Për çfarë luftuan shqiptarët në Maqedoni, për të drejta apo për pushtet politik?

Opinione

Për çfarë luftuan shqiptarët në Maqedoni, për të drejta apo për pushtet politik?

Nga: Arben Llalla Më: 26 shtator 2017 Në ora: 16:36
Kopertina e librit

Gënjeshtrat e z.Ali Ahmetit nuk kanë fund, por këtë herë është pena e shkrimtarit dhe poetit Fazlli Veliut i cili shkruan për të vërtetat e themelimit të BDI. Më tej daja i z.Ahmetit sjellë fragmente për shkrirjen e PDK në partinë që do të themelohet  në të ardhmen. Po ashtu ai thotë se Ali Ahmeti ka qenë zëdhënës politik, dhe komandat i Shtabit të UÇK-s ka qenë z.Gëzim Ostreni. Për këto dhe të tjera të vërteta na i zbardh z.Veliu në librin me titull: “UÇK nga beteja në betejë. Mesazhe të pa përfunduara. Shënime-ditar, 2001”

Tashmë pak rëndësi ka kush nga parti shqiptare është më e fortë, por me rëndësi është që popullit ti thuhet e vërteta për disa njerëz që fytyrën e mbulojnë me maska dhe hiqen si shpëtimtar të kombit të cilët në ngjarjet e fundit u deklaruan si viktima. Gjithnjë z.Ali Ahmeti kur e pyesin gazetarët nëpër intervista për themelimin e BDI deklarohet se pas lufte kurrë nuk ka patur ndërmend të themelojë parti apo të merret me politikë. Por marrja e tij me politikë siç deklaron ai u bë pas shpërbërjes të Këshillit Politik Kombëtar. Por në të vërtetë sa i sinqertë është z.Ali Ahmeti për idenë se kur ka menduar ta themelojë partinë dhe të merret me politikë?!

Gjithnjë kam dyshuar në sinqeritetin e z.Ahmetit. Gjatë takimeve me të kam vënë re ai i fsheh sytë, kur flet ul kokën. Këto janë shenja psikologjie që tregojnë karakterin e njeriut dhe shprehin fshehjen e diçkaje dhe frikën për të ardhmen. Ndjekjet e pamëshirshëm të shqiptarëve nga Shqipëria në qeverinë e BDI 2002-2006 më kanë bërë të mendoj pse këto gjëra kanë ndodhur pikërisht në atë periudhë? Kujt u pengonin në ato vite gazetarët Ylber dhe Adelina Lili, Rajmonda Maleçka me babanë që u burgosën? Ka shumë gjëra enigme që lidhen me personalitetin e z.Ali Ahmeti, por që i mbeten të ardhmes për ti zbuluar, i mbeten historisë se çfarë vendi do të zë figura e njeriut që bëri luftë në emër të bashkimit kombëtar dhe e përfundoi me barazinë e njësimit(integrimi) të shumicës shqiptare me pakicat e romëve, torbeshave, turqve, boshnjakëve, goranëve dhe vllehëve në Maqedoni. Historia siç ka ruajtur befasira për shumë njerëz ajo ka ruajtur edhe për z.Ahmetin, grupin e tij enigmatik që erdhën me duar në xhepa nga mërgimi dhe u bënë ministra, drejtues të lartë të BDI. Por çështja që do të parashtrojmë sot për lexuesin është se kur lindi ideja e themelimit të partisë së dajës dhe nipit Fazlli Veliut dhe Ali Ahmetit. Këto fakte ne i kemi marrë nga shënimet publicistike të dajës së z.Ali Ahmetit.

Në historinë e shqiptarëve nuk është hera e parë që daja mëson nipin se si të vij në krye të pushtetit. Një shembull e kemi tek Esat Pash Toptani me Ahmet Zogun, pra Esati ishte daja i mbret Zog. Kur Esat Pash Toptanit i doli boja, i ra maska atëhere ai nxori në skenë nipin Ahmet Zogun në vitit 1920, në Kongresin e Lushnjes. Në atë Kongres në moshën 25 vjeçare Ahmet Zogu u zgjodh Ministër i Punëve të Brëndshme të Shqipërisë, më vonë Kryeministër dhe mbret.(Ka një ngjashmëri midis ardhjes së Ahmet Zogur dhe Ali Ahmeit në pushtet, por kjo do jetë një temë më vete. Kot nuk thonë që historia përsëritet.) Kuptohet sot nuk ka tradhti të tipit Esat Toptanit, por ka tradhtira klasike që njihen si braktisje të çështjeve kombëtare, indiferentizëm ndaj popullit tënd, përfitime në emër të gjakut të dëshmorëve etj. Megjithatë pa e akuzuar askënd për tradhti apo për pafytyrësi po sjellim fakte të vërteta të shkruara nga shkrimtari dhe poeti Fazlli Veliu se kur lindi ideja për formimin e partisë së Ali Ahmeti. Për të faktuar se z.Ali Ahmeti fill pas nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit me një pjesë të drejtuesve të Shtabit të UÇK-së mendonin për karrierë politike. Kërkesa e Fazlli Veliut kanë qenë që në krye të jetë nipi i tij Ali Ahmeti. Jo rastësisht Fazli Veliu kishte zgjedhur z.Ahmeti. Ai mendonte të përfitonte sa më shumë nga lufta dhe djemtë e vajzat e ndershme që kishin qenë ushtarë të UÇK-s. Për përfitimet politike dhe ekonomike nga lufta e 2001 do ti referohemi librit “UÇK nga beteja në betejë. Mesazhe të papërfunduara. Shënime-ditar 2001”, i autorit Fazli Veliu, botuar më korrik 2005, Tetovë.

Pas dorëzimit të armëve na UÇK është diskutuar të kërkohet kompensim nga drejtuesit e UÇK. Por në të vërtetë është kompensuar armatimi? Kush i mori të hollat në qoftë se janë dhënë? Ka shumë shembuj në botë se kush e dorëzon armën vullnetar merr kompensim në materiale ose në të holla. Shembuj të tillë ka plotë si p.sh në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë etj.

Fragmente nga libri UÇK nga beteja në betejë”për themelimin e subjektit politik

Data 29.08.2001, fq.71.

Shfaqim mendimin tonë për mundësinë e sajimit ët rrethanave për krijimin e subjektit vazhdues të UÇK-së...

Nuk duhet të lejojmë që dinjiteti i UÇK-së, i simpatizantëve dhe përkrahësve tjerë rë shkrihen ose të përvetësohen nga subjektet tjera.

Data 10.09.2001, fq.95.

Në subjektin e ardhshëm politik duhet të përfshihen anëtarët e UÇK-së, të subjekteve që kanë qenë pranë saj, simpatizantët, pjesëtarët e logjistikës, individët me ndikim, që kanë ndihmuar dhe propaganduar luftën e popullit tonë, të rinjtë dhe të rejat nga radhët e studentëve, fshatarëve, dhe punëtorëve...

Data 13.09.2001, fq.102.

Rreth subjektit politik nga UÇK-ja

Vazhdojmë bisedën me mjekun Hasanin dhe me bashkëveprimtarët e bashkëluftëtarë tjerë: Duhet të organizohet subjekt i ri, i cili do të dalë nga UÇK-ja, si domosdoshmëri për të krijuar kushte më të përshtatshme shoqërore, risi dhe prespektivë!

Vlerat e UÇK-së nuk diuhet t’i përvetësojë askush, nuk duhet t’i mohojë e t’i nënçmojë asnjë parti, individ!

Data 22.09.2001, fq.115.

Aliut, me gojë e me shkrim, para tre-katër(i bie të jetë qershor 2001, A.Llalla) muajsh i kam propozuar vazhdimësine e subjektit tonë politik pas transformimit të UÇK-së.

Data 30.09.2001, fq.130.

Pasi të themelojmë subjektin e ri, do t’i kthehemi veprimtarisë së LPK-së, në Kosovë dhe më gjerë! ...

Data 4.12.2001, fq.58.

Së bashku me Aliun, Gëzimin, Hysniun, Gafurrin, Seadin, Nazmiun: Si të krijohet subjektin tonë vazhdues të UÇK-së. Me kriteriume: unë(Fazlli veliu) dhe Aliu...

Ngritja e Ali Ahmetit dhe shkrirja e PDK e programuar që më shator 2001

Deri para fillimit të luftës së 2001 z.Ali Ahmeti nuk ishte shumë i njohur për kontributin e tij në çështjen kombëtare. Ai nuk ka qenë edhe aq aktiv në luftën e Kosovës, sa deklarohet nga disa politikanë ish-drejtues të UÇKosovës. Ka mundësi që z.Ali Ahmeti të mos ketë shkelur dhe luftuar asnjëherë në Kosovë gjatë luftës së saj që mbaroi në qershor të 1999. Deri më sot nuk ka dalë ende ndonjë dokument dhe fotografi ku z.Ali Ahmeti të jetë me rrobat ushtarake të UÇKosovës, por ai ka shumë fotografi me rroba të UÇKombëtare. Deklaratat e ndonjë ish-komandanti të UÇKosovës për pjesëmarrjen e z.Ali Ahmetit në luftën e Kosovës janë bërë fill pasi ai erdhi në pushtet në Maqedoni më 2002. Por edhe këto deklarata nuk tregojnë pjesëmarrjen direkt të tij në terren me armë dhe tesha të UÇKosovës. Kjo lenë arsye të dyshojmë se ai ka qenë një aktivistë i UÇKosovës në tokën e Republikës së Shqipërisë. Ndoshta si shumë shqiptarë të Kosovës që jemi mësuar ti shihnim rrugëve të Tiranës, kafeneve dhe TV duke folur për patriotizëm të madh në shtetin amë shqiptar i cili ishte sovran dhe jo i rrezikuar nga ndonjë shtet tjetër. Për propagandën e ngritjes së figurës së z.Ali Ahmeti kanë bërë miqtë e vjetër të dajës së tij Fazlli Veliu. Miqtë e z.Veliu janë komunistët e vjetër në Kosovë dhe Shqipëri të cilët në vitin 2001 ishin në pushtet në Shqipëri dhe Kosovë të cilët kontrollonin çdo institucion shtetëror dhe mediatik. Dhe këtë e mësojmë nga vetë shkrimtari Fazlli Veliu në fjalë.

Si njohës i mirë i partisë së PDK gjithnjë kam patur dyshimin se braktisja e saj nga grupi drejtues dhe bashkëngjitja e tyre BDI nuk kanë qenë të rastësishme. Shkatërrimi i PDK nga disa njerëz si Xhevat Ademi, Fadil Bajrami etj., i kanë fillimet në shtator të 2001. Për fat të keq shumica e anëtarëve të ndershëm të PDK ranë viktima të kurtheve të njerëzve të pafytyrë, që shkelin mbi çdo ligj natyror dhe shoqëror për të arritur qëllimet e ngushta për karrierë dhe përfitime materiale. Por pse duhej shkrirë partia e PDK e cila u themelua me direktiva nga Amerika? Kujt i pengonte subjekti politik që ishte themeluar nga shumica e ish-dënuarve dhe të dëmtuarve politik në Maqedoni? Një ditë ata njerëz që projektuan shkatërrimin e PDK do të përgjigjet para shoqërisë, historisë dhe ZOTIT.

Në libër Fazlli Veliu shkruan për ngritjen e z.Ali Ahmetit dhe rënien e në sy të tij të trupin diplomatik të huaj në Shkup. Ai më tej tregon për disa karta telefoni dhe një drekë te restorant “Kurtishi” të financuara nga Nevzat Bejta. Sa ironike! Me një kontribut të tillë, karta telefoni dhe një drekë pas lufte z.Nevzat Bejtja u vlerësua më shumë se ushtarët e vërtetë të vijës së frontit të UÇK. Ai u bë deputet dhe kryetar i Bashkisë(Komunës) së Gostivarit.

Mbetet ende enigmë se në të vërtetë kush e filloji luftën më 20021 dhe a komandoheshin të gjitha grupet e UÇK-s nga Shtabi i saj dhe komandanti i përgjithshëm z.Gëzim Ostreni?

A ka kenë Ali Ahmeti Kombandant i Shtabit apo ka qenë thjeshtë zëdhënësi politik i krahasuar me zëdhënësin e UÇKosovës z.Jakup Krasniqin?

Rastësisht është kandidat për deputet z.Blerim Bexheti apo ka lidhje të vjetra me familjen e z.Fazlli Veliut dhe z.Ali Ahmetit?

Pa dashur ose me dashje këto pyetje i jep përgjigje shkrimtari dhe poeti z.Fazlli Veliu i cili është daja i z.Ali Ahmetit.

Fragmente nga libri UÇK nga beteja në betejë”për ngritje e Ali Ahmetit

dhe shpërbërjen e PDK

Data 31.08.2001, fq.73.

Mbushjen e telefonit (celular) e bën Nevzati, përmes një shoku të tij të klasës nga Gostivari. Nuk e pranon kompensimin nga ana ime! “Një kafe në Gostivar” - thotë ai. “Jo aty, por në Kërçovë”, - i them unë.

Data 25.09.2001, fq.120

Sot po shkon të fotografohet  edhe me udhëheqësin politik, Aliun, dhe me komandantin e Shtabit, Gëzimin. (Këtu del qartë se z.Ali Ahmeti ka qenë zëdhënësi politik, ndërsa Komandant i Shtabit ka qenë z.Gëzim Ostreni, shën.A.Llalla)

Data 10.09.2001, fq.94.

Takim me anët e kryesisë së PDK-së, Kastriot K., Fadil B. (kalimthi me Xhevatin, etj).

Takimi i dytë në këtë vend.(Shipkovicë, shën.A.Llalla)

Gjendja në tërësi.

Si do të veprohet me subjektin politik shqiptar?!

Vendi i PDK-së në UÇK, dhe në të ardhmen, (së bashku me faktorin që del nga UÇK-ja apo veçmas! Preokupimi ynë: Gjendja e sigurisë pas 26 shtatorit, prespektiva etj.

Tregoj se më parë u takova me Aliun dhe tregova për takimin.

Data 11.10.2001, fq.151.

Disa herë na viziton Nevzat Bejta nga Gostivari, bashkëveprimtar i tre muajve të fundit. (sipas F.Veliut në gusht të 2001 Nevzat Bejta ju bashkëngjit veprimeve të UÇK, për këtë kontribut ai u bë deputet dhe Kryetar i Komunës së Gostivarit, shën. A.Llalla)

Sot ai na shtroi drekë në restorantin “Kurtishi”, në lagjen Reçicë të Tetovës. Jemi së bashku me anëtarët e familjes, miq e shokë.

Data 20.10.200, fq.165.

Gafurr(Z) më lutet që të marr pjesë në një drekë që shtrohet për përfaqësuesit diplomatikë (të jashtëm). “Vazhdoni siç e keni nisur” – i them. “Më mirë ashtu, që të jetë në qendër të vëmendjes Aliu”...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat