Mos e dëgjo Meron, Edi

Opinione

Mos e dëgjo Meron, Edi

Nga: Kimete Berisha Më: 9 gusht 2017 Në ora: 13:58
Kimete Berisha

Mero Bazes nuk i pengon pse qeveria e Serbisë e ka ministrin e saj special për Kosovën, ndërsa po don m'u tranu pse u përmend që Edi Rama do ta bëjë ministër të jashtëm një shqiptar nga Kosova.

Idenë që shqiptari nga Kosova të bëhet ministër i jashtëm i Shqipërisë, Merua e quan delirante. Çdo gjë patriotike ai e quan idiote dhe delirante.

Në editorialin e tij të fundit (që i ka siguruar 5 Like), Mero Baze e këshillon popullin shqiptar që mos ta marrin seriozisht Edi Ramën e paszgjedhjeve, sepse ai veç po argëtohet me shqiptarët, po tallet, sa për ta shtyrë verën.

Për Edi Ramën mund të thuash se po duket si pjesë e stafit të 'National Geographic', ose si fotograf i lirë i turizmit që s'ka lidhje me politikë, ama s'mund të thuash se e ka gabim. Sepse, Edi Rama nuk po tallet me shqiptarët, siç thotë Mero në editorialin e tij, por Edi Rama po ua jep shqiptarëve atë që e kërkojnë, dhe që e meritojnë.

Jam shumë e sigurt se fjalët e mia i merr seriozisht, prandaj e lus Edi Ramën që ta caktojë një ministër nga Kosova, thjesht për sharm, nëse jo për inat të askujt (në mua mos të llogarit për asnjë post, se nuk dua.

Ne të Kosovës nuk ua kqyrim 'prejardhjen' shqiptarëve, a janë ata të Preshevës, të Malit të Zi, të Maqedonisë, apo të Shqipërisë, nuk i kemi ato komplekse, për neve krejt shqiptarët janë një...sepse janë Një.

Qe, Albin Kurti është 'me rrënjë' nga Mali i Zi por askujt s'i pengon ky fakt. Përkundrazi 

Nexhat Daci, Rexhep Qosja, Mehmet Kraja...ajo 

Alma Lama, që e ka ndërtuar karrierën e saj politike ekskluzivisht mbi urrejtje ndaj shqiptarëve myslimanë, dhe Kosovës nuk i ka penguar që ajo të jetë ambasadore e Kosovës në Itali.

P.S. Mero Baze në editorialin 'Englendisja paszgjedhore e Edi Ramës', thotë:

'Edhe më tallëse ngjan ngjyrosja kuqezi e qeverisë së ardhshme, apo ideja se do të marrë ndonjë ministër nga Kosova. Këtu argëtohet jo vetëm me emrat, por dhe me patriotët delirantë që lëshohen e duan një tjetër nga Maqedonia, një nga Mal i Zi dhe një nga Presheva. Një tallje pa kripë dhe tërësisht jo serioze'.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat