Lojëra të pista antishqiptare të Qeverisë së Serbisë ndaj komunës së Preshevës

Opinione

Lojëra të pista antishqiptare të Qeverisë së Serbisë ndaj komunës së Preshevës

Nga: Nehat Hyseni Më: 16 shtator 2017 Në ora: 12:41
Nehat Hyseni

Situata politike në komunën e Preshevës është alarmante, pas vendimit skandaloz të kryetares së Qeverisë së Serbisë, që ta imponoj Shqiprim Arifin, një radikalist islamik me të kaluar të dyshimtë, i ardhur si "parashutist" nga Gjermania.

Pra, Ana Brnabiç e ka emëruar dje, më 15 shtator 2015, kryetarin e APN-së, Shqiprim Arifin, kurse për anëtarë ka emëruar Armend Aliun gjithashtu nga APN, Branko Trajkoviç nga SNS-i, Ardita Sinani nga PVD dhe Ragmi Mustafa nga PDSH. 

Ndërkaq, sipas rregullit, pritshmëritë reale ishin që të emërohej automatikisht Ardita Sinani, kryetare aktuale e Komunës së Preshevës në postin e kryetares së këtij organi, pasi që ishte kjo një praktikë e aplikuar kaherë  në shumë komuna të tjera të Serbisë ku kryetari aktual automatikisht të emërohej kryetar i "Organit të Përkohshëm". 

Kështu, Qeveria serbe krijoi raportin 3:2 dmth të shumicës dominuese në favor të Serbisë: dy anëtarë të APN, si vegël e politikave antishqiptare nga Beogradi dhe një serbi nga partia SNS e Presidentit aktual të Serbisë Aleksandar Vuçiq, e cila nuk kishte asnjë këshilltar në Kuvendin Komunal të Preshevës, kundër dy shqiptarve, njëri nga Partia për Veprim Demokratik (PVD) dhe tjetri nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).

Me këtë rast, Qeveria e Serbisë ka bërë shkelje drastike të Ligjit mbi Administrimin Lokal të Republikës së Serbisë, si dhe nuk ka respektuar, madje as që i ka përfillur rezultatet e zgjedhjeve lokale të 24 prillit 2016, por as gjendjen faktike të përbërjes së Kuvendit Komunal të Preshevës para shpërbërjes së tij.

Pra, ky vendim makabër, joligjor e antishqiptar i Qeverisë së Serbisë, të cilin e nëshkroi kryeministrja Ana Bërnabiq, më 15 shtator 2017, në Beograd, paraqet akt të paskrupullt dhe lojë të pistë antishqiptare, me qëllime të errëta për destabilizimin politik të Luginës së Preshevës dhe nxitjen e ekzodit edhe më të madh të shqiptarve drejtë Kosovës, Maqedonisë, Europës, SHBA-së e gjithandej nëpër botë, duke i lënë shkret pasuritë, pronat dhe trojet e varret e tyre stërgjyshore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat