Miopia politike e Halil Matoshit

Opinione

Miopia politike e Halil Matoshit

Nga: Ismet Rashiti Më: 20 gusht 2017 Në ora: 09:05
Ismet Rashiti

Më rastisi ta lexoj një shkrim të shkurtur të publicistit, Halil Matoshi me titull « Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë heqë dorë nga përmbysja e rendit kushtetues », botuar në «Gazeta Expres» të datës 19 gusht të këti viti. Në fakt paraqitjet kontraverse të këti publicisti, tash « argat » në AAK, asnjëherë nuk i kam marrë seriozisht për shkak paraqitjeve diletanteske dhe miopisë politike të këti njeriu.

Vlersimet e papërgjegjëshme të Matoshit, më kanë shtyrë t’a rilexoj me vëmendje shkrimin e z. Albin Kurti. Për hir të opinionit, më duhet të them se askund në shkrimin e z. Kurti nuk kam vërjetur thirrje për përmbysje të rendit kushtetues. Ishte një mendim, i shprejur publik në përpjekje për të gjetur rrugën më të mirë, më demokratike dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës që të dilet nga kriza politike e shkaktuar nga PAN-i, pjesë e të cilit është edhe servili Halil Matoshi.

Në fund të fundit z. Albin Kurti, nuk ka asnjë arsye t’a « përmbysë rendin kushtetues », meqë tashmë dihet botërisht se pushteti është në duart e tij, i marrë në mënyrë demokratike nga vota e lirë e qytetarëve. Në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 11 qershor 2017, Lëvizja Vetëvendosje ka dalur subjekti më i vetuar në Kosovë. Po nga këto zgjedhje të vlerësuar si të rregullta, të drejta dhe demokratike, Albin Kurti ka dalur si udhëheqësi më i votuar në mënyrë krejt të lirë e demokratike nga votat e qytetarit. Matoshi dhe matoshët tjerë si Milazim Krasniqi, e kanë të kotë që me shpifjet e tyre t’a etketojnë Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë leniniste. Ata që e kanë lexuar mirë programin dhe orientimin politik të VV, duket qartë se kjo lëvizje politike ëshë socialdemokrate sikurse shume parti evropiane. Qëllimet e tilla reaksionare e destruktive nuk i duhen askujtë në këtë situatë. Është e drejtë e Matoshit, Krasniqit e ndonjë tjetri të mos jene pjesë e VV, po në asnjë rast nuk ështe e moralëshme të përpiqen ta etiketojnë me gjëra të paqena e tepër të ulëta. Aq më parë kur Lëvizja Vetëvendosje tash është përqafuar nga pjesa më e madhe e qytetarëve të Kosovës.  

Z. Matoshi, pse duhet ta përmbysë rendin kushtetues, z. Albin Kurti. Kundër kujt duhet t’a për mbysë këtë rend kushtetues, kur vet z. Kurti, kur në kushtet normale në një vend demokraci të zhvilluar rendi kushtetues do të zbatohej nga vet Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësi i saj, Albin Kurti!

Kjo propagandë sharllatanësh dhe thirrjet ugurzeza për shpikjen e « revolucioneve «, nuk i duhen Kosovës në asnjë mënyrë. Shkrimi dhe kërkesa legjitime e Albin Kurtit nuk është asgjë tjetër, përpos një përpjekje, në vargun e shumë përpjekjeve tjera për gjetjen e një rruge sa më më demokratike për dalje nga rruga pa krye, ku e ka futur PAN-i.

E keqja e krejt kësaj është se kapësit dhe të kapurit e shtetit për një dekadë e gjysmë, nuk po mund të pajtohen me fitorën demokratike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Albin Kurtit. Mbase kanë të drejtë të mos pajtohen për shkak gjynaheve të mëdha që kanë bërë gjatë këtyre viteve.

Nuk është Albin Kurti, as Lëvizja Vetëvendosje që po kërkon përmbysjen e rendit kushtetues, po në fakt ky rend kushtetues dhe vlerat e një shoqërie demokratike janë keqpërdorur e rrënuar nga përfiterët e ndryshëm sahanlëpirës që po i mbronë pa asnjë fakt. Në këtë rast si Halil Matoshi, ky humbas i madh në të gjitha periudhat!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat