Pazarllëqet u bënë, tani është koha e çmimeve!

Opinione

Pazarllëqet u bënë, tani është koha e çmimeve!

Nga: Mr.sc.Mehdi Memeti Më: 21 shtator 2017 Në ora: 12:00
Ilustrim

Tani më, u dorëzuzuan  listat e kandidatëve për deputetë komunal në zgjedhjet e ardhshme vendore në Maqedoni. Ndoshta është momenti kur do të mund të flitet për një mendësi të re apo gjërat do të rrjedhin si edhe më herët, në ujërat  e turbullta me avazin e vjetër.

Duke u nisur nga ajo se çka delegojnë  partitë politike në këtë qeveri afatshkurtër, sipas mendimit tonë dhe delegimi ishte jo çuditërisht i një mendësie përtej çdo enorme, të pluralizmit, sipas bindjeve klientiste. Nuk mund të presësh shumë. edhe pse do të përpiqen të fusin gardat e tyre të reja, ndërsa pjesën e mbetur të gardës së vjetër  kanë me të njejtat salltanate, me të njejtin nivel.

Ndërkohë aleatët besnikë  partiak janë në pritje. Ku do të jenë ato, në cilat lista, do të jenë të sigurt se do të jenë edhe një herë  kryetar komunash,deputetë,kuvendar komunal, apo do të rrinë jashtë vendeve të sigurta?!...

Pazarllëqet u bënë , tani është koha e çmimeve !

Disa kandidatë janë më të lehtë, disa më të rëndë,…pasi partitë e tyre bëjnë përzgjedhjen sipas listave të mbyllura zgjedhore , me lista të mbyllura partiake,,kështu i  mbyellin hesapet si çdo herë. Kështu pra, pupël i kemi punët. Elektorati i tyre mund të mbartet me autobusë mga një vend  në tjetrin. Kan hallet e tyre dhe nuk kan kohë pse të merakosen për fatin e popullit .

Pazarllëqe  të rënda kanë partitë politike, njerëzit më besnik u nevojiten në ditën e  sotme, siç thot populli “O sot o kurë”. Tentojnë në vazhdimësi të bien dakord me pazarllëkun,por nuk bien dakord me çmimet, e kan pak sa vështirë. Nuk duan vetëm veten e tyre në lista të sigurta, duan më shumë se kaq ; me ose  pa dashje, ta bëjnë të njohur dhe të ditur se forca e tyre aq është, në çfardo aspekti që të analizohet....

Për më shumë se tre muaj, aleatët partiak përqëndrohen rreth matematikave të tyre, duke u  lëkundër here andej e here këndej, por si duket nuk u del hesapi, hedhin herë pas here hapat me zvarritje, por qëndrojnë, gjithnjë duke shpresuar se do të kenë çmime më të mira  nga ajo që po u ofrohet.

Nëse gjithçka paska qenë vërtetë kaq e lehtë, nëse partitë e ndryshme politike, qofshin ato shqiptare apo maqedonase janë kaq të gatshme, sa për hir të një vendi në kuvendin e Maqedonisë, kuvendin Komunal,apo çfardo institucioni tjetër, atëherë shtrohet pyetja? Pse po futen nën ombrellën politike të një partie tjetër, pse duhen këto parti ?

A nuk do të ishte më mirë që gjithë kjo katrahurë partiake, me kryetarë, kryeshefa, shefa e nënshefa, me zyra e vula, me deklarata politike e hapje fletash, si gjelat e Bukureshtit, sidomos kur vijnë zgjedhjet, qofshin ata Komunale apo Republikane,me kërkesa për  ndarje postesh e drejtorish, me dërgime nëpër  ambasada të njerëzve të tyre si shkëmbim të votave të pakta, me fjalë të mëdha dhe punë të vogla, ose më mir të mos ishin më?

Sigurisht, kjo e dyta do të ishte më e arsyeshme, por atëherë shefat e këtyre partiakëve, nuk do të ishin më deputetë,kuvendarë komunal, nuk do të ishin në lista, nuk do të përfitonin poste për të afërmit e tyre, nuk do të rrëmbenin ndonjë tender dhe nuk do të mund të bënin një Shkup 2014,2015,2016,2017....

Loja e pazarllëqeve partiake ka filluar shumë më herët, është koha të ketë një fund. Në mos tjetër, këtë le tëa bëjnë zgjedhjet e 15 tetorit.

Po e përmbylli me thënjen e Dante Aligerit :”Skutat më të errëtra në ferr janë të rezervuara për ata që rrinë asnjëjës në kohëra krizash”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat