O Hashim Thaçi, po ndalu pak se...

Opinione

O Hashim Thaçi, po ndalu pak se...

Haki Bunjaku Nga Haki Bunjaku Më 16 shtator 2017 Në ora: 07:11
Hashim Thaçi

Po ndalu pak se krejt Kosova nuk rrejnë sa ti vetëm. Po qe saherë e përmende atë Ushtri e premtove (rrejtë) dhe kurrë se bëre dhe as që dota bësh ndojherë,sepse nuk je në shërbim të popullit, i cili as që të ka zgjedh dhe ti nuk punon për të, por për thurrjen e gënjeshtrave, të cilat nuk ti beson më kush.

Kurse une moti i kam çue duert!

Turp për ty,por tregona hiç pa rrena a e han turpin me bukë apo bukën me turp?!

Po të haheshin gënjeshtrat, ti kurrë nuk kishe mbetur barkuritur. Tash ke dal krejt boje që as fëmijtë e parashkollorës nuk të besojnë. Po ta mbyllish është më mirë,sesa kështu që u bëre gazi i dheut.

Sa i përket ishtishtuçionit (institucionit) të gënjeshtrës edhe Ramushi është kah t'i shkel thembrat.

Na pat premtue që kufirin do ta shtyj (me shpatulla) deri në Nish, te Molla Kuqe, po vetëm llafe (masdarke) kishin qenë ato!

Më duket që as njëri,as tjetri nuk keni faj, se qysh jeni zgjedhur,ashtu punoni. Të dytë jeni ngritur në krahë të S4eërbisë, prandaj edhe skeni si të prisheni me të.

Ju rrogat e majme po i merrni, besa edhe po fryheni keq, sa ka rrezik të pëlcisni. Me vete e keni edhe SHIK-istin e legjislativit,por ai më pak se ju po bërlyket.

A ju e mbani shtetin apo shteti po u mban juve? Kjo e dyta është më e sakët, sepse thën të drejtën shteti me gënjeshtra e premtime bosh nuk mbahet. Duhet hapur vende pune e punësuar të rinjët, por nuk e keni këte ide.

Pra hapne një uzinë për prodhimi e fabrikimin e gënjeshtrave, se për tjetër nuk jeni të aftë!

Pak mbas vakti,por prapë po ju pves të dyve a e patët krye fakultetin dhe kur? E nëse në kohën e fundit,nuk ua njohim diplomat, vetëm ato të shkollës së mesme të (zanatit).

Ani ti Hashim ke trokitur nëpër shumë dyer të fakulteteve (edhe në Cyrih), por kund stë kanë lën mbrenda (gjynah).

Prapë po them më mirë kështu pa shkollë, se politika diverzive nuk i do të shkolluarit, vetëm bashibuzukët.

Edhe kështu tepër mirë jeni, vetëm mos e shqelmoni të mirën që ua dhuroi "zbratimlenja"!

Mirë është sikur t'i mblidhni mendt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat