Edhe ky shtator i përgjakur

Opinione

Edhe ky shtator i përgjakur

Nga: Milazim Maraj Më: 20 shtator 2017 Në ora: 07:33
Milazim Maraj

Edhe ky shtator u përgjak më gjakun e nxënësit ton. Për këtë viktimë të pa fajshme  ndjeu dhembje terë opinioni shqiptarë dhe më gjerë. Lajmi i keq u hap shpejt. Fajtorët e dyshuar u arrestuan dhe u dërguan në mbajtje. Por nuk pati ndonjë lajm më analitik që tregon nëse këta ishin të vetmit fajtor të këtij krimi të rëndë. Rastet dhe fatkeqësitë të tilla na ngjajnë bukur shpesh. Por për të u dënuar, dënohen vetëm fajtoret e drejtpërdrejt ose pjesëmarrës në krim . Nuk ka ndodhë që këto raste të trajtohen në një formë më të kompletuar që do të kishte ndikim në parandalimin e rasteve të tilla.

Pse nuk i behet një inspektim shkollës nga edukohej nxënësja, Riga. Të inspektohet nëse funksionon KMDF në shkollë. Nëse më rregulle është hapur kutia për ankesa. Të lexohen procesverbalet e komisionit për hapjen e kutisë sipas Rregullores QRK Nr.21/2013 së protokollit për parandalimin dhe referimin e dhunës në Institucionet e Arsimit Para Universitar?.. Çka ka në ato ankesa?.  A punon psikologu në këtë shkollë?. A ka dhënë psikologu këshillat e veta për gjendjen në shkollë?. A është përmendur në ndonjë rast emri  i nxënëses Riga Gosalci?. A ka qenë ndonjëherë në seancë të psikologu i shkollës?. Çfarë raste ka pasur në këtë shkollë më herët ? A ka raste kur ndonjë delikuencë është parandaluar?.

Shkollës duhet të i behet një analizë e detajuar për të parë nëse kjo shkollë është e rangut të shkollës së (Sigurt). Kur është fjala për psikologet e shkollave nuk iu është dhënë rëndësi dhe përkrahje e merituar. Ata pengohen edhe nga kolegët e tyre të vjetër të cilët nuk e kuptojnë rolin e psikologut në shkollë. Psikologët planet e punës i hartojnë në bazë të një udhëzimi administrativ . Nuk ka planë Kornizë nga MASHT. Ky planë mendoj që duhej të behët pasi që instituti të kishte bëre analizat në terën bashkë me Inspektoratin e Arsimit.  Nga drejtori i shkollës të pranohet plani pas një analize profesionale. Të shihen fushatë, më të nevojshme  që duhet të trajtohen gjatë zhvillimit të nxënësve më theks të veçantë të adoleshenteve në shkollë dhe të sugjerohet dhe të ndihmohet edhe prindi për ta bere mirë pjesën e vetë edukative në shtëpi. Mjetet e informimit duhet të kanë qasje edukative dhe jo botime nxitëse si ne rastin e fundit . 

Në këtë rast të dëmtuar janë Auloni dhe familja e tij. Për çka na vije shumë keq dhe është vështirë të gjejmë fjalë ngushëlluese për të iu lehtësuar dhembjen. Por edhe të rinjtë që kanë pasur probleme në formimin e personalitetit nuk janë të vetmit fajtor. Këta po ashtu kanë pjesën e vet të pësimit. Ngritja e tyre fizike dhe emocionale ka shpërthyer para edukatës së tyre. Këta kanë rënë në humnerën e krimit në mungesë të vetëdijes për gjestet dhe veprën  që po bënin. Nëse në shkollë nuk kanë funksionuar mirë organet qeverisëse të shkollës të cilat kanë mundë të kenë ndikim pro aktiv në këtë tragjedi atë herë shkolla dhe DKA do të duhej të fillonte procedurën disiplinore për pa përgjegjësi në punë. Kjo përgjegjësi duhet të bije mbi personat përgjegjës. Për të kontrolluar këtë gjendje shumë të rëndësishme ,delikatë dhe për të marr masa adekuate ,në kohë adekuate nuk lejon numri i zvogëluar i Inspektorëve të Arsimit dhe veprimet e ngathëta të gjykatave në Kosovë. Rastet e tilla shumë herë janë rezultat i shtresimit të problemeve të pa zgjidhura që akumulohen të mosha adoleshente.

Këta të rinj në raste të tilla nuk kanë kujt të i rrëfehen dhe më kënd të këshillohen. Kujdestari i klasës nuk ka kohë(orë kujdestarie), Prindi nuk është profesional në këtë drejtim dhe kaplohet nga emocionet. Në mungesë të artikulimit dhe gjykimit të drejt të problemit, shpërthejnë në forma të ndryshme shumë herë si vrasje apo vetëvrasje. Kjo moshë meriton kujdes shumë më të madh. Kjo fatkeqësi për tre familje të cilat mundë të ishin miq te mirë tani janë të dëmtuar dhe në hasmëri, duhet të troket fuqishëm në ndërgjegjen tonë. Nga tre të rinj që duhej të ishin të ngritur të arsimuar dhe edukuar, që do të kontribuonin për familje e tyre dhe njerëzimin në përgjithësi tani kemi një të vdekur dhe dy të burgosur.  Për raste të tilla nuk janë jashtë përgjegjësie as drejtoret e shkollave më organet e tyre qeverisëse. Drejtoret  e shkollave që janë Udhëheqës të mirë veprojnë më kohë dhe parandalojnë keqkuptimet që lindin  rreziqet e tilla. Të derdhim djersë që të mos derdhim gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat