Luftë bindjesh

Opinione

Luftë bindjesh

Nga: Jarl Ale de Basseville Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:57
Luftë bindjesh

Ka kohë që në Shqipëri qeveritë pasojnë njëra tjetrën pa sjellë asnjë zgjidhje. Principi i politikës është të bëjë shumë premtime të cilat nuk është në gjëndje ti mbajë, pasi në të vërtetë nuk kanë mundësine  të gjejnë zgjidhje te qëndrueshme. Kjo sepse nuk arrinjë dot të bashkëpunojnë me keshilltarët e vendeve që drejtojnë botën, pa përmendur këtu botën e financës.

Do ju bëja një metaforë: është si një i verbër i cili hyn në ne një muze për të zbuluar pikturat e epokave të ndryshme të Pikasos ose më keq si një qen i tërbuar që hyn në një dyqan me porcelanë dhe kristale.

Propozimet që po ju sjell në tavolinë mund të votohen në një referendum por nuk duhet harruar që presioni i kohës është shumë i madh për tre arsye.

Arsyeja e parë është se ndodhemi para një krize ekonomike botërore e pa precedent, më e fortë se ajo e 1929 e cila do të shkatërrojë gjithçka sepse të gjithë jetojnë me kredi dhe se paratë që keni mbajtur nën dyshekët tuaj nuk do të kenë asnjë vlerë pas zhvlerësimit të monedhës. Në fakt që mbas 1945 vlerat monetare dhe ekonomia nuk është më e bazuar në ar por në naftë: Dollari kundër naftës si dhe strukturimi i borxheve të vendëve që është vendosur nga Banka Botërore dhe FMN në raport me burimet natyrore, Gdp-ja, Borxhi/Kredite, paqëndrueshmeria e tregut, opsionet, asetet dhe sigurisht punësimi.

Arsyeja e dytë është të fakti që jam i sëmurë dhe që kam lindur me një sëmundje dopio gjenetike dhe sot nuk asnjë gjë për të fituar në këtë jetë pervecëse ta mbyll jetën time ne një sukses konkret që do më lejojë të nisem i qetë dhe në paqe me veten time.

Arsyeja e tretë është sepse ajo që po bëj për këtë tokë dhe për paraardhësit e mi që kanë derdhur gjakun e tyre për të vërtetën, dritën dhe spiritualitetin që janë më të rëndesishme se jeta ime personale dhe që asgjë nuk është më e rëndësishme se hyjnorja që ndricon rrugën që po ndjek përmes urdhrave, bindjeve dhe simboleve te cilat kanë qenë gjithmonë të njëjtat për shekuj.

Jam për universin vecëse një grimce rëre. Nga pluhuri vijmë në pluhur do kthehemi dhe vetëm kjo lufte duke ditur që nuk jemi asgjë më ka bindur gjithmonë që duhet të luftoja për të ndryshuar dicka në këtë botë.

Kam lindur përgjatë luftës së ftohtë kur në Europë ishim të ndarë në dysh, sigurisht për të rinjtë e sotëm kjo nuk do thotë asgjë dhe liria për të cilën kam luftuar trup humbur duke vënë jetën shumë herë në rrezik duke marrë mbi duar flaurin e lirisë si William Wallace, mbi murin e Berlinit atë të ditë kur të gjithë u rigjetëm për tu bërë një.

Ato momente kanë qënë shumë të dhimbshëm për në të rrethuar nga terrorizmi dhe atentate, por bota e ka harruar atë që kemi jetuar dhe sot koha ka ardhur ku jetojmë në një shoë off dhe njerëzit shpikin një jetë fallco dhe vulgare të burgosur në rrjetet sociale dhe mediat duke refuzuar të gjitha revolucionet që janë bërë, ajo e majit të 68' ose levizja punk, vala e re sepse falë nesh, sot ju jeni të lirë, të lirë të vishni ctë doni, të flisni, të udhëtoni dhe të jetoni sic doni. Sic gjyshërit tuaj ju kanë thënë që gjatë komunizmit ka qënë e pamundur të degjonin muzikën që donin në radio es.dhe që ishin të privuar nga cdo informacion që ishte jashtë dogmave të diktaturës.

Levizja punk shkoi deri në fund duke ulëritur "Ska të ardhme" per shoqërinë e konsumerizmit, kur ju sot heni hedhur trup humbur në të, duke menduar në mënyrë qesharake që zgjidhja është një cantë fallco Louis Vuitton dhe që jetoni vetëm përmes imazheve që ne kemi denoncuar  duke uluritur liri për tjua dhënë juve.

Po sot i qaj miqtë e mi të cilët kanë vdekur e që kujtuan se kishin bërë dicka për të ndryshuar botën dhe se bota do të ndryshonte si rrjedhim dhe se të gjithë sëbashku nën gëzim dhe shpërthim lumturie mund të rigjenim njëri tjetrin për tu përqafuar duke harruar dhimbjet e të gëzoheshim që jemi gjallë.

Po sot qaj për atë breshke deti e cila vdiq përpara meje ne Libofshë e nuk munda të bëj asgjë për të për ta shpëtuar, qaj për ato kafshë që masakrohen cdo ditë që ju të keni pjatën me sushi përpara, për një natyrë që po zhduket dita ditës për interesat personale pa patur askënd që lëviz kundra.

Sot jam gati të jap jetën time për per këtë territor dhe tu jap të gjithëve kontaktet e mia Kryeministrit dhe Presidentit she sëbashku mund të bashkëpunojmë në akord mund të gjejmë të gjitha zgjidhjet pasi sic Napoleoni thoshte "Impossible" nuk është një fjalë franceze.

Jam në dispozinon të Kryeministrit dhe zotit President, ekipeve të tyre e gjithashtu dhe parlamentarëve për të punuar ditë e natë për të fituar, e për këtë ju betohem përpara Odinit.

Rroftë Shqipëria e lirë

Rroftë populli shqiptar

Ju më keni bërë dhuratën më të bukur, më këni dhënë shijen e jetës dhe të vazhdoj të luftoj për një kauzë deri sa vdekja të më marrë.

E siç thonte Che Guevara

"Përgjithmonë në Fitore "

Hasta la Victoria siempre

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat