“Më bëj baba të të ngjaj?!...”

Opinione

“Më bëj baba të të ngjaj?!...”

Nga: Dibran Demaku Më: 14 shtator 2017 Në ora: 11:43
Dibran Demaku

Në ditën kur Ramush Haradinaj duhej të votohej në Parlament si Kryeministër i Kosovës,babai i tij Hilmi Haradinaj paska deklaruar:“Kosova i ka shumë borxh Ramushit?!“.Së paku kështu shkruhet nëpër shumë portale dhe rrjete sociale.Duke lexuar këtë thëne(?!) të babait të kryeministrit Haradinaj seç më erdhi në mendje ajo thënia e famshme popullore:“Më bëj baba,që të të ngjaj!“Është kjo një dëshirë e shprehur kur e kur,kur bima e re që vie në jetë t`i ngjajë babait të vetë.Fundi i fundit,çdo fëmijë,sapo të lindet dhe të fillojë t`i bëjë hapat e parë në jetë,meqë do t`i ketë pranë prindërit e vetë,ata,pra prindërit do të jenë idolët e tij.Në anën tjetër edhe prindërit e fëmijës,e sidomos babai ka dëshirë që bima e tij t`i ngjajë atij.Dhe kjo dëshirë në shikim të parë është legjitime dhe e justifikueshme.Veçse të urtët kanë thënë:Të rinjtë, djemtë apo vajzat,pasardhësit,nuk duhet të ju ngjajnë gjyshërve e gjysheve të tyre,baballarëve e nënave të tyre,por duhet t`i ngjajnë kohës në të cilën jetojnë…

Kur njeriu e lexon një deklaratë të tillë të bërë nga babai i Kryeministrit,i cili pa ekuivoke thotë se:“Kosova i ka shumë borxh Ramushit?!“,në fillim mbetet pa fjalë.Pastaj e rilexon sërish,duke shpresuar se e ka lexuar gabimisht,por ja që e tëra dhe e bëra është ashtu si në leximin e parë.Dhe lexuesi i rëndomtë ndjenë dhimbje,për personin dhe deklaratën e tij të pa matur!Ndjenë dhimbje sepse personi nuk është dosido,por prind që këtij vendi dhe këtij populli ia ka fal gjakun e të dy bijëve të tij!...Andaj si baba i dy dëshmorëve të kombit,do të duhej të ishte më i matur në deklarimet e tij,qofshin ato edhe për të birin,Ramushin,i cili po atë ditë nga Kuvendi i Kosovës do të votohej për Kryeministër!...Është çështje tjetër se si rrodhi votimi i tij dhe të gjitha kalkulimet që u bën që ai të zgjidhej në atë post?!...Gjithashtu çështje tjetër është nëse i zgjedhuri e meritonte atë post(?!),apo atë e fitoi falë ca kalkulimeve të bëra për të plotësuar edhe egon e tij personale!...

Duke lexuar deklaratën e Hilmi Haradinajt për të birin Ramushin,tashmë Kryeministër i Kosovës,domosdo lind pyetja nëse deklaratëdhënësi e njeh Odën e Junikut në veçanti,apo edhe odat shqiptare në përgjithësi?!...Sikur t`i njihte odat shqiptare,ai nuk do të bënte një deklaratë të tillë!Sepse,në oda shqiptare më herët,dhe tash nëpër libra që nga shkolla fillore e deri në Universitet shkruhet e thuhet se:Individi i ka borxh atdheut gjatë tërë jetës,ndërkaq atdheu nuk i ka e as nuk mund t`i ketë borxh individit!Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se individi është i përkohëshëm,ndërkaq atdheu është i përjetshëm!...Dhe individi çfarëdo që të bëj për atdheun e vetë,gjithnjë i mbetet borxh atdheut që i ka bërë kokën!...

Kosova,zotëri Hilmi Haradinaj i ka dalur borxhit birit tend! E ka bërë kryeministër?!...Çfarë do më shumë për tët bir?!...Kosova e ka bërë të pasur tët bir?!...Ai sot numërohet ndër njerëzit më të pasur të kësaj Kosove të varfër?!...Yt bir,vërtet ka bërë luftë për lirinë e Kosovës,por pas lufte shumë veprime të tij lënë për të dëshiruar?!...Nuk di nëse si baba i tij e di që yt bir përveq rrogës së majme mujore merr edhe Pensionin invalidor?!...Në cilin vend të botës një Kryeministër si yt bir abuzon në këtë mënyrë me shtetin,kryedministër i të cilit është ai vetë?!...E të tjera e të tjera?!...

Shumë here,nëpër ndeja të ndryshme,kur është folur për politikën dhe politikanët,është folur edhe për Ramushin,si luftëtar dhe si politikan.Të gjithë janë pajtuar se ai ishte një luftëtar i denjë që ka bërë shumë për lirinë e Kosovës,por si politikan lë shumë për të dëshiruar?!Insistimi i tij i përherëshëm për të zënë vetëm postin e Kryeministrit e ka degraduar atë deri në maximum?!Ai e fitoi këtë post (dihet si e fitoi),por si do ta përfundojë nuk e di askush e mbase as ai vetë?!...Në biseda të ndryshme edhe për Ramushin dhe bëmat e tij sidomos pas luftës shumëkush ka pyetur:”Athua Ramushi bisedon ndonjëherë me babain e vetë për këto që bën?!...

Nga deklarata e babait të tij del edhe përfundimi që shumë njerëz deri më tash e thonin nëpër ato ndeja:”Çfarë ka t`i thotë babai i tij?! Kur siç duket ata i ngjajnë njëri-tjetrit?!...Apo e keni harruar atë të famshmen popullore:”Më bëj baba që të të ngjajë?!”…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat