Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

Opinione

Anti-shqiptarët kundër Gjergj Kastrioti- Skënderbeut

Nga: Pirro Prifti Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:33
Pirro Prifti

Një emision shqetëues ai  News 24 TV në të cilën islamiku i moderuar Olsi Jazexhi dhe ateisti amator Mustafa Nano së bashku më arkivistin Tare, i përpoqën të spjegojnë  dhe të kundërshtojnë njëri tjetrin për të zbuluar të vërtetat dhe harresa së bashku me boshllëqet e Historisë së  Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbeu si dhe të Epirit dhe Arbërisë së atëhershme.

Njihet Olsi Jazexhi për deklaratat e tij anti Heroit Kombëtar të cilat janë në një linjë me Gjestrategjinë e Presidentit Erdogan ndaj ish kolonive të tij qindar vjeçare: Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë.

Deklaratat ofenduese të Edoganit kur ishte Kryeministër për Gjergj Kastrioti –Skënderbun në kohën kur Fatos Nano ishte Kryeministër,dhe largimi i Pikturës së Gjergj Kastriotit nga Zyra së bashku me një skulpturë të Heroit Kombëtar, lanë një shije të keqe në të gjithë shqiptarët në atë kohë, Madje dhe në rastet kur Erdogani u bë President dhe erdhi në Shqipëri, Politikanët tanë burracakë shmangën Pikturat e Heroit Kombatar dhe Skulpturat e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti –Skënderbu nga selitë e Presidencës dhe Kryeministrive shqiptare në mënyrë që `ta prsinin mikun`  sa më me servillëk dhe palaçollëk.

Karagjozllëku i fundit dhe një nga Turpet më të neveritshme ishte rasti i festës së respektuar të komunitetit mysliman në sheshin e Gjergj Kastritotit –Skënderbu në të cilën u mbulua skulptura e Heroit Kombëtar.

Mund të themi që nuk mund të ketë ndonjë vënd në botë që të injorohet Heroi Kombëtar përkatës  në vëdin tonë sidomos pas viteve 1990.

Dhe kjo për shkak të politikave burracake, klienteliste  dhe aspak dinjitoze të politikanëve të të gjitha krahëve të cilët e kanë shitur dhe eshesin vehten për 500 aspra duke qënë as më pak dhe as më shumë JUDA e varr-rëmihjes së shtetit shqiptar, i cili është bërë për gjithë këto vite si një han pa porta apo siç mund të themi një shtet pa bosht në të cilin sot   gëlojnë çuditërisht me `sukses`  të `Pese Anarkitë` që përmënd Noli:

Anarki Fetare – sepse drejtuesit e komuniteteve fetare kane lënë Zotin dhe bredhin pas parave për të ndërtuar xhami e teqe dhe kishëza aspak tradicionale, dhe të gjithe paraqesin fytyrën hipokrite para Zotit, në një kohë që bëjnë të kundërten dhe janë blerë nga politika;

Anarki Sociale – sepse  të gjithë janë kthyer ujq kundër njëri tjetrit, ku shoqëria nuk egziston por

                             egzistojnë mafia e cila drejton gjithçka nëprmjet politikës,

Anarki Morale – sepse ka një rritje galopante të divorceve, të kurvërsië, të  shitblerjes ku,

                           Amoratiteti, dhe imoraliteti paraqiten në Televizore e Media si kulmi i Modës

                         dhe i drejtimit nga duhet të shkojë Rinia dhe shoqëria shqiptare, madje

                          dhe moshat e tjera,

Anarki Patriotike – më e shprehura gjithashtu në të cilën Tradhëtarët janë kthyer në Heronj dhe

                       marrin Dekorata, kurse Heronjtë ose janë harruar ose përqeshen; Anarki Patriotike

                       ku, për shkak të mungesës së ligjit, dhe për shkak të lëshimeve që bën politika ndaj

                       fqinjëve dhe tregëtisë çdo kush mund të tallet madje edhe me Heroin Kombëtar

                       Gjegj Kastrioti Skënderbeu; merreni me mënd kur tallën me Heroin Kombetar ,

                       se ç`mund të bëjnë me të tjerët,

Anarki idealesh - më e zakonshmja sepse në faktsot nuk ka më asnjë ideal përveç, idesë se sa

                            Para mund të fitosh duke përdorur parrullën `Qëllimi justifikon Mjetin`, ku

                            injoranca,fanatizmi, dhe kozmopolitizmi, dhe urrejtja kundër atdheut,  lulëzojnë

                           në Shqipëri.

 E parë në këtë Aspekt dhe në këto situata, News 24, mendoj se ka shkelur Etikën morale derisa sa ka pranuar të marrë nëpër gojë Heroi Kombatar, Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, Gurin e Themelit të shtetit Shqiptar, pjesën themelore të identitetit shqiptar, ndadj të cilit askush nuk flet keq as në vëndet që dikur kanë qënë  tradicionalisht jo të pranueshme për shqiptarët si p.sh., fqinjët, he Turqia.

Më e keqja është se këta njerëz që dalin dhe shprehin opinionet e tyre, tërësisht anti-shqiptare si ato të Olsi Jazexhiut, apo të Fatos Lubonjës, dhe të radikalistëve islamikëkundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit –Skënderbutt, dhe që këta të fundit, që popullatën me fe islamike e quajnë popullatë islame apo pa etni,  duhet të pëgjigjeshin para ligjit.

Mendoni njëherë të nderuar se cffarë do ti bënte Presidenti Erdogan nëse Olsi apo Lubonja do të shanin Ataturkun nëse do të ishin në Turqi,  apo do të shnain Caar Llazarin në se do të ishin në Serbi, apo nëse do të shanin  Themeluesit e Greqisë nëse do të ishin në Greqi: sigurisht do të paraqiteshin para gjyqit dhe ndoshta  do të kalbeshin në burg.

Por ç`po ndodh në Shqipëri?  Ka, Anarki idealesh, Anarki, Morali, Anarki, Anarki Patriotike, etj, sepse shteti ligjor është në rënie të lirë.

Po si është e vërteta e këtij shkulmi shpifjesh dhe sharjes nga këta protagonistë kryesorë që përmëndëm më sipër, dhe nga  deficit intelektual i replikuesve si Nano, Tare, madje dhe të Historianëve tanë akademike që janë tepr të lodhur për tu përballur me furinë anti-shqiptare?

Mendoj se ky  sulm kundër Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në bazë të debateve qoftë në Media por dhe në ato që kam replikuar në Facebook dhe internet, tregojnë se egziston një sulm i mirë koordinuar për të copëtuar identitetin shqiptar dhe për ta mbajtur Shqipërinë të dobët,politikën shqiptare të frikësuar, shoqërinë shqiptare dhe kosovare nën presionin që këto vënde nuk bëhen dot nëse nuk do të jenë nën Turqinë apo nën ndonjë fqinj tjetër, duke i rekomanduar të largohen nga vëndi ose të bëhen `mish për top` për fanatikët.

 Një nga turpet më të mëdha dhe një nga servilizmat më të neveritura sot në Shqipëri madje dhe në Kosovë, është largimi i Fotografive, Pikturave, Portreteve, skulpturave të Heroit Kombëtar Gergj Kastrioti-Skënderbeu nga selitë Presidenciale, Kryeministrore, Minstrore, dhe Lokale, gjë që tregon se shteti shqiptar nuk ka shtyllë vertebrore,  se shteti shqiptar nuk ka dinjitet, se shteti shqiptar ka frikë nga udhëheqësit e huaj, se shteti shqiptar nuk funksionin dhe do të rrijë i destabilizuar për një kohë të gjatë përderis nuk do të rehabilitojë Heroin Kombëtar me të gjithë Madhështinë e tij në mënyrën zyrtare,  por dhe duke nxjerrë ligjet përkatëse kundër ofendimiit të këtij Heroi Kombëtar dhe Ndërkombëtar.

Në shkrimin tim të mëparshëm `Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu vija ndarëse midis shqiptarëve dhe anti shqiptarëve`, kam spjeguar se, ata që sot ofendojnë figurën historike dhe madhështoe të Heroit Kombëtar i cili mesa duket nderohet më shumë jashtë vëndit se sa këtu, dje përkrahnin teoritë antishqiptare të Titos i cili  insistonte që ka popullsi myslimane dhe nuk përmëndëte etninë shqiptare.

Kjo  ide, sot është realitet si pasojë e investimeve të mëdha shumë vjeçare, të disa shoqatave islamike për të ndërtuar xhami, për të promovuar veshjet fetare islamike, duke nxitur sharjet kundër Skënderbeut, duke nxitur përçarjen jo vetëm fetare por edhe pesimizmin nëse ky vënd me tre fe kryesore- nuk bëhet, por në mënyrë indirekte japin të kuptojnë se Shqipëria funksionon më mirë nëse - nuk do të jetë?!

Së fundmi mund të them se Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu tremb edhe sot e kësaj dite armiqtë e tij që jetojnë në Shqipëri e Kosovë, dhe ai mbetet edhe Hero Kombëtar edhe Hero Fetar, sepse dëshmitë e shumta historike, në kundërshtim me llafollogjitë e islamikëve apo të injorantëve ateistë, përmëndin se Gjergj Kastrioti luftoi për Atdhe dhe për Fe; ruajti atdheun e tij nga pushtuesit osmanë të cilët, masakruan popullatën vëndase arbërore dhe epirote të krishterë, i detyruan të lagohen nga vëndi, dëshmi e të cilave janë arbëreshët , arvanitasit, shqiptarët e Ukrainës, shqiptarët, e Bullgarisë, Rumanisë, Misirit, etj, i vranë , i përdhunuan, i konvertuan me dhunë popullsinë vëndase, sollën popullatë aziatike e cila u bë pjesë e këtij vëndi; dhe sot me paturpësinë më të madhe flasin se osmanët erdhën për të `administruar këtë vënd` , dhe `bashkëqeverisën me shqiptarët`.

Në një pikë këta mashtrues të Historisë kanë të drejtë: klasa e pasur e shqiptarëve dhe e shqipfolësve, shte klasa tradhëtare, dhe sot Politikanët e sotëm nuk dallojnë nga këta tradhëtarë të idealeve patriotike  dhe të vëndit tonë e të trojeve tona, përveç veshjes moderne, e cila në fakt mbulon fëlliqësinë anti-shqiptare.

Nëse do të ketë ndonjëherë Shqipëri, ajo duhet të fillojë jo veëm nëpërmjet Vettingut por edhe duke larguar nga Medait njerëzit anti shqiptarë dhe tradhëtarë të atdheut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat