“Njeriu intelegjent” Milazim Krasniqi thirret në të kaluarën e kompromiseve të Dr. Ibrahim Rugovës

Opinione

“Njeriu intelegjent” Milazim Krasniqi thirret në të kaluarën e kompromiseve të Dr. Ibrahim Rugovës

Bardh M. Nengurra Nga Bardh M. Nengurra Më 9 gusht 2017 Në ora: 09:09
Milazim Krasniqi

Shqipfolesi i njohur Milazim Krasniqi, i vetpromovuar si poet, shkrimtar dhe "mësues i madh" i profesionit të gazetarisë, kohëve të fundit na u shfaq edhe si menalok duke na këshilluar se si të sillemi në situata të caktuara, se si tu përshtatemi rasteve.

Ne emisionin KOMITETI te Berat Buzhala, Milazim Krasniqi mes tjerash kah fundi i emisionit thotë: ..." njeriu mençur i parashikon ndryshimet dhe rreshtohet në kahun e duhun. E vërtetë ! Sidomos kur është i mençur si Milazim Krasniqi , koka e të cilit ka mbi 40 vite që është aq e mbushur me mend sa vazhdimisht duhet t'u jep mësim e këshilla të tjerëve . Vazhdimisht ! Sa bukur e me cfarë shkathësie e stërvitje MM e ka mësuar artin e përshtatjes, kameleonizmit.  Une e përgëzoj këtë kameleon shqipfolës me formë njeriu , që e flet shqipen, që thirret se është shqiptar e që , në realitet , është e keqja ma e madhe që kulturalisht ( pasi Milazimi është mësimdhënës i gazetarisë në fakultet ) i ka ndodhë Kosovës në këtë fillim shekull ! Personalisht e përgëzoj Milazim Krasniqin jo për gjë tjetër , por për faktin që kësaj radhe i flet ndërdija dhe me ose pa dashje e pranon vet që është shumëftyrësh, një njeri që ia mbanë kah fryn era, sikur thotë ajo fjala e popullore.

Urime, o Milazim Krasniqi , ti turpi i fisit tim që pranove që je nji specie që kundërmon keq dhe padurueshëm ngado që të paraqitesh me ato mendimet e tua të cekta e tinzare, perfide dhe shpesh edhe bizare e të liga skajshmërisht. 

Milazim , e din dhe e pranon edhe vet që je Njeri që shkon KAH FRYEN ERA , që do methënë se je njeri tejet i lig ,  i pa ndërgjeshëm e pa karakter . Për mungesë ndërgjegjeje e karakteri njerëzor të njeh një popull i tërë . Ti Milazim Krasniqi me familjen tënde ka pothuaj dy dekada që jeni të kycur e të strukur në strukturat e politikës së Kosovës ,  përmes PDK-së , SHIK-ut dhe BIK-ut . A din ti me familjen tënde të turpëroheni ndonjëherë ?!! ...

Ti Milazim je aq i "zoti " , aq mjeran e shpirtzi, sa këtyre ditëve me vapën përcëlluese në vend që të mirresh me deklaraten banale te resë tënde , nuses së Memlit, ministrit, me deklaratën e saj të ulët e përplot fekalje që mund dalin vetem nga bytha e një lope kur qkulavet pasi të ketë hangër barin e brymosun (se asnjihere nga goja e një njeriu të dinjitetshëm e të një femre të fisme nuk mund të dalin mendime të tilla aq të pakuptimta e të ndyta ) t'ia tërheqësh vërejtjen publikisht duke u distancuar nga e reja yte injorante , që aq banalisht ofendon mërgimtaret ( jam ndi edhe unë shumë i ofenduem , pasi jam mërgimtar pa fajin tim qe 28 vite bashk me familjen  time prej 35 antarve ) , ti si " njeri i mencur " edhe këtë here kqyre andej "kah fryen era" , duke parashikuar ndryshimet dhe të bëhesh gati të rreshtohesh duke kërcyer siç din ti në kahun e duhun.

Andaj ,në vend që së bashku me at Memlin, djalin tand rrugaq, ta thoni mendimin e juaj per nusen e djalit, ti Milazim i drejtohesh publikisht nji femne tjetër, Teuta Rugovës , duke e këshilluar atë se si duhet të veprojë e të sillet si "babai" Ibrahim Rugova, që ti e ke dashur aq shumë! 

Ti Milazim dikur jo shumë moti pasi pave kah fryen era arrite të bahesh edhe redaktor i " KOMUNISTIT " i periudhes së Rrahmon Morinës së bashku më Agim Malën, mu në periudhen kur Serbia e Sllobodan Millosheviqit e shkatërrojë autonominë e Dardanisë (Kosovës) dhe nuk lente shteg jete në Dardani (Kosovë) per popullin shqiptar.

Ti Milazim që deri me vitin 2005 fole terr e zi për Ibrahim Rugovën , tash kur të duhet hija e tij për karrierën e djalit tënd në politikë e lavdon atë tashmë të vdekur , duke ia perkujtuar vajzës së të Shejtit të Dardanisë , Ibrahim Rugovës , se si baba i sajë paska qen njeri i kompromiseve dhe i numron shumë nga ato kompromise të tij, gjithmonë me tendencën që ta bindesh Teuta Rugovën se edhe ajo duhet të shkoj rrugës së babës se sajë të famshem. 

Te baj kompromise. Për interesat e djalit tënd, Memli Krasniqit!

Ti e këshillon Teuta Rugovën të bëj veprime qe i konvenon klanit mafioz antishtetnor të tri partive të KOMANDIRAVE që u bashkuen nën singlen PAN , e që dorën në zemer të konvenon edhe ty Milazim K...

Ta përkujtova më lartë se askush nuk ka folë ma zi e terr për Ibrahim Rugovën deri në vitin 2005 se që ke folur ti , dhe me këtë t'i arrite ta marrish edhe detyrën e kryeislamistit të Kosovës , detyrë kjo që pat qëllim e synim rrënimin dhe shembjen mizore të SHQIPTARIZIMIT PROPRENDIMOR të Dr. Ibrahim Rugovës. 

Nuk kemi harrue fare se si ti Milazim Krasniqi dhe BIK-u mallkuet Ibrahim Rugovën për Katedralen në Prishtinë. 

Ti Milazim K... u bëre një nga figurat kryesore në krijimin e klimës antinjerzore e antishqiptare të nacionalizmit musliman dhe tan kohën me rrjetin e muslimanve të rinj ke shërbye e shërben si polici morale e bazuar në SHEIRAT per ta zhbi frymën " kaurre " nga Kosova. Mos kujton ti MM që janë harruar veprat tua të frymës antishqiptare që i bëre si një mercenar tipik ndaj popullit shqiptar ? Jo , Haxhi Milazimi,  Jo ! 

Nëse është ngrënë pitja , ka mbetur tepsia !

Në rrugën e theqafjes shumë luftëtarë të ISISIT nga Kosova , pasi ua shpërlan trurin hoxhallarët dhe islami politik i Arnautllakut , për të cilin kontribut të jashtëzakonshëm ke dhanë edhe ti , ideologët tu Abdi Baleta ,  Hysamedin Ferajt, Olsi Jazexhi  etj. Jo vetëm zëdhënës i islamit politik në Kosovë për interesat e Turqisë erdoganiste e të islamit global, por ti ishe njëherit edhe njifar zëdhënësi i PDK-së.

Pra Milazim K... ti që ke qen si kal i Trojës në strukturat fillestare të krijimit të LDK-së që , si  " njeri i mencur " dhe "i nteligjent"  e gjete momentin e duhur dhe ia ktheve shpinën LDK-së, e pastaj me shkrue zi e terr per Ibrahim Rugovën, tash çka po ta merr mendja që përseri nuhate rastin e duhun , sepse shef ndryshime me at trurin tënd të nji specie shëmtime ... , a mendon se do kalosh pa u hetue se cilet janë qellimet e tua të liga e të poshtra kur i drejtohesh aq urtësisht e butë vajzës së njeriut qe e ke mallkue njihere jo shumë moti për Katedralen e Prishtinës ?! Jo o Milazim K... ti trus e rri aty në at strofullin tande islamike dhe të PDK-së kriminele e mos i ndaj leksione fëmijve të njeriut që ti i ke sha, dhe që edhe pse ka vdek e nuk jetonë më , ti frikësohesh nga veprat kolosale dhe porositë e Tij , ashtu si frigohet lugati nga Kryqi.

Merru edhe me atë familjen tande dhe thuaju femrave të familjes se me sha mërgimtaret është turp e krim. Është poshtërsi dhe idiotizëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat