Qytetarët janë lodhë me fushata të lodhëta! Ata duan tani, premtime konkrete dhe me llogaridhënie

Opinione

Qytetarët janë lodhë me fushata të lodhëta! Ata duan tani, premtime konkrete dhe me llogaridhënie

Nga: Fadil Maloku Më: 25 shtator 2017 Në ora: 21:01
Fadil Maloku

1. Këtyre ditëve, në pothuajse pjesën dërmuese të komunave kosovare, është evident reduktimi i dukshëm i numrit të pjesëmarrësve nê tubime partiake!

2. Ky fenomen i abstenimit të themi kushtimisht, "gardes" militante në këto tubime elektorale, duket që është një sinjal i qartë për gjitha partitë politike në skenën politike kosovare.

3. Mund të them që sociologjikisht, është edhe një mesazh antifobist dhe pro ndërgjegjësues, për organizatorët e këtyre folklorizmave dhe ikonografive sociale. Mospërcjellja e tubimeve të tilla, dosido është edhe një porosi dhe një indikator i kuptueshëm social, se qytetaria kosovare, ka filluar të ndërgjegjësohet për rolin që duhet ta ketë në këtë periudhë të transicionit!

4. Abstenimi nga tubimet masive e pompoze, në realitet tregon edhe njê faktografi sociale të gatishmërisë, disponimit dhe qëndrimit sidomos, ndaj partive pushtetmbajtêse! Pra, abstenimi, atyre ua dërgon një mesazh t? qartë, se; ka filluar njê distancim i vetëdijshëm nga gjitha mashtrimet, premtimet boshe, dhe lojërat meskine të tyre! Dhe se vota e tyre, sivjet do shkoj vetëm në "kontot" e atyre individeve dhe partive politike, që ofrojnë premtime "për toke", investime konkrete, dhe angazhim e transparence me llogaridhenie...!

5. Natyrisht, kjo është shumë e shëndetshtme për demokracinë lokale, edhe për shkak se shënon rast ideal për të shemb folklorizmin dhe idhujtarinë e rrejshme të karizmave lokal e nacional për angazhimin dhe përgjegjësitë e tyre të (pa)sinqert rreth rindërtimit të qytetit dhe të vendit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat