbështetjen e tyre vetëm në Listën Serbe, duke thënë se të gjithë kandidatët e tjerë po punojnë kundër Serbisë dhe janë nën kontrollin e plotë të shqiptarëve.

 "Ata po blejnë njerëzit tanë në mënyrë që ata të mund të krijojnë ushtrinë e Kosovës", tha presidenti Aleksandar Vuçiç për mediat në Serbe muajin e kaluar. "Një grup po kontrollohet nga Ramush Haradinaj, një tjetër nga Hashim Thaçi dhe njëri është i kontrolluar nga një ambasadë e huaj(aludimi mund të jetë për ambasadën e SHBA në Prishtinë). Ajo që është e rëndësishme është zgjedhja e sa më shumë deputetëve të listës serbe në mënyrë që ata të jenë në gjendje të marrin një vendim për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Ky është thelbi. " Çështja e ushtrisë së Kosovës është ajo që është ngritur edhe drejtpërdrejt nga Lista Serbe, në fushatën e tyre. "Ndoshta fëmija, kushëriri, fqinji juaj do të vishet me uniformë të ushtrisë së Kosovës që ata do të donin të vendosnin, t'u jepnin armë dhe pastaj të përdorin një armë tjetër për t'i shtyrë ata për të shkuar në Kosovën e veriut apo në një vend tjetër ", tha kandidati i Listës Serbe Branimir Stojanoviç në një tubim elektoral në Graçanicë më 2 qershor."

Është obligim ynë t'u tregojmë atyre jo, sepse nuk e kanë formuar ushtrinë në tre vitet e fundit vetëm për shkak të nesh dhe Ata nuk do ta krijojnë atë në të ardhmen. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat