Liria vdekjeprurëse

Opinione

Liria vdekjeprurëse

Nga: Lirim Gashi Më: 12 gusht 2017 Në ora: 22:50
Lirim Gashi

Kosova e pasluftës nuk vuan nga ngërçi politik ngaqë nuk është më foshnje njëmujore që ka probleme me intolerancen ndaj qumështit, por nga metastazat e kancerit parapolitik, kësaj qasjeje arkaike ndaj shtet-ndërtimit që si një fantazmë gllabëruese dhe e ngecur në kohën e gurit, sorollatet në kokat dhe zemrat dashakeqe të '' elitës së injorancës'' në pushtet dhe si bishë e çmendur e gllabëron çdo tentativë për të lëvizur nga pika zero.

Disa çlirimtarëve të vetëshpallur të kësaj Republike sikur nuk po u mjafton përgjakja që ia shkaktoi fashizmi serbo-madh këtij populli, andaj po garojnë me njeri tjetrin ashtu të shpërndarë në të gjitha organet vitale të partive politike dhe shtetit sikurse metastazat e kancerit per t'ia shkaktuar edhe një gjakderdhje të brendshme në tru dhe zemër dhe për ta realizuar definitivisht misionin e fashizmit serbo-madh me përpikëri maksimale.

Ndryshe nuk mund të shpjegohet ky zell i turpshëm për t'i mashtruar me karota makijaveliste ithtarët e politikës së odave dhe tregjeve (pazarëve) për qëllime pushtet-marrëse dhe pushtet-mbajtëse.

Mjafton që të krahasohet zelli me të cilin i shpërndajnë zemergjerësisht premtimet për të ardhur në pushtet, me zellin për t'i shkelur të njëjtat kur vijnë në pushtet, e sidomos me zellin për llogaridhënie dhe përgjegjësi kur e keqpërdorin pushtetin, për ta kuptuar se fjala është për hohshtaplerë pakurrizor që për realizimin e interesave personale, partiake, klanore e fisnore janë në gjendje të shkaktojnë luftë vëllavrasëse dhe të shkelin mbi kufomat e viktimave. 

Këta të vetëshpallur dhe vetë-kremtuar çlirimtarë jo vetëm që s'kanë dije e vullnet për ta udhëhequr si duhet shtetin, por s'kanë as synime të dinjitetshme, përkundrazi këta janë dëshmuar që moti si shkelësit më brutal të dinjitetit të njeriut në të gjitha variacionet, andaj vetë fakti që në vend se ta shijojnë qiellin nga dritaret e Dyzit ende janë në pushtet dhe në garë për ta mbajtur me çdo kusht dhe çmim të njëjtin, flet për gjendjen alarmante të nivelit të vetëdijes në shoqërinë shqiptare.

Të dashur vëllezër e motra : Kaluan 18 vite nga bombardimet e NATO-s dhe bombat çlirimtare që përmbanin uranium vdekjeprurës të kamufluar si dhuratë humanitare për popullin e pambrojtur të Kosovës. Nga kjo dhuratë zemërgjerë e gjahtarëve të humanizmit e pësuan nga kanceri vdekjeprurës shumë fëmijë e të rritur, në kushtet më mizore, kur shëndetësia njësoj si infrastruktura, shteti dhe shoqëria, ishin të rrënuara për toke, andaj shtrohet pyetja asnjëherë e pa parashtruar së paku zyrtarisht deri më tani '' Ç' kërkonte uraniumi në këto bomba''?

Nëse qëllimi i gjahtarëve të humanizmit ishte shpetimi i popullit të pambrojtur shqiptar nga vdekja e shpejtë atëherë pse na lanë mbrapa tonelata të tëra të uraniumit vdekjeprurës?  

Për ta zëvendësuar njërën vdekje me tjetrën? 

Për të vdekur më ngadalë dhe për ti vuajtur pasojat me dekada e shekuj, apo për të vdekur në liri dhe pavarësi laboratorike duke brohoritur '' faleminderit miq të dashur që na sollët lirinë vdekjeprurëse??!!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat