Shteti im, armiku im! Shteti im, miku im!

Opinione

Shteti im, armiku im! Shteti im, miku im!

Nga: Shefqet Avdimetaj Më: 19 shtator 2017 Në ora: 19:38
Shefqet Avdimetaj

A  duam ta kemi shtetin armik apo mik, kjo mvaret nga ne,nga populli.Deri me tani, fatëkeqësisht kemi treguar, se ne nuk duam shtet të mirëfillt dhe  as shtet të së drejtës.

Ne, kemi treguar se na konvenon anarkia,mos me e ditë se kush pi, e kush paguan.

Si e kemi treguar këtë? 

Kur,ne si përfaqësues ne institucionet shtetërore dhe komunale votojmë njerëz të korruptuar,hajdut dhe udhëheqës të krimit të organizuar,është kjo një shenjë e keqe,indikacion se ne si popull e duam korrupcionin,hajninë dhe anarkinë!?

Duhet që ta pyesim vetën,a jemi të tillë si popull? Mendoj se nuk jemi,pra duhet të bëjm dicka që ta ndryshojmë kët gjëndje vërtetë të pa durueshme për shumicën.

Kët ndryshim mund ta bëj vetëm populli,ka ardhur koha që votojmë ide, e jo individ.

Ka ardhur koha që të vetëdijësohemi...!

 Politikanët tanë të korruptuar dhe hajdut e kanë një cmim,por më mirë me qenë i ndershëm edhe pse nuk ke ndonjë cmim, ke vlerë.Këta janë të pa vlerë,fare të pa vlerë.

Pakica e kan mirë në Kosovën e varfër,politikanët janë bër pothuajse të gjithë milioner!

Por hajdutët politikan duhet ta dijnë që "Ata që pasurohen në mënyrë të pandershme,ju sigurojnë fëmijëve- varfërinë"

Të varfërit duhet të kenë më shum pushtet,sepse janë shumicë.Vullneti i shumicës është më i madh.

Tolstoj thoshte"Shteti është shoqatë individësh për ruajtjen e pasurisë së tyre nga ata të cilëve më së shumti iu duhet"

Dhe si për cudi shum ligje,amandamente janë votuar dhe aprovuar në Kuvendin e Kosovës,por kurrë jo edhe ligji anti-mafi? Ky ligj vështirë qe mund të kaloj nga mafia.

Për mendimin tim ,është ligji më i rëndësishëm për momentin,ngase pasuri marramendëse kan vjedhur dhe përvetësuar mafitë udhëheqëse të Kosovës gjatë këtyre 19 viteve. Të gjithë atyre që janë pasuruar në mënyrë jo të ligjshme dhe që nuk mund të justifikojnë pasurinë duhet konfiskuar,dhe atë urgjent.

Pa, lek nuk ka ushtri, nuk ka asgjë,kot flasin "politikanët"tanë,kët e bëjnë sa për ti hudhur hi syve,popullit tonë të varfër.

Në një shtet ku nuk ekziston sigurimi shëndetësor,kurse sigurimi i veturave po,si mund të jetohet në at shtet?Për c`farë shteti mund të flasim këtu?

Prap,fajtorë jemi ne...!

Indiferenca e jonë ,na bën ,deshtëm apo jo, bashkëpunëtorë në korrupcionin dhe krimin e organizuar nga udhëheqësit kriminel...!

Prandaj në zgjedhjet që po afrohen tu themi jo hajdutëve,të korruptuarve dhe kriminelëve.

Kemi djem dhe vajza të shkolluar në Kosovë dhe në universitetet më prestigjioze në Europë dhe më gjër, të ju japin shansin që ata të udhëheqin me vendin dhe pasuritë vendi tonë.

Të ju ndalim hovim këtyre grykësve të pangopur.Mos ti justifikojmë kriminelët me ngritjen e gishtave tonë.

Votimi i hajdutëve,të korruptuarve,atyre që udhëheqin me krimin e organizuar në Kosovë e bën edhe popullin pjesmarrës dhe bashkëpunëtorë të tyre.

 Nuk mund ta fajësojmë bashkësinë ndërkombëtare,pa vetëdijesimin tonë, kurrë nuk do të kemi shtet të mirëfillte...!

Stenlej Kabrik thoshte se"Shtetet e mëdhenj kan vepruar gjithnë si gangsterë, ndërs shtetet e vogla si prostituta" 

Politikanët tanë lavdërojnë Amerikën,Gjermaninë,Francën,Anglinë etj ,por kjo nuk mjafton,gjërsa vendin e vet e kan hudhur pothuajse në grëminë.Asgjë nuk funsionon ashtu siq duhet...!

Ambasdori Donald Lu shum bukur e tha para disa ditëve"Faleminderit për vlerësimin e Amerikës,por ju po tregoni se nuk e doni vendin tuaj"

Vetëm me punë të sinqertë,me rrespektimin e ligjeve dhe zgjedhjen e njerëzve të duhur në vendet e duhura mund të tregojme se e duam vendin tonë.

Nuk duam "shtet,ku vetëvrasja e ngadalshme e të gjithë neve të quhet"jetë"(F.Nice)

Po afrohen zgjedhjet komunale...kujdes edhe nëse vëlla e keni,por është hajdut dhe i pandërgjegjshem...mos e votoni...posh tokën e Kosovës...!Ti dergojmë njëherë e pergjithmonë hajdutët,aty ku e kan vendin,aty ku e meritojnë...!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat