Jam gjallë

Opinione

Jam gjallë

Nga: Mimoza Krasniqi Më: 27 korrik 2017 Në ora: 19:40
Mimoza Krasniqi

Nanë, e di që tani kur kjo letër është në dorën tënde, unë amaneti yt jam shumë larg prej aty.

E di Nanë, që nuk ke me besu,madje ke me mendu që është njëra nga shakatë e mija me telefon.
Nanë, e di që kam lindur në kohën e duhur por jo edhe në vendin e duhur. Qysh e vogel e kam kuptu që heronjë të vërtetë janë njerëzit që gjejnë forcë me jetu me një shpi, aty ku

Nana mungon. Shtëpija, ajri, e jeta e kësaj bote je ti nanë. Qielli e toka janë të vogël në krahasim me buzëqeshjen tënde.

E di Nanë, sa shumë ke qeshë kur unë si katër vjeçare të kam pyetur; nëse bota sillet atëherë pse shtëpija jonë rri gjithmonë në të njejtin vend. E di sa shumë je gëzu për secilin sukses që e kam sjellë në shtëpi. Faleminderit Nanë, që nuk mke rrit si femën mekanike, që nuk mke rrit me idenë e gatimit të pites si sukses të jetës e as me idenë që bota sillet rreth parasë.

E di Nanë, që shumë herë nuk mke kthy përgjigjje po veq mke pa në sy kur unë si e çmendur kam fol për padrejtësitë e kësaj bote.

Sa herë kam qajtë para Tv-së kur kam pa qindra fëmijë nëpër botë që vdesin me shprehjen" krejt kam me i kallxu Zotit".

Nanë, tani unë jam në qytetin që nuk flen kurrë, është i njejtë sikur zemra jote që nuk flen kurrë, ti e di sa herë jemi fjalos kur unë tkam fol për mundësin e ikjes në Amerikë, aq shumë e dashuroj Amerikën sa që në grupin tonë të shoqnisë njëri nga amantet e mija si për shaka ka qenë; nëse vdes pa shku në Amerikë më varrosni me flamur të saj. Nuk është lehtë me jetu në mesin e njerëzve që në vend të ujit pijnë gjak, e as në mes të njerëzve që të shohin si copë mishi sa herë del prej shpisë. Vrasje pa asnjë arsyje, vrasje për një copë toke, dhe vrasje për me i tregu tjerëve që unë lëre që vras por as në burg nuk hy, se kam pare ose dajën ministër.

Nanë nuk po du me qenë pjesë e këtyre njerëzve. E di që mke rrit me shprehjen; "mos u bo si ata", por Nanë pse ata asnjëherë nuk u bonen si Na. Nanë, në airoport e pash shoqen me të cilen jam rrit, jo vetem zemra por edhe ftyra i kishë ndryshu, pse mke than që njerëzit që e shkelin buken i vret Zoti, e pashë që kjo nuk kishë ndodhë, e unë në mesin e gjërave qe pata marrë me veti ishte edhe një fotografi e jona të kapur për dore, aq të lumtura ishim aty. Nanë, aty e kuptova që njerëzit jo vetëm zemrën po edhe ndërgjegjjen e kishin shitë shumë lirë.

Nanë, ti se di sa shumë kam qajtë kur i kam vendos gjërat në çantë. Atë ditë, shikova me shikim burrëror edhe pse jam femër dhe përshpërita lamtumirë
Vitrinën me libra nanë e di që nuk ke me prek; se shpesh mke than që shpija pa libra është si nata pa dritë ,por kam me kujtu sa herë mke bërtit; boll lexove, a do me u qorru.

Fotografinë e diplomimit e lash, e di që herë ka me tu shtu malli, herë mërzia e herë dashnia, po të lutem nanë shko në dhomën tem njejt sikur unë jam aty e pyetem se qka po boj.

Nanë, mos harro sa herë që ka ndeshje reali, mem thirr telefon e mem ngacmu nëse humb, njejtë qysh ma ke bo kur kam qenë në shpi.

Nanë, me tregu të vërtetën shumë herë jam mundu me kuptu idenë që shpija ku je lind e rrit nuk është e jotja e as shpija ku ki me shku te burri nuk është e jotja. Krejt vonë e kam kuptu që shpija jem është lirija që ma ke jap ti. E di që tash kur po i lexon këta rreshta ke mem than si gjithmonë kush je ti me ndryshu boten. Unë nuk jam revolucioni, se nuk ndryshohet bota nanë,kur je vetëm. Më vjen keq Nanë, që shumë herë je kan e detyrume me i dëgju llafet ;" kur po e marton qiken" ose " a gjeti qika punë" . Krejt ndalen në këtë vend veq llafet kurrë.

Po nanë, kam me punu edhe pastruese e ato para kam me i dërgu për secilen familje të varfër atje. Po nanë kam me u martu, e fëmijët e mijë kanë me i tregu botës për mu.

Nanë,kam me i mësu fëmijët me fol shqip në mes të New Yorkit, e kurrë nuk kanë me u bo si "ata" që e flasin gjuhën e huaj. Nanë, nuk po du me qenë pjesë e jetës së një popullit ku krejt mirren me politikë edhe asgjë nuk kanë arritë përmes politikës. Nuk po du me qenë pjesë e njerëzve që vdesin për bukë por dasmën e bëjnë më madhështoren në Evropë. Nuk po du me qenë pjesë e femnave që asnjë libër nuk e lexojnë por bëhen të mençura kur është fjala për fli e burrë, e as e atyre tjerave që përmes trurit në prapanicë arrijnë atje lart.

Nuk po du me qenë pjesë e njerëzve që rrahjen e gruas e kanë normale e as e atyre që konceptin e lumturisë ua mësojnë vetëm djemve. Nanë, gjatë udhëtimit u mërzita, ti e di sa shumë mërzitem kur qëndrojë për një kohë në të njejtin vend, airoplani kishe turbulenca, e sa herë ndodhte kjo edhe ateistat i luteshin Zotit, e unë qeshja. E ata si për inat më shihnin me mllef pa e kuptuar se edhe vdekja larg atyre njerëzve ishe parajsë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat