Guri me gurin nuk flet, por neve na duhet një unitet

Opinione

Guri me gurin nuk flet, por neve na duhet një unitet

Nga: Ragip Guraziu Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:23
Ragip Guraziu

Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë, që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova  atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i  mungojë  lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kanë kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë  jetën  në robëri, tani pasi e kemi sadopak të shtrenjtën liri....

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve  serbë ,që mijëra vjet kishin ngritur kokë lartë,i shuan dëshmorët, martirët e lirisë tani në amshim. Qindra vjet babë e gjysh koçakë, nga  korbat e Zi, ardhacak të Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës, vrasje , masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90-ta , që Serbisë ju futë frika në palcë, dhe tek atëherë dolën me deklaratat e tyre se''shqiptarët e ndëgjojë, si trashëgimi mijëravjeçare zotin e shtëpisë, dhe kjo i frikonte ata pasi kishim një unitet popullore derisa filloi Lufta e UÇK-së.

Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për krijimin e Qeverisë së re,pas zgjedhjeve parakoshme parlamentare të 13 qershorit  janë të arsyeshme Beogradi zyrtar ka fituar që nga dita kur është aprovuar pakoja e Ahtisarit.

Këto dilema dhe shqetësime  barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka eskaluar të gjitha mundësitë e një  marrëveshje në mes subjekteve politik që sipas mendimit tim presidenti I Kosovës,Hashim Thaçi do PAN-I në pushtet ja automakisht të shkohet në zgjedhje të reja,pa bë zgjidhje.

E pakthyeshme dhe se integriteti territorial i pakontestueshëm dhe sovraniteti i padiskutueshëm” ,kështu thanë ekipi negociues i Kosovës me Serbinë, në krye me kryeministrin e atëhershëm, Isa Mustafa.

Atëherë u shtruan pyetjet nga qytetarët, në cilin sovran bën pjesë Veriu i Kosovës?!

Në këto bisedime teknike siç u quajtën, kemi  qenë në dijeni se këto bisedime do të përfundojnë politike. Ka qenë qartë e ditur që më parë se kjo që ndodhi tani, çoi opozitën në bllokimin të Kuvendit të shtetit të Kosovës dhe u pa si u nis dhe si përfundoi, por nuk e ditëm tani si do t’i kthehen realitetit dhe në binarë të duhur në këtë situat që jemi,dhe po na pret 3 gushti për formimin e Qeverisë së re tani.

Ish-kryeministri Mustafa që po garantonte se në këto bisedime nuk ka humbur Kosova asgjë, duhet të ulë gjakrat dhe duhet të bisedohet me opozitën gjithsesi e jo me lejuar që të na përqesh e gjithë bota dhe aq më pak nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve.

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës  së  Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë   herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Dilemat dhe shqetësimet e qytetarëve të Kosovës për krijimin e Qeverisë së re, dita-dietës, po hup besimin, duke qenë në dijeni se vonesat e institucioneve të Republikës së Kosovës, nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, Serbia do të blejë kohë dhe kjo shkon në favor të saj?!

Beogradi zyrtar, kjo gjendje e jona momentale për momentin ka eskaluar aq shumë, sa nuk ka mundësi për marrëveshje ndërmjet pozitës dhe opozitës, për të formuar organet e reja shtetërore, edhe se të gjithë po falënderojnë subjektet politike, por  punët nuk do ecin mirë, inatet kanë filluar që kaherë, edhe pse këto zgjedhje të parakohshme parlamentare u cilësuan si nga vendorët po ashtu edhe nga ndërkombëtaret, si ma të mira deri më tani, tani po e gëzojnë Serbinë dhe Beogradin, po presin ''hallakam'' në Kosovë...

Po kush po mundohet të ''prishë'', imazhin e këtyre zgjedhjeve?!

Një po dihet; Serbia me Rusin, dhe  kundërshtarët tanë, po edhe ne vendorët po kontribuojmë në këtë aspekt për të keq edhe ma shumë se kundërshtarët tanë, që Serbisë po i konvenon kështu për blerjen e kohës për aspiratat e veta, dhe deri diku ja ka arritur, shi serbet e veriut sa përfituan nga këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

 Këto dilema dhe shqetësime sa i përket formimeve të institucioneve të Republikës së Kosove, të dala nga këto zgjedhjet  të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, po barten te qytetarët e Republikës së Kosovës, gjegjësisht votuesit që kanë menduar se votën e tyre të shenjtë e kanë adresuar në vendin e shenjtë. Dhe kanë një arsye shumë të madhe ku gjendja momentale ka mundësi edhe të eskalojë, që këtë e dëshirojnë vetëm kundërshtarët e Republikës së Kosovës, dhe po me duket edhe një pjesë e institucioneve tona shtetërore, që janë të joshur me pushtet e tani ju ka ardhur koha të dorëzohen, dhe të kontribuojnë si opozitar.

ish-opozita këto shqetësime të bisedimeve mes Kosovës- dhe Serbisë, i ka pritur me rezervë, dhe shumë kritika dhe kjo është arsyeja, se tani po vije në pushtet, Ta provojmë bile një mandat?!

Pakoja e Ahtisarit na kishte treguar rrugën e Kosovës?!

Lufta e popullit shqiptar të Kosovës për liri e demokraci, për dije e dritë, ka një histori të gjatë e të lavdishme, tragjike dhe heroike njëkohësisht. Ajo është pjesë e pandashme e historisë së popullit shqiptar për liri e bashkim kombëtar, për zhvillimin dhe përparimin, për shtetin ligjor të qytetarëve të lirë e të barabartë.

Serbia dhe miti serb, i përkrahur edhe nga Akademia e Shkencave të Serbisë, asnjëherë nuk e lë rehat Kosovën, shi për këtë, duke pretenduar se 'zemra' e tyre është Kosova!

Në rast se kemi rrëshqitur, kemi rrëshqitur me Pakon e Ahtisarit, pasi e kemi pranuar dhe që iu mundësohet enklavave serbe të kenë lidhje horizontale me këtë farë decentralizimin që iu mundësua serbëve të Kosovës të bëhen me komuna aty ku ka enklava, edhe pse janë minoritet e që këtë privilegj nuk e shijon asnjë minoritet, qofshin shtetet rajonale, ballkanike, evropiane apo edhe botërore. Këtu nuk po llogaritim vetë shtetin serb, tri komunat e Luginës së Preshevës me shumicë shqiptare, pa i llogaritur shqiptarët që jetojnë në Beograd, e që ka nja dhjetë herë më shumë sesa serbë në tërë Kosovën, dhe nuk e kanë këtë privilegj sa serbët që jetojnë në Kosovë. Por, jam i sigurt, qind për qind, se këto privilegje as për së afërmi nuk i kanë as minoritetet e tjera në vetë shtetin serb.

Me këto provokime dhe me barrikada nga serbët e veriut të Mitrovicës, e që unë jam shumë i bindur se këto barrikada ishin të organizuar nga mbeturinat kriminele të Milosheviqit dhe strukturave udhëheqjes nga Beogradi, kriminelët të cilët kanë kryer krime në Kosovë, nuk do të kenë dobi, sepse tani e tërë bota është përqendruar dhe e ka kthyer kokën nga veriu i Mitrovicës dhe kthim prapa nuk ka. Kështu së paku ka garantuar Qeveria dhe strukturat e tjera politike të shtetit të Kosovës.

Por, edhe një gjë duhet ditur të gjithë ne dhe të tjerët që janë këtu për sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues. Se, në fakt, Kosova, sipas asnjë dokumenti kushtetues të vitit 1974, nuk ishte 'pjesë integrale e Serbisë nën sovranitetin e kësaj njësie federale'. Kosova ''ishte njësi konstituive - njësi federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë dhe vetëm si e tillë në bazë të prezumcionit konstitucional 'të interesit të përbashkët' të Kosovës dhe të Serbisë ajo si 'corpus separatum', me sovranitet të vetin politik dhe kushtetues, ishte dhe në kuadër të Republikës së Serbisë''.

Rusia nuk ka më ''kaçik'' për konflikte

Në këtë moment, unë mendoj, NATO-ja, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë metoda të tjera të zgjidhjes së problemeve në veriun e Kosovës dhe nuk besoj se do të përsëritet konflikti i armatosur i Serbisë me NATO-n, por as Rusia nuk ka më ''kaçik'' për konflikte, pasi veç është në konflikte me tërë botën.

Ëndrrat e Serbisë dhe kriminelëve  serbë ,që mijëra vjet kishin ngritur kokë lartë, i shuan dëshmorët, martirët e lirisë tani në amshim. Qindra vjet babë e gjysh koçakë, nga  korbat e Zi, ardhacak të Karpateve, me dhunime e gjak, dëbime nga trojet e Kosovës,vrasje , masakrime, e shumë e shumë të tjera që na ndodhën neve shqiptarëve, mu nga Serbia e ndihmuar edhe nga Rusia, tani u shuan me luftën e UÇK-së që i parapriu qëndresa e vetëbesimi që nga vitet e 90-ta , që Serbisë ju futë frika në palcë, dhe tek atëherë dolën me deklaratat e tyre se ''shqiptarët e ndëgjojë, si trashëgimi mijëravjeçare zotin e shtëpisë, dhe kjo i frikonte ata pasi kishim një unitet popullore derisa filloi Lufta e UÇK-së.

Siç ka nevojë njeriu për njeriun, po ashtu ka nevojë edhe pozitë e opozitë, që të bisedojnë, krijojnë një unitet. Pasi në Kosovë flitet shqip, marrim frymë shqip, veprojmë shqip, etj. Kosova  atdheu ynë i shtrenjtë, i shenjtë, nuk guxon t'i  mungojë  lira dhe te rri mbyllur në kafaz. Mijëra vjet Kosovës në kokë i kan  kënduar korbat e zi, tani nuk e dojmë  jetën  në robëri, tani pasi e kemi sadopak të shtrenjtën liri....

Autori është gazetar-analist i pavarur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat