Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë shndërruar në një poligon ushtarak!

Opinione

Medvegja, Bujanoci dhe Presheva janë shndërruar në një poligon ushtarak!

Nga: Mr.Sc.Refik Hasani Më: 12 gusht 2017 Në ora: 11:45
Mr.Sc.Refik Hasani

Banorët shqiptarë nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës në vazhdimësi ka një  psikozë, kan dro, ankth se do të ju ndodh  ndonjë e keqe nga nga forcat serbe veçmas vijës gjatësorë të kufirit administrativ. Forcat e shumta serbe  që janë të përqendruara krejtë përskaj shtëpive të tyre, ku kanë ngritur edhe baza të vërteta ushtarake në komunën e Medvegjës në Malësi të Bujanocit dhe përqendrimi t tyre mbi qytetin e Preshevës te vendi i quajtur Livadhi i Shehut. Kulmi i ksaj storie është baza ushtarake Cepotin afër qytetit të Bujanocit shtatë kilometra dhe 15 km larg kufirit tokësor me Kosovën, kurse me Bullgarin afër 30 km dhe përafërisht po aqë kilometra me kufirin me Maqedonin.Për shkakë  që shumë lehtë disa serbe mund të hakmerren mbi popullatën e pafajshme dhe të pambrojtur nga askush ku këto  vendbanime shqiptare dhe janë  me,,veshë në krahë ” siç thotë populli. Këtyre ditëve dominon dhe gjithnjë është  në rritje të  drojës, frikës dhe ankthit  se çfarë dhe si do të ndërmirret nga organet e shetit  serb përgjat këtij kufiri.  Për t’u mos u përsëritur golgota e dëbimit të shqiptarëve si në Krahinën e Çamërisë në Greqi,në Krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e Serbisë do të duhej  të vjen një mision faktëmbledhës me mbykqyrje të përhershme nga forcat e NATO-s apo të OKB-së.

***

Beogradi,parreshtur shton bazat në këtë krahinë shqiptare me një strategji të madhe afër trekëndëshit Kosovë-Maqedoni-Bullgari. Këto forcat janë elitë si të  armatosura, paramilitare forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë, policinë kufitare,rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës. Këto forca jan shtuar veçmas me rastin e tërheqjes së administratës dhe të gjitha llojeve të armatimit dhe atyre ushtarake nga Kosova në qershor të vitit 1999. Me rastin e miratimit të deklaratës së Pavarësisë nga Parlamenti i Kosovës dhe njohjes Ndërkombëtare të shtetit të Kosovës banorët e brezit kufitar Serbi-Kosovë thonë se vrehen forca të shtuara Ushatarako-Policiore,veçmas në vendbanimet që kanë mbetur pakë shtëpi në disa lokalitete të:

Komunës së Medvegjës,

Malësisë së Bujanocit dhe

Brezit kufitarë të Preshevës që kufizohen me Gjilanin.                                

Popullata shqiptare që kanë mbetur nuk bënë  të jenë  largë syve të opinionit pa kurrfar përkrahje ku me banorë që jetojnë. Si i’a dalin dhe çfarë halle kan. A thua kan preokupim si të mbijetojnë apo i bren frika nga prania jo e tepërtë e forcave serbe por stërngarkesa me numër enorm të ushtarëve dhe arsenalit të madh të armatimit ku lirisht mundë të thuhet se janë në një gjendje  me një gatishmëri të lartë luftarake. A mundë të flite fare për liri të lëvizjes në kët Rajon jo të vogël por të trazuar nga forca të mdha të ushtrisë dhe gjandarmësisë. Si mundë të ndihen ato pakë nxënësa që shkojnë në shkollë kur droja te to dominon më shumë se gjthçka tjetër. Si mundë ta tejkalojnë psikozën e frikës dhe të ndodhjes së diçkaje të keqe që një ditë edhe ato pakë banorë të ikin si që thotë populli ynë ,,pa kapuçë në krye’’ dhe të strehohen kudo qoftë por sa më largë këtyre forcave  vetëm e vetëm mos të mendojnë të jetojnë nën krismat, vrigllimat të armëve dhe poligoneve të shumta.

-Cepotina,

-Sitilia në Malësi të Bujanocit dhe

-Livadhi i Shehut mbi qytetin e Preshevës.

Kjo Krahinë deri kur vërtet  do ti përngjajë një poligoni të hapur të tipiti si një mobilizim i pa shpallur  që vështirë mundë të krahasohet  jo vetëm në Serbi por në këtë pjesë të Ballkanit. Po, të zhvendosurit shqiptarë a thua si të kthehen në këto kushte kur mungon gjithçka e mbi të gjitha sigiuria e lëvizjes, infrastruktura  dhe  investimet për kthimin e të zhvendosurve. Përse nuk diskutohet në tri Kuvendet Komunale të:

-Medvegjës,

-Bujanocit dhe

-Preshevës.

Këto tema duhet të shtrohen, ngriten edhe në nivel të Qeverisë dhe Parlamentit Serbisë,disa lokalitete të brezit kufitarë është prezentë një pasiguri e madhe. Baza ushtarake Cepotini në fshatin Borec  shtatë km afër Bujanocit është që i përngjan bazës Amerikan Bondstil të Sojevës në Ferizaj. Në këtë bazë jan vendosur disa qindra ushtarë, ka pjesëtarë të xhandarmërisë, forcave speciale sipas nevojës edhe pjesëtarë të policisë ,,të cilët do të vendosin siguri në Jug të Serbisë’’. Objekti shtrihet në një sipërfaqe prej 35 hektarësh dhe është i pozicionuar në një vend strategjik ku mund të vëzhgohet kufiri administrativ me Kosovën, Maqedonin dhe Bullgarin. Kjo bazë në rast urgjent edhe intervenimi do të jetë më i shpejt. Ndërtimi i bazës ushtarake që kap vlerën rreth 1 miliardë e 300 milion dinarë. Kjo bazë  është ndërtuar sipas standardeve Evropian dhe qëllimi i saj është që të ofrojë sa më shumë siguri në Krahinën shqiptare të mbetur nënë administrimin e Beogradit !!!. Kjo bazë është ndërtuar prej materialit statik dhe  shumë të fortë kurse dy bazat të tjera si ajo Sitilia në Malësinë e Bujanocit që është mbi qytetin e Vranjës dhe Livadhi i Shehut mbi qytetin e Preshevës jan baza më shumë të kuptimit gjysmë montazh dhe këto forca mundë të lëvizin më shpejtë në rastë nevoje!. 

Ushtria Serbe, do te duhej të tërhiqet nëpër kazerma

Nëse vazhdon Beogradi, këtë krahinë ta mbush dhe plotëson me forca të ushtrisë, armatim dhe të hapë baza ushtarake do të mbjellë  frikë, psikozë te vendasit. Beogradi me këto baza ushtarake do të jetë një një shtet policoro-ushtarak kështu nga këto tri Komuna të banuara me shqiptarë për disa dekada do të zvoglohet numri i banorëve vendas  shqiptarë. Nga prania jashtëzakonishtë e madhe e forcave Serbe që në Kosovë kanë bërë kërdi në popullatën e pafajshme gjatë luftës 1998-99 dhe 1999-2000-2001. Do të duhej shumë shpejtë që një mision faktëmbledhës të vjenë me detyra të caktuar për vëzhgim dhe krijimin e lirisë së lëvizjes nëse që ato pakë banorë që kanë pranuar të jetojnë edhe nën psikozën e frikës apo të kthehet dikush nga të zhvendosurit, nëse vazhdohet vështirë se kthehet dikush por edhe ato që janë duke jetuar më njëqindë zore. Këto gjëra janë alarmante për çdo kendë .Sikur të ndodhte me pakicën Serbë të Kosovës besojm se do bëhej zhurmë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-ës. Kurse për shqiptarët në këtë krahinë asgjë prej asgjë sikur nuk është duke ndodhur. Tërheqja e armatimit dhe rikthimi i të gjithë arsenalit ushtarak, duhet të kthehet nëpër kazerma kjo është edhe sipas Marrëveshjes tekniko-ushtarake në Kumanovë më 9 qershor 1999 dhe sipas marrëveshjes se Konçulit të vitit 2001. Është një konstatim nga terreni që ushtria dhe arsenali luftarak që posedon Beogradi, nuk është kthyer nëpër kazerma që nga koha e tërheqjes së këtyre forcave nga territori administrativ i Kosovës në muajin qershor 1999. Frika aqë më e madhe bëhet me prezencën e madhe të bazave ushtarake, poligoneve të ndryshme për ushtrime dhe arritjen e gatishmërisë luftarake kur i ksaj i shtojm mungesën e realizimi të drejtave dhe lirive të njeriut dhe kolektive. Nuk kemi përparim në të drejtat e njeriut dhe kombëtare të shqiptarëve, në përdorimin e gjuhës dhe simboleve kombëtare dhe të arsimimit të lartë në gjuhën amëtare. Në përfshirje dhe përfaqësimet e shqiptarëve në administrat publike, në sistemin bankar, në hierarkin dhe zingjirin komandues të policis dhe përfaqësimeve tjera të nivelit qendror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat