Platonistika apo idetë dhe teoritë e njohura të Platonit për një jetë të dinjitetshme dhe normale

Opinione

Platonistika apo idetë dhe teoritë e njohura të Platonit për një jetë të dinjitetshme dhe normale

Nga: Agron Shabani Më: 23 shtator 2017 Në ora: 12:05
Agron Shabani

I lindur në një familje të shquar, të pasur dhe me tradita të njohura qytetare, Platoni tërë jetën dhe personalitetin e tij ia ka kushtuar një qëllimi ose ideali; të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: eudamonia.

Eudaimonia është një fjalë greke, tepër e veçantë dhe interesante , por shumë e vështirë për t´u përkthyer ose deshifruar. Eudamonia e ka kuptimin e 'lumturisë në plotësim ose vetpërmbushje'.

Katër idetë qëndrore  që dalin nga veprat dhe mësimët e njohura të Platonit:

1.Të mendojmë dhe logjikojmë më shumë: 

Në këtë frymë, duke u shprehur se jeta e jonë shpeshherë shkon keq ose fare bosh, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetës sonë kohë për të menduar, reflektuar dhe logjikuar me kujdes të mjaftueshëm optimal ose maksimal për planet ose ambiciet tona. Kështu ne përfundojmë duke i pranuar dhe përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar, artin e gabuar, marrëdhëniet e gabuara etj... Platoni në radhë të parë deshironte të sillte rregull, qetësi dhe qartësi në shpirtin mendjet tona.

Ai vë në dukje se shumë prej ideve tona janë të nxjerrura ose huazuara nga konteksti i atyre "ideve" që i mendon turma, apo nga ajo që grekët e lashtë e quajtën "doxa", dhe ne do e quajmë "gjykim i shëndoshë" ose "racional". 

Platoni gjithashtu tregoi se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur është i "bërë shoshë" prej gabimeve, paragjykimeve, totemëve, fetishëve dhe bestytnive të ndryshme. Idetë popullore për dashurinë, famën, karierën, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo mirësinë,  thjeshtë nuk i qëndrojnë logjikës së arsyetimit.

Platoni gjithashtu vuri re sesi njerëzit krenarë udhëhiqeshin pothuaj nga instinktet e tyre apo pasionet e tyre, duke u hedhur në vendime mbi bazën e asgjëje. Thelbi i filozofisë sipas Platonit përmblidhet në komandën:"Njeri njihe dhe pranojeve vetvetën!"

2. Të dashurojmë me më shumë mençuri dhe maturi:

Platoni është një nga teoricienët  më të mëdhenjë të marrëdhënieve bashkëshortore ose erotike. Libri i tij" Simpoziumi" është një përpjekje tjetër për të shpjeguar se çfarë është në të vërtetë dashuria?  Ai tregon historinë e një darke të shtruar nga Agathoni, një poet i pashëm dhe me famë, i cili fton një grup shokësh rreth tryezës, për të ngrënë, për të pirë  si dhe për të folur mbi dashurinë.

Mysafirët kanë të gjithë pikëpamje të ndryshme se çfarë është dashuria. Platoni i jep mikut të tij të vjetër Sokratit (një nga personazhet kryesore në këtë libër dhe në të gjithë librat e tij) – teorinë më të dobishme dhe interesante kur thotë: Nëse ju bini në dashuri, ajo që ndodh në të vërtetë është se shihni tek një  person tjetë, ato  virtyte ose cilësi të mira që nuk i keni vetë . Mund të jetë qetësia, kur jeni i shqetësuar, mund të jetë vetëdisiplinimi, kur ju jeni të shpërqëndruar ose të padisplinuar, mund të jetë displonimi kur ju jeni tëindisponuar, mund të jetë elokuenca, kur ju e keni gjuhën e lidhur (prangosur) ose të censuruar etj. Në sytë e Platonit, dashuria është në thelb një lloj edukimi e cila mban çelësin e zhvillimitdhe afirmimit të personalitetit tuaj. Domethënë virtytet që ju nuk i keni.

Kjo tingëllon paksa e çuditshme për botën dhe kohën e sotme ultramoderne ose bashkëkohore, por Ai (Platoni) dëshiron që ne të hyjmë në marrëdhënie në një mënyrë shumë më pak "luftarake" dhe krenare. Ne duhet të pranojmë se nuk jemi të plotë dhe duhet të lejojmë dashurinë të na mësojë gjëra të reja. Një marrëdhënie e mirë do të thotë që nuk e duam personin tjetër ashtu si është. Kjo do të thotë që duhet të përkushtohemi për t’i ndryshuar ose determinuar gjërat në një version tjetër me  të mirë , duke i përballuar dhe  duruar "stuhitë" e pashmangshme që i sjellin  këto ndryshime. Në anë tjetër ndërkaq, nuk duhet t’u rezistojmë përpjekjeve të dikujt tjetër për të na përmirësuar ose korigjuar.

3. Rëndësia e bukurisë:

Të gjithëve na pëlqejnë gjërat e bukura. Platoni do thoshte se ka me të vërtetë shumë rëndësi se çfarë lloji shtëpie apo faltoreje, çfarë femre ose gruaje, çfarë arti  apo skulpturash keni përreth vetes. Askush para Platonit s´e kishte bërë pyetjen kyçe: Pse i pëlqejmë gjërat e bukura? Ai gjeti një arsye interesante duke konstatuar se ne shohim tek e bukura ose bukuria një pjesë të mirësisë dhe lumturisë sonë objektive dhe subjektive. Bukuria mund të na i edukojë mendjet,. zemrat dhe shpirtërat tonë, thotë Platoni.

4. Ndryshimi i shtetit dhe shoqërisë:

Platoni shpenzoi shumë kohë duke menduar se si qeveria dhe shoqëria duhet të jenë ideale. Ai ishte mendimtari i parë utopik i kësaj bote.
Në këtë drejtim, ai ishte i frymëzuar nga rivali i madh i Athinës: Sparta. Sparta (Arta) ishte një qytet-shtet me aftësinë për të nxjerrë luftëtarë, komandant dhe strateg  të mëdhënë ushtarak dhe politik, për dallim të Athinë e cila atëbotë (lëxo: 24OO vjet para Krishtit) i kishte me tepër se 25O. OOO banor, kishte tempuj dhe pallate të shkëlqyera, banjo dhe pishina të përkryera, vepra të shumëta të artit, shkencës dhe filozofisë etj.etj...Por, nuk e kishte fuiqinë ushtarake dhe politike të Spartës.  Çdo gjë që bënin spartanët, si i rrisnin fëmijët, si e organizonin ekonominë, si kryenin marrëdhënie seksuale, çfarë hanin ata, si ushtrohëshin ose kalitëshin për luftë dhe kështu me radhë, ia përshtasnin dhe kushtonin një ideali dhe qëllimi të vetëm.  Forcimit ushtarak dhe politik të Spartës. Dhe, Sparta ishte jashtëzakonisht e suksesshme, nga pikëpamja ushtarake.
Në librin e tij, “Republika”, Platoni identifikon një numër ndryshimësh që duheshin bërë, duke u shprehur se: ne kemi nevojë për heronj të rinjë, ne kemi nevojë për censurën, etikën, moralin dhe disiplinën, ne kemi nevojë për edukatën, kulturën, emancipimin dhe arsimin e mirë ose cilësor, thekson Platoni i cili ishte i shqetësuar për mendimin dhe konceptin e gabuar të lirisë. Athina ishte e lirë për të gjithë,  edhe për opinionbërësit dhe opinion shitësit më të këqinjë . Nocione të çmendura fetare dhe në dukje të ëmbla, por të rrezikshme, ide që thithën entuziazmmin e masës dhe çuan Athinën drejt një qeverisjeje katastrofike si dhe në luftëra të gabuara, si për shembull në sulmin fatal ndaj Spartës etj.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stuhisë së zërave të hutuar, mendonte asokohe Platoni, është një gjë shumë e keqe dhe ndjellakeqe. Kështu që ai kërkonte kufizimin e aktiviteteve të oratorëve publikë dhe predikruesve të rrezikshëm. 

Platoni gjithashtu  besonte me pasion në arsimim, por donte të rifokusonte kurrikulën. Gjëja kryesore që ne duhet të mësojmë është jo vetëm matematika, retorika, oratoria , skolastika,  drejtshkrimi ose bukurshkrimi, por  si të jemi të mirë. Ne kemi nevojë për të mësuar për kurajon, guximin, vetëkontrollin, arsyen, ndërgjegjën, edukatën, kulturën, pavarësinë , qetësinë dhe lumturinë.

Për të vënë këtë në praktikë, Platoni themeloi një shkollë të quajtur Akademia në Athinë, e cila lulëzoi për më shumë se 400 vjet. Ti shkoje atje për të mësuar asgjë më pak, sesa si të jetoje dhe të vdisje një njeri i mirë, thoshte dikur Platoni.

Idetë e Platonit mbeten thellësisht sfiduese, provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon ato është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën. Një shembull që mund të vazhdojë të frymëzojë.

Ndërkaq, u mor vesh se sipas 'heroit' dhe personazhit ose protagonistit kryesor të Platonit-Sokratit: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja(truri) dhe trupi i njeriut. Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike. 

Ndonëse, psikologjisë dhe filozofisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: "ç’është shpirti i njeriut?", "a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?", "a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?",  "në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?" dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot.

Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Sokrati dhe Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin tëbindur në 'trininë' ose 'trinitetin' e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike. 

Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota ose të kompletuara lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat