Letra e Presidentit të Serbisë- Definicion për asgjë!

Opinione

Letra e Presidentit të Serbisë- Definicion për asgjë!

Nga: Ngadhnjim Sopjani Më: 25 korrik 2017 Në ora: 15:15
Ngadhnjim Sopjani

Presidenti i Serbisë e paska shkruar një letër as mish as peshk që as nuk qartëson por as nuk turbullon asnjë çështje, një mish-mash fjalësh që nuk bindin askë dhe nuk nxisin asgjë, nëse e lexon këtë letër që i ka çmendur disa lider e analist shqiptar se Serbia më në fund i paska ra vetit mas, e kupton se është po ajo Serbi, madje edhe me e rrezikshme se ajo qe i frikësoheshim dikur.

Serbia duhet ta pranoj fajin e jo te kërkoj ta ndaj fajin me viktimën e vet, ata na pandehin të padijshëm, andaj e kanë kuptuar që nuk mund të na pushtojnë me TENKA por mund të na blejnë, si pasoj e rritjes se tyre ekonomike e ushtarake, siç pat thënë një zëvendëskryeministri i Serbisë para do kohe!

Serbia ka qenë kolonialiste ne këtë vend, kjo është ajo çfarë duhet Serbia t'ia bëjë të qartë vetes, pra opinionit te saj, e nga ky pikëvështrim të nis dialogu apo kërkimi i të vërtetës që vetëm Serbia nuk po dëshiron ta kupton. 

Serbia ka okupuar historinë tonë, token tonë, duke filluar nga emërtimet e fshatrave deri tek mbytja e vet-njohjes dhe vetëbesimit tonë kolektiv si Shqiptar të Kosovës por edhe ne përgjegjësi shkatërrimin e shqiptarëve ne ish-Jugosllavi...

Shiko se ku prek?

Përmend vetëm Lidhjen e Prizrenit si pikënisjen e qenësisë shqiptare, si për ta betonuar që shqiptaret nuk paskan më shumë histori dhe përpjekje se sa para 1878's, s'përmend mesjetën dhe princërit arbëror me në krye baben tone nacional Gjergj Kastriotin qe mbrojti Evropën edhe ata vet, s'përmend kryengritjen e Pjetër Bogdanit, nuk përmend shtetin e parë të Arganonit 1190–1255, apo atë te shtetit e Arberit 1272–1368, ky ndalet tek ne fundin në shekullit te 19, duke na paraqit jo vetes por opinionit serb si popull i vonshëm dhe i pa formuar! 

Kjo letër tingëllon si vet-mjaftim për veshet e Evropes që pret pak zemërgjerësi nga Serbia qe s'lësho pe, por ne ket deklaratë/letër qe i ngjason je rrefimi gjysmak para priftit (serb) sesa një platformë për zgjidhje, nuk ka shije zgjidhje por arsyetim dhe gajret-dhënje për ata si popull shtypës, se nuk jemi te dobët por as te fortë, kemi bërë ca gabime por edhe ata kane bërë!

Kush?

Ai që mbrohej apo ai qe sulmoj vrau dhunoj dëboj eksperimentoj me fatin e një populli të tërë!

Letra e fashistit Vuqiq nuk thotë asgjë, nuk mbron asgjë nuk sulmon asgjë, pervec se kërkon situatën asgjë qe te mbeten gjerat ashtu si janë, definicion për asgjë! 

E vetmja e vërtetë këtu duhet ta themi, ne shkrimin e tij është se Serbia ka ec përpara, shumë ka ec, ka arritur te pamundurën, duke na dëshmuar që na mundin jo veç me fashizëm por edhe me punë dhe përkushtim ndaj vendit të tyre....vetëm ne këtë pikë duhet të marrin shembull politikanet tanë te pa aftë dhe hajna qe zhveshur krenarinë para armiqve dhe miqve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat