Cilat janë sfidat që e presin kryetarin e ri të qytetit të Prizrenit! - Bota Sot
Cilat janë sfidat që e presin kryetarin e ri të qytetit të Prizrenit!

Opinione

E martë, 26 shtator 2017

Cilat janë sfidat që e presin kryetarin e ri të qytetit të Prizrenit!

Nga: Gent Gjini Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:09
Gent Gjini

Në prag të vigjiljes për zgjedhjet komunale, mbar Republikës së Kosovës populli respektivisht qytetarët e komunave, do të kenë mundesine te dalin në zgjedhje dhe te vendosin se kush do jete ai, dhe cili profil do të udheheq me mirë qytetet e Republikes se Kosoves, me programin më të mire dhe me koncepcionet dhe idet me te mira për qytetarët, dhe vendin Republikes se Kosoves.Kesisoji në kontekst të kesaj, edhe qyteti i Prizrenit do të percaktohet per kryetarin e ri, pikërsht po të këtij qyteteti  si nga popullatës, ashtu edhe teritorit shume i perafert me kryeqytetin e Kosovës pra Prishtinën.Por për, të mos pasur tendeca që te jem lokalist për qytetin e Prizrenit apo eksluzivitetin të ja jap qytetetit të Prizrenit, mendoj se zgjedhjet komunale po në këtë qytet si për qytetarët e saj që jetojnë, por edhe në nivel të gjithë vendit, do ta zejn vendin e veqantë te fokusit karshi zgjedhjeve me komunat tjera, të Republikës së Kosoves.

Kjo për një mori aryserash, dhe një mori sfidash që do te ketë kryetari i ardhshëm i qytetit të Prizrenit, me qellim që qytearit dhe vendit të bukur të qytetit të Prizrenit, si perla e ballkanit të ia jëp vendin e respektuar dhe të merituar si ne nivel si rajonal ashtu edhe ndërkombëtar.Shprehja e vjetër, në zakonin shqipëtar flet "pastroje filimisht shtëpine brenda vetes, pastaj jashtë saj" me këtë shprehje të vjetër kjo na nxjer mesazhe përmbajtësore, këtu duke aluduar në vet qytetin e Prizrenit.Pra, që ajo që ka nevoë te pastrohet brenda saj dhe më vonë ajo të shëndrit edhe jashtë kufijëve të Kosovës.

Mendoj se krytari i ri, ai që do vjen do të jetë koshient se këtë qytet të bukur, e presin gjëra për te rekopuruar, përmisuar dhe nevojës për reformimin ne aspketet e ndryshme.Këto, si në nivelin e trashgimisë historike, ne nivelin e politikës komunale, ne nivelin e mbrojtjes së natyrës, në nivelin e ndaljes së degradimeve të vendeve historike dhe restaurimit të tyre ne nivelin e mbrojtjes të pasurive botanike ujore, respekvisht me derdhjet e ujerave te zeza etj.

Kryetari i ri i Prizrenit, këto gjëra duhet i sheh para vetes në plaformën  zyrtare të udhëheqjes me Prizrenin, në investimet qe do i ndan për komponentet e lartëcekura. Por si komponentin, si më kryesor që prek drejtpërdrejt kualitetin e jetesës së qytetareve të Prizrenit, si pjese të ketij qyteti dhe taksapagues të saj, është problemi të quash edhe si gangrenë për nevojen për reforimimin e adminstratës komunale, qeverisëse.Këtë e them në vija të pergjithshme, se pse qytetarin e Prizrenit kjo, duhet ta preukupon më shumë.Admistrata komunale qeverisëse në qytetetin e Prizrenit, duhet të reformohet dhe të ju pershatetet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Prizrenit, me një adminstrate te profesionalizuar ku ka profile të duhura shkollore, dhe praktike dhe adekuate për të i permbushur nevojat e qytetarëve të Prizrenit.

Pra konkretisht, që dikasterët politike komunale, mos të ndahen vetëm nga këndvshtrimi më shumë i apetitetve politike, dhe të punësimeve në baza familjare, klanore e korruptive ku asgjë nuk perputhen me vendet e punës, si me shkollimet adekuate që kushtimisht ta them ku profesori i biologjise meret me udhëheqje të shërbimit kadastral, apo ku profilet të shkollimeve nga gjeografia te udhëheq, me ekonomin e venditPra kryetari i ardhshëm i qytetit të Prizrenit, këtë duhet ta ketë në top prioritetet në reformimin e adminstratës komunale, si ashtu edhe të reforimimit me mbi popullimet që nuk jane kapacitetet të punësohen në ato dikastere, ashtu edhe për reformimin me zgjedhjen e njerzve të profileve të specializuar, dhe personave me shkollime adekuate dhe përvojë në udheheqje, larg ndikimeve politike apo niveleve klanore, e korruptive.

Kjo sepse, ajo e ka efektin domino të drejtëpërdrejt të lidhur me kualitetin e jetesës se qytetarit, sepse ai së pari do te ndihet i sigurt me personat adekuat të shkollimit që udheheqin dikasterët, dhe nivelin e ekipës së tij bashkpuntorëve dhe po këta profile të zgjedhura në baza profesionale, do kenë njohuritë dhe shkathesitë se si te ju përgjegjen kërkesave të qytetarëve të Prizrenit në nivelin e jetesës së tyre, si të urbanizimit, kanalizmeve, ujerave të zeza rrugëve, dhe parqeve dhe rregullimin e ujit te pijshëm.Po ashtu në top prioritetin e kryetarit për reforimim, dhe që brengos sot qytetarin e Prizrenit janë edhe parkingjet e shumëta në zemrën historike të qytetit të Prizrenit, dhe zënies së tyre te vendeve publike të qytetit, me kthimin e tyre ne parkingje private biznesore.

E që, kjo nga pamja e jashtme tregon ngulfatjen e qytetit të Prizrenit dhe stërngarkesën me vetura, aty ku turisti, qytetari duhet të hecin lirshëm dhe po që ai të entuziazmohet me bukurit historike dhe natyrore të qytetit të Prizrenit dhe ashtu edhe te problemit te bizneseve të venodosura në  zemër  të qytetit të Prizrenit, qe me karrige dhe tavolina kanë zene kaldirmat e qytetit, dhe kanë daluar jashtë gjitha përmasava që me të vërtet qytetit i Prizrenit të ketë pamje historike, dhe të ketë vendin e merituar me plejadat e vendeve te bukura të Europës, si nga ana historike ashtu edhe natyrore.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test