Pluhuri i harresës, nuk vlen për hero!

Opinione

Pluhuri i harresës, nuk vlen për hero!

Nga: Ilir Dugolli Më: 17 gusht 2017 Në ora: 12:24
Ilir Dugolli

Se dëshmorët dhe heronjtë e kombit nuk vdesin, nuk dëshirojnë ta dinë, vetëm naivët dhe të krisurit. Vdekje, nuk konsiderohet kur një njeri, i cili mbrapa frymës së tij të fundit të kësaj jete, e len, një bagazh të pasur, kombëtar, kulturor, apo human. E aq më shumë, kur ai njeri, i cili kontribuon për një të mirë të përbashkët të popullit tij, me aktin më sublim, atë të faljes së jetës. Vdekjet e tilla, mund të konsiderohet vetëm në aspektin konceptual dhe fizik, por jo edhe në aspektin esencial dhe noumenal. Përpjekjet e njerëzve, për të bërë diçka mirë, në kohën kur siç thotë populli “hahej nga një kokërr pasuli”, nuk ishin edhe shumë të shpeshta. Ato mungonin në masë të duhur, por jo të jenë të munguara tërësisht.

Është një mundësi e mirë, që përmes rrjeteve sociale të shpalosen bukur shumë materiale nëpër gazeta “online”, e faqe të ndryshme të internetit, për të gjetur materiale edhe të kësaj natyre. Tani më, nuk ka censurë leximi, sikur në kohën e heroit Fazli Greiçefci, kur pushteti okupator serbo-jugosllav, ndalonte çdo gjë shqiptare.

Rastësisht duke shfletuar së lexuari “online”, “GAZETËN NACIONAL” e cila është e Përditshme, Kuturore, Artistike dhe Informative, vërejta një shkrim shumë interesant, që kishte të bënte me Fazli Greiçefcin dhe i cili ishte i ndarë në katër pjesë. 1. Dorëshkrimi i një kënge, 2. Të dhëna historike, 3. Poeti dhe 4. Kënga e Fasli Greiçevcit. Autor i shkrimit ishte prof.as.dr. Anton Papleka, dhe në gazetë ishte në rubrikën “Studim”, e Diel, 16. Korrik. 2017. Titullohej; “Fasli Greiçevci, martir i vërtet i flamurit kuqezi”.

Autori shkruante,se diku ka fillimi i viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, tërë materiali që ishte në ambientin e Shtëpisë së Kulturës në qytetin e BajramCurr, duhej të largohet dhe të bartet në Pallatin e ri të Kulturës, të po atij qyteti. Në tavanin e çatisë së objektit të vjetër dhe të sa po zbrazur, kishte gjetur, disa numra të vjetër të revistës letrare “Nëntori”. Veç atyre disa numrave, kishte gjetur edhe disa këngë folklorike të vjetra shqiptare, dhe një shkrim që siç e quante autori “të zverdhur”(sigurisht nga vjetërsia), që ishin të daktilografuara dhe në fund të sajë dy, tre rreshta të dorëshkruara, që tregonin, se autori i kësaj letre, nuk ishte njeri i pendës (lapsit), por i përdorte veglat e punës...

Letra që tani më z.Papleka e kishte në dorë, ishte e shkruar nga, një ndër punëtorët shqiptar të Kosovës, të cilët ishin me punë në Përmendim. Kishte të shkruar një këngë që i buronte nga zemra me plotë mall dhe dhembje. Kishte mbrri deri aty, për tu botuar dhe publikuar në revistën letrare “Nëntori”. Fatkeqësisht, letra nuk përmbante asnjë emër e mbiemër të autorit, bile as nënshkrim personal. E tëra që ishte, në fund të letrës (si duket dikush nga punëtorët e redaksisë së revistës), shkruante; “Mendoj të punojmë me kujdes dhe shkurt për këtë ngjarje”. Kjo këngë shkruan autori, mendoj se nuk është kënduar ndonjëherë  më parë, për shkak të censurës së hekurt që ishte. Kjo kishte të bënë, me vrasjen e mësuesit atdhetar dhe poet Fazli Greiçevcit, me 17 Gusht 1964. Bile autori, emrin e  jep, sipas letrës së “zverdhur”, “Fasli Greiçevci”. Pastaj duke shkuar edhe më tutje, ai ruan autenticitetin e letrës së “zverdhur”, duke i quajtur edhe toponimet sipas letërshkruesit. P.sh. shkruan “Kumaran” në vend se të jet “Komoran”, “tomobil”, në vend se të shkruhet “automobil”, “izër”, në vend se të jet “yzër”.

Në tekst përshkruhet jeta e organizuar dhe vepra atdhetare  e Fazli Graiçevcit. Kurse nga autori z. Papleka, bëhet përshkrimi i një njeriut atdhetar, mësues, poet, dhe pjestarë i organizatës ilegale, i cili mori pjesë në mbledhjen e  LRBSH (Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve) e cila u mbajt në Prishtinë , shtator 1963.

Fazli Graiçevci ishte edhe anëtar i Komitetit Revolucionar për bashkimin e shqiptarëve, të drejtuar nga Adem Demaçi, Kadri Halimi e Ali Aliu . Kjo organizatë kishte për qëllim bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet. Fazli Greiçevci ishte mësues, patriot, atdhetar, poet i cili la pas vete një sërë dorëshkrime (të cila disa nga to, veç janë të botuara), njeri përparimtar dhe vizionar për të ardhmen.  Njerëz të tillë, pushteti serbo-sallvë, nuk i dëshironte dhe nuk i duronte, andaj edhe përfundoi siç bëhet përshkrimi në këngën e mërgimtarit “X”!

Në këtë shkrim të profesor Paplekës që e lexova, më bërën përshtypje, shumë gjëra që ishin interesante, lidhur me heroin tonë kombëtar Fazli  Graiçevcin.  Fillimisht, ishte shkaku i objektit të ri të kulturës, dhe bartja e materialit ekzistues, nga objekti i vjetër. Informacioni nga një shok i autorit, se në tavan, nën çati, kishte diçka të vjetër dhe me vlerë, pa e ditur dhe njohur ndonjëherë më parë, se kush do to ishte ai person(protagonisti kryesor në letër), tendenca për ta botua menjëherë atë këngë dhe frika se nuk do ta botonin ..., dhe kulmore që ishte, ajo këngë e punëtorit apo punëtorëve, emigrant,(të asaj kohe) të cilët aq rëndë e kishin përjetuar rënien e mësuesit dhe poetit Fazli. Në fakt të gjitha këto që u thanë më lartë, dhe eventualisht ndonjë gjë tjetër të ngjashme, do të shtonin peshën edhe më të madhe vet heroit, dhe popullit shqiptar. Pse Fazli Greiçevci, Adem Demaçi etj, ishin aq të censuruar?! Çka kishte bërë ai, që dikush që ka shumë halle dhe brenga për ekzistencën e tij dhe të familjes, të gjejë kohë për të shkruar një këngë, që realisht bartte edhe rreziqe. Këto do të jenë pyetje hipotetike që realisht kanë esencë në vete dhe janë vlerëdhënse.

Tani dua të paraqes këtë këngë të autorit “X” për mësuesin Fazli Greiçevci, e cila këngë ka 166 vargje, dhe konsiderohet të jetë varianti më i gjatë deri më tani. Këtë këngë mund ta gjeni edhe duke i’u referuar informacioneve të lartshënuara. Teksti do të përshkruhet ashtu siç gjendet në gazetën e lartshënuar.

Kanga e Fasli Graiçevcit

Po këndoj kangë me kët shoqni

Për flamurin kuqezi

Na njet kangë si dojmë me këndue,

Nji arsimtari ia kem’ kushtue,

5          Vepren e tij për me përshkrue,

Vuajtjet e tij kah e kanë çue.

More shokë, ore vllazni,

S’flas unë sonte për biografi,

Se gjithkush këtë e di,

10        Çka ka ba vaki n’kët shqiptari.

Në mëngjes heret, dielli pa ague,

Fasli Greiçevci në kambë na u çue,

Në Zabrushev ai, vlla për me shkue,

Nxansit tonë me i edukuake.

15        Prej Prishtine lajmi asht shkue

E Faslinë per me takue,

Dy duer bashkë me ia shtrëngue,

Gjallë  dekë n’Prishtinë me e pru.

Për Faslinë në kambë janë çue,

20        Me të shpejtë janë fillue.

Hala dielli pa ague,

Në derë të Faslisë kankan shkue

Baba i tina në kambë na u çue

O hoshgjelldën! na u ka thanë

25        Si te ne që asht zakon

Hajdeni brenda u paska thanë

Nga një kafe me jau dhanë

Ata qena s’kan pranue

As s’po don mbrendë për me shkue

30        - Por Faslinë , ndijo këtu ta duem !

Baba Xhemë si asht kanë

N’dhomë te tina drejt po shkon

E Faslisë po i kallon

Çou, bre bir, në mujsh me u çue,

35        Ty Fasli janë tuj të kërkue,

As s’po donë mbrendë për me ardhë,

O Fasliu na u çue në kambë,

Ore babë, - i paska thanë

Ore babë, - ty me të kallzue,

40        Puna jeme ka mbarue,

Para do kohe e kamë hetue,

E Faslia i ka kallzue;

Me ditë të sodit je pa mue !

Por, ah babë, po ja banë

45        Mbasi nanë tha unë nuk kamë,

Amanet babë ty po ta la

Në ma faltë zoti mue ni djalë

Flamur emrin me ia lanë,

Se për të jetën jamë tue dhanë

50        Ai Faslia djalë drangue

Ai në derë kur kankan shkue

Mirëmengjesi !- po ia ban

E Faslisë çka i paskan thanë

Hajde djalë po ia bajnë

55        Në Kumaran sot kem me shkue

Kem nji mbledhje me u takue

Do probleme me i shqyrtue

Mirë Faslia e ka ditur

Në tomobil ai vet ka shkue

60        Kanë marr rrugën janë fillue

Në Kumarankur kankan shkue

Nji pushim paskan pushue

Për Prishtinë tek janë drejtue

Në Prishtinë kur e kan çue

65        Në nji dhomë të vogel e kanë ngujua

Ku as dritë nuk ka shikue

Ata të ligj në kambë janë çue

Edhe pyetsin si qen ja kanë çue

0 Fasli ti me me pranue

70        Çka ke lyp çka ke kerkue !

E Faslia nji rrem shqiptar

E due deken me faqe të bardhë!

Fyt për fyt shkon me tradhtarë.

Shumë prej nesh, vllahen janë shkue

75        Të drejtat tona na me i gëzua,

Për me i gëzua edhe na shqiptarët,

Siç i gëzon gjithë bota e mbarë.

Se na s’bashku kena luftue

As njanit të pa drejtë mos me ja ba.

80        E Faslia gja s’ka pranue,

Ah me zor dojshin me ngushtue

Hajde shokët ti me i kallzue,

Ti së bashku me ta çka ke punue !

Por Faslia nji djalë shqiptar,

85        Kurrnji fjalë s’jau ka thanë.

Kur i mshojnë djalit kamxhik

Aman e mbulon ai gjaku i tij !

Ah, në rryma e kanë çue

Si asht ma vështirë e kanë mundue

90        Por prap vetes i ka besue,

Kurrnji fjalë s’e ka nënshkrue.

Bukë as ujë nuk na i kanë dhanë,

Kah i pikë tambël i a kanë llëshue

Veç sa zemra mos me ndalue.

95        Por tha djali jetë ka ndrrue

Prej torturave qe e kanë mundue...

Ja, nji plan e kanë mbarue,

Në spital e paskan shkrue,

 Ali Sokolit i a kanë çue,

100      I thonë lelt ren me nënshkrue

Se ky djalë këtu jetë ka ndrrue.

Por Aliu nji rrem shqiptar.

Qofshi të poshtër, o barbarë,

E mundoni njikët komb shqiptar!

105      Prej nanës së madhe ky asht çue,

Të drejtat tona i ka kërkue.

Bash me revole për me më mshue

Kurrnji fjalë s’kam me nënshkrue!

As Haxhia s e ka pranue

110      Nji polic tek e kan lajmrue.

Hajde ti për me nënshkrue

Se në spital ky dje ka shkue!

Meiher qeni ka pranue,

N’at vend qeni ka nënshkrue

115      E Faslisë çka i kanë mbarue.

Copa e grima e kanë coptue

Në një arkë e kanë vu,

Mirë me thumba e kanë ngujua,

Në tomobil e kan ë ngarkue,

120      Kanë marrë rrugën janë fillue,

Në Kumaran po don me e çue,

Se në sokak kur kankan ardhë,

Baba para si ka dalë

E shtatë motrat i paska pasë,

125      Ah, të shtatat dalë j anë kanë

Fyt për fyt shkojnë me barbarë,

Se don gjenazen me e shikue,

Në çfarë gjendje e kanë pru.

Vezllat qeni ka urdhnue,

130      Me patrullë don me varrue.

Në vend familja e tina janë shkue

E në varrim e kanë çue.

Shumë do kohë paskan kalue,

Varrin e tij e paskan ruejtë

135      Se ndokush mos don me zbulue,

Ai Faslia fetën e ka dhanë,

Gruen me izër e ka lanë,

Mbas 9 muejsh i lindi djalë,

Flamur emnin ja kanë lanë.

140      Turkeshë grues i paskan thanë,

Për Turqi atë po e çojnë.

Shumë do ditë kur po kalojnë,

Telegram posta po çon

Telegram posta ka çue:

Ju shëndoshë se Flamuri jetë ka ndrrue!

Por askush s’e ka vërtetue

Se me të vërtetë Flamuri jetë ka ndrrue.

Ore shokë, ore vllazni,

Shumë ka bajtë kjo shqiptari!

150      Ah, bre vllahen me u kallzue,

S’ban tradhtarëve me u besue!

Qofshin të poshtër disa shqiptarë,

Ah, bashkëpunojnë me barbarë,

Shkelin të vetët, kombin shqiptar!

155      Aman, vllazën me u kallzue,

Sa shumë djem po na kanë shkue,

Sa kanë nisë me përparue,

Jeta e tyne me lulzue,

Na kanë lanë amanet me u shtrëngue,

160      Çka ka hjekë kjo Kosovë e shkretë,

Për nji pushkë janë rrehë dhjetë vetë!

Ore shokë, ore vllazni,

Sa të kemi ymër me jetue,

Ata djem s’mujmë me i harrue,

165      Se për ne jetën që kanë ndrrue:

Ata dritë deshën me na pru!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat