Dekomunistizimi, procesi që kuron politikën

Opinione

Dekomunistizimi, procesi që kuron politikën

Nga: Ilir Vata Më: 15 shtator 2017 Në ora: 11:10
Ilir Vata

Zgjedhjet e fundit parlamentare sollën një skenë të re politike pasi u coptëzua politika e qendrës apo pesha e polit të tretë që ka funksionuar dekadën e fundit për të lënë politikën në dy skajtë e saj si një bllok që ndahet në mes, por që ka ende pika takimi ku bashkohen.

Telajo e politikës ka kryesisht personazhe të vjetra, ca vijë nga e shkuara e largët e ca nga ajo e afërta, por të paktën më të rinjtë në politikë janë mbi dy dekada dhe mbi këtë panaromë gri të politikës duken ca pikëza të reje politike që më shumë ngjajnë me një mesazh në telajo se sa kanë peshë në politikën shqiptare.

Ky siluet mjafton të tregosh se në Shqipëri ajo që i mungon është vetë politika e djathtë sepse partitë e mëdha që pas rrëzimit të diktaturës e kanë përdorur të djathtën vetëm si modul për të ia veshur politikës dhe prezantuar kundërshtarit si fasadë, por në fakt ata janë përpjekur që të djathtën e traditës ta coptëzojnë dhe shpesh herë ta përdorin për të trembur kundërshtarët politik.

Pas 27 vitesh, politika kthehet ku e nisëm në fillim fare, aty ku u ndamë me të shkuarën për të rrugëtuar sërish bashkë për afro tri dekada dhe sërish për t’u ndarë pikërisht se ata janë brenta një të tëre, madje thëlle në politikën e së shkuarës ku e vjetra qëndron si një relikë e damkosur nga koha si për të na treguar që e shkuara po na vretë të ardhmen.

Një mazhorancë e njëanshme, e sigurtë për të qeverisur dhe një opozitë e madhe në të gjithë gjërësin e saj që ka të gjitha mundësitë jo vetëm ta kontrollojë qeverisjen por dhe ta vë nën presion politik duke i shkurtuar edhe mandatin.

Jashtë pushtetit është politika e qendrës, e të djathta së moderuar dhe vetë e djathta reale nga pronarët deri te të përndjekurit dhe tërësia politike është në një bllok, përjashtuar të majtën konservatore të rinovuar në demokraci.

Poroblemi është se si do të sillet opozita?

Kohët e fundit opozita ka marrë një kuptim tjetër, sepse ka qenë me e moderuar ndonse shumë pak gjëra kanë ndryshuar vetëm në aspektin e lidershimit ka ndryshuar trajtë dhe tashmë nuk kemi një opozitë agresive por një opozitë që “agresivitetin” e shfaq në rrugë institucionale, protesta paqsore por që nuk kanë dhënë shumë rezultat sepse opozita mbetet për të dytën herë në opozitë për fain e saj dhe mungesën e vizionit.

Ndërsa e majta është mbështetur në dy rryma, blloku konservator i së majtës që bazohet te ish-komunistët, punonjësit e administratës në kohë të regjimit, ish-oficerët, ish-partizanë, familjet e dëshmorëve dhe grupi liberal i moderuar që udhëhiqet nga lidërshipi i së mjatës që shkon nga qendra, deri djathtas në konceptet e tij politike.

Pjesa e liberalëve brenda se majtës po bënë politikën e një të tërë si një shumicë më vetë, ku brenda spektrit janë parë edhe të djathta, madje në koalicionin e së majtës ka parti të djathta madje dhe të përndjekur politikë, pra e majta po sillet si 25 vite më parë vetë e dajathta duke e vënë në dyshim politikën e partisë më të madhe opozitare sot.

Opozita në këtë lloj politikë që bënë e majta duhet të ndryshojë stradegji të spostohet pak më djathtas duke qasur pronarët dhe të përndjekurit dhe të bashkëpunojë me partitë e qendrës për të kornizur opozitën e bashkuar si një bllok politik në vete përballë mazhorancës që të garantojë pushtetin e ardhshëm dhe kotrollojë pushtetin e sotëm.

Fakti se opozita është sërish në opozit, tregon se ende nuk kemi gati një model politik ndryshe nga mazoranca për të qeverisur dhe në të vërtetë ky është një fat i mirë për vetë opozitën sepse ka mundësi të korigjojë shumë gjëra dhe koha është e mjaftueshme deri në zgjedhjet e radhës që në fak janë aq afër sa nuk ka kohë, pasi kemi hyrë në vitin e parafundit të mbarimit të mandatit të qeveritarëve vendorë.

Opozita ka një fat të madh sepse politikës i janë shtuar larmi të mëdha politike, madje ish- drejtues të vetë partisë më të madhe opozitare kanë themeluar parti politike që mund të jenë aleat të besuar dhe të barabartë në betejën opozitare, por më parë partia me e madhe e opozitës duhe të shtrojë tryezen e dialogur për një bashkim të të gjithë aktorve politikë që janë në opozitë apo mendojnë si opozitare.

Tryeza e gjerë politike, çelja e debatit politik, konsultimi e aktor të interesuar, shoqëri civile, intelektual, artistëve, qytetarë, fermerë, të rinjë, studentë, nxënës shkollash dhe pse jo dhe pensionit, pronarë të përndjekur politikë për të diskutur një platformë kombëtare për një Shqipëri eropiane, për një opozitë të besueshme e gatshme për të qeverisur nesër.

Por ajo që është më e rëndësishme në këtë ballafaqim politikë është të mos kthehemi në fillim por ta nisim aty ku e lamë me nisjen e një procesi të plotë të dekomunistizimit të vendit, trasparencës me të shkuarën e regjimit komunist që lamë pas për të shënuar për herë të parë një pajtim kombëtarë mes shoqërisës dhe shqiptarëve që shqiptarët mos e shohin njëri-tjetrin si përsekutori dhe viktima por si të barabartë në një shoqëri në kohë moderne.

Të gjithë aktorët politik përfitojnë nga trasparanca me të shkuarën dhe më e rëndësishmja garantojmë të ardhmen e brezave që regjime të tilla si ai që lamë pas regjimi diktatorial të mos kthehet më.

Edhe procesi i dekomunistizimit kërkon vullnet politik dhe aktorët në politikë duhet ta kishin përmbyllur prej kohësh por mungesa e kulturës politike, trasferimi i pushtetit nga ata te ata i ka bërë politikanët shqiptarë të rrinë në krahun e të shkuarës dhe kjo gjendje ka sjellë në Shqipëri një shte tipik hibrit sa është e vështirë të sillet në formë e një shteti që të jetë rojë për qytetarët dhe jo grabitës dhe dhunues i të drejtave qytetare.

Vetë trasparenca me të shkuarë garanton të ardhme të sigur, demokraci reale të ndëtuar nga qytetarë pë interesa të tyre dhe vetë Shqiprisë, dekomunistizimi është kura e clirimit të politikës nga makthi i të shkuar që jerisht po na tërheq pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat