Autokratët, pakicat i përdorin si armë të rrezikshme

Opinione

Autokratët, pakicat i përdorin si armë të rrezikshme

Nga: Sherif Ramabaja Më: 15 shtator 2017 Në ora: 22:55
Sherif Ramabaja

Para disa javësh presidenti turk Erdogan personalisht u perzie në punët e brendshme dhe sistemin zgjedhor gjerman. Ai i ftonte bashkëkombasit e vet në Gjermani që mos ti votonin partitë kryesore CDU, SPD dhe Partinë e Gjelbërt ngase janë ” Armiq të popullit turk”. Pasiguria në mesin e turqëve në Gjermani është e madhe. Disa politikanë të partive të ndryshme kan deklaruar se tash zgjedhësit turq kan frikë të dalin në votime, ngase llogaritet që deri në 6000 spion të angazhuar nga Turqia kan bërë lista të zeza. Kush evidentohet në këto lista sigurisht se do të kenë konsekuenca gjatë udhëtimit në Turqi. Kjo është vërtetuar edhe me burgosjet e pjesëtarëve të komunitetit turk që shkonin për pushime në Turqi. Një tezë e tillë e shekullit XIX është shumë e rrezikshme ngase si pasojë kishte destabilizimin e vendeve të tilla dhe shpesh nga nxitjet e tilla shpërthenin lufta të ndryshme. Turqia për gjëra të tilla është e njohur kur dihet për  kaosin që krijoi në Ballkan , pas tërheqjes së saj në vitin 1912. Armiqësitë që kishte krijuar Turqia në mes  popujve të Ballkanit përforcoheshin edhe nga Serbia dhe Rusia , që shfrytëzonin pakicat serbe në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë për të intervenuar, pushtuar dhe për të krijuar tmerre që vështirë se mund ti paramendoi mendja e njeriut. Duke e përdorur dhe nxitur  minoritetin serb në Bosne, Rusia dhe Serbia kishin arritur që në Sarajeve ta vritnin Princ Ferdinandin në vitin 1914 që priu në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore.

Të njejtën metodë e përdorë Serbia për  pakicën serbe në Kosovë. Njësoj ashtu vepron Rusia me pakicën ruse në Ukrainë dhe në tri shtetet Baltike. Një armë të tillë të rrezikshme kishin përdorur Stalini dhe Hitleri si pretekst për mbrojtjen e pakicave të tyre, për të kryer pushtime në shtetet fqinje. Mund të thuhet lirisht se të vetmit janë shqiptarët që nuk i përdorin pjesëtarët e popullit të vetë në shtetet fqinje për këto qëllime. Një metodë të tillë të ndyrë  po e përdor Erdogani  për destabilizimin e shteteve që nuk vallëzojnë sipas daulles turke. Një rrezik të ngjashëm Turqia po përgaditë edhe në trojet shqiptare. Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastian Kurz kishte deklaruar se Turqia po përgaditë ndikimin e vetë në Ballkan duke paguar gratë dhe vajzat shqiptare që të mbulohen . Kleri musliman në Kosovë duke e shfrytëzuar situatën e mjerë sociale të popullatës është vënë në shërbim të agjenturave të huaja për të krijuar huti, kaos dhe përqarje në popull. Kjo u vërejt edhe me mbulimin e përmendores së Gjergj Kastriotit në Tiranë, që për një skandal të tillë në çdo vend demokratik të botës jipet përgjegjësi. Turqia dhe shtetet e tjera arabe kur të duan e përdorin këtë ” Komunitet” që identifikohen si turq, arab dhe gjithcka tjetër përveq se jo shqiptar, për qëllimet e tyre.

 Erdogani konfirmoi blerjen e sistemit mbrojtes raketor S - 400 nga Rusia

Me këtë hap Erdogani po konfirmon se gjithnjë e më shumë është duke e larguar Turqinë nga perendimi. Kjo është edhe një vërejtje për shqiptarët që sa më larg Turqisë e sa më afër perendimit. Për hapat e tillë të Erdoganit dhe të Turqisë si anëtare e Natos reagoi SHBA dhe Evropa. Kostoja e tillë logaritet në 2, 5 miliard dollarë dhe sa mund të jetë efikas kur dihet se kundër raketave balistike një sistem i tillë mbrojtës nuk është i suksesshëm. Kundër sulmeve të mundshme me shpërthimin e luftës në Siri, Turqinë e mbronin forcat gjermane të stacionuara në Turqi, kuptohet me raketat amerikane tomahok. Me këtë gjest Erdogani po tregon se  ku mbështetet dhe nuk varet as nga Amerika që nuk po ia dorëzon Gylenin , e as nga Evropa që nuk po e vlerëson si lider alla turkqe, si demokrat, po po e quan  diktator.

Afrimi me perendimin sështë e garantuar

 Turqia në krye me Erdoganin po dëshmon se afrimi me perendimin e vë në lojë. Pa marr parasysh se si Turqia sillet, si në arenën ndërkombëtare , po ashtu në atë ndërshtetërore, Rusisë nuk i inereson kjo çështje. Kryesore ajo si qëllim e ka se si të vij te devizat, pasi punët nuk i shkuan si duhet me derivatet e naftës dhe gazit, pas rënjes së çmimit në arenën ndërkombëtare dhe sanksioneve ekonomike të vëna nga perendimi.

 Në të kundërtën perendimi në rradhë të pare shikon demokratizimin, raportet e brendshme politike dhe ato ndërkombëtare për ta furnizuar një shtet me armë. Turqia e kishte këtë problematikë me perendimin dhe sidomos me Gjermaninë. Tjetër problem është se perendimi e shikon Turqinë me skepticizëm dhe dyshim ngase Rusia krijon lidhje të tilla sa të nuhatë sistemet e armatimit të Natos dhe perendimit. Pas heqjes së sanksioneve nga perendimi ndaj Iranit, Putini ka lejuar që edhe Irani të furnizohet me tipin e raketave S – 300 , gjë që është një rrezik si për Izraelen dhe këdo që mendon për sulme ndaj Iranit, kur dihet se me vite të tëra ka punuar në aftësimin e armëve bërthamore. SHBA jo pa arsye e vë në pranga Rusinë apo Kinën për dhënjen e teknologjisë bërthamore , Koresë Veriore që sot po e kërcënon tërë botën.  Me këto veprime Rusia po e ndryshon pamjen botërore dhe është një kërcënim serioz për paqën. Në fakt asaj i intereson përfitimi material.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat