I vetmi faj që kam bërë në këtë jetë! është sepse mbeta gjallë, për të treguar! të vërtetën....

Opinione

I vetmi faj që kam bërë në këtë jetë! është sepse mbeta gjallë, për të treguar! të vërtetën....

Nga: Beqir SINA Më: 26 shtator 2017 Në ora: 19:34
Beqir Sina

Thirrje! kjo për të gjithë ata që më deshën apo nuk më deshën, më respektuan apo nuk më respektuan, më afruan apo më urryen, më inkurajuan apo më “shantazhuan”, injoruan, dhe, apo nuk më vlerësuan, edhe atëherë kur unë i doja dhe i dua edhe sot  të gjithë aq shumë, edhe atëherë por edhe sot kur unë i respektova dhe i nderova aq shumë sa herë më është dhënë mundësia në shoqëri, miqësi edhe si gazetar.

Por, edhe atëherë kur unë u qëndroja afër tyre dje pra ishim së bashku, bile dhe  më të bashkuar me ata aq shumë, edhe dje në kohët tona më të vështira, që i ndamë bashkë të mirën e keqen, por edhe sot sa kam mundur me aq sa mundem përsëri dhe me gjithë familje, kam qen ai që kam qenë, nuk ka ndryshuar dhe lëvizur as edhe një "centimetër" tek unë dhe familja ime.

Mirëpo, tani po më vjen shumë keq dhe është ajo që më vret shumë, se si erdhi dita që të gjithëve Ju, më duhet tu bëj një thirrje publike, duke shfrytëzuar rrjetin shoqëror, që është bërë sot mjeti më i komunikuar dhe që po i lidh njerëzit nga e gjithë bota, përfshirë edhe ne që të persekutuar dhe të privuar ishim dhe jemi edhe sot….kur unë po flasë.

Vëllezër e motra, bashkëvujatësit e mi, miq dhe shok, të paktën dhe tek e fundit, me ju që u rritëm bashkë në Savër, dhe ata miq e shok që gjeta plot në Amerikë-: “A mundet të më lëni pak rehat në punën time. Ngase, në asnjë mënyrë Ju të paktën  mendojë se nuk u kam asnjë “borxh”, por ,edhe në se u kam çdo njeri nga ju le të më drejtohen drejtpërdrejt, se kam pak moral dhe ndërgjegje dhe jam në gjendje tu përgjigjem secilit që ka ndonjë "kundërshti" me mua dhe nuk pajtohet me mua.

Këto ditë si e keni parë lukunia e kuqe - morrat e kuq, dhe mbeturinat e sigurimit njerëzit që shumica e tyre janë edhe me dosje, kanë marrë hyxhym dhe më është turrur si “Ujku kopsë së Deleve, në mes të pyllit dhe në mes të natës". Kjo as më tërheq dhe as tremb se kjo është liria....

Aq sa nëpërmjet Facebook, Tëitter apo mjetet e tjera në online, kam pasur aq shumë ofendime, shantazhime dhe kërcënime, saqë do të ishin boll dhe me të tepërt,  që të futeni në këtë lojë edhe për Ju bashkëvuajtësit, miq e shok, që u rritëm bashkë në Savër të Lushnjese kampet e internimit.

Mendojë,  se unë por edhe Ju nuk u duheni atyre, dhe ata nuk kanë nevojë për Ju, dhe për mua përveçse duan të mbulojnë "lakuriqësinë" e tyre me gjethe fiku...

Bile të ua them me ndërgjegje , tani që shumë prej jush fati na e solli t’ju njohë shumë më mirë,  se sa më paskeni dashur, me të vërtet, dhe sa nga Ju me “hipokrizi”,  sa më keni respektuar apo edhe inkurajuar, sharë dhe urryer, ndonjëherë,  edhe për shkak të punës time fisnike, gazetarinë,  sinqerisht ju betohem në Krisht e Muhamet, nuk dua të më dilni në krah, mbrojtje dhe avokatura, apo qoftë të thoni edhe ndonjë fjalë të mirë për mua, (se unë deri sot edhe si familje, nuk  kam asgjë të fshehur dhe Ju të gjithë që po ju drejtohem më njihni, bile ndoshta edhe më shumë se unë e njoh veten time, njoh babin tim dhe familjen time ) bëni pra ju vet dhe zgjedhjen tuaj, por ju lutem më lini pak rehat ju si vëllezër e motra, bashkëvujatësit e mi, miq dhe shok! që ishim së bashku në Savër.

Sepse, më e fundit, ja u them me bindje se nuk ju takon dhe nuk është aspak në nderin tuaj, të bëheni edhe sot që jemi në liri, ju edhe unë së bashku me ju të bëhemi "mashë" për nxjerrjen e gështenjave nga prushi, e tyre që na shkatërruan gjithë jetën dhe nuk në lënë rehat në jetën e punën tonë.

S’kemi arsye ne të bëhemi avokatura dhe mbrojtësit e një të birit të ish Prokurorit të Shkodrës, në vitet kur në Shkodër, dihet se u pushkatuan, u burgosën dhe u internuan familjet shkodrane, pavarësisht, se ai ka firmosur apo nuk ka firmosur  ka dhënë dënime apo jo, por ka një fakt që ka qenë Prokuror ( këtë se ndryshoni dot ju dhe s`ka njeri që ta ndryshojë).

Ai është një njeri i  cili as mund të fshihet dhe as mbulohet e jo më që edhe ti dilet nga ndonjëri nga Ju në mbrojtje (I mirë apo i keq mendojë se është çështje që mund ta gjykojë tjetër kush, por kur të hapen dosjet atëherë flasim përsëri bashkë)…..

Është, duke u mbrojtur me egërsi një Dalip Greca, një ish drejtor dhe Kryeredaktor i gazetës së Komitetit të Partisë së Lushnjës, aty ku ne vuanim internimin, por që atëherë ju u “miqtë” e Dalipt, sot( se deri dje nuk e njihnit fare) ai me shokët e partisë, ishte nga njeri nga ata që ndoshta ua nxirrte sytë, po tu kapte të dilnit në Lushnje….. dhe jo ta mbroni ju sikur Dalipi të ishte, Arshi Pipa, Sami Repishti, apo Bilal Xhaferri , dhe ndoshta nuk do ti kishit dalë kaq në mbrojtje, dhe të ishit bërë avokatura e tij.....

Apo i dilet në mbrojtje edhe  deri te djali e një ish- rapsodi nga Mirdita, që u dekorua se i këndojë Partisë e Enverit , dhe që sot për ironi të fatit më kërcënon mua në telefon, se “ai do të ma marr edhe jetën”’......

Ka edhe me keq në këtë thirrje se jeni duke mbrojtur dhe u bërë avokaturë deri te, ish e bija e Kryetarit të Kooperativës dhe Sekretarit të Partisë, si është krenuar ajo vet,  e cila vjen në Amerikë, nga vendi ku atëherë ishte Kampi famëkeq i Tepelenës, kur ajo ishte fëmijë u ndiqte me gurë  në vuajtjet e tmerrshme tuajt …..

Vëllezër e motra, miq, shok e dashamirë, ju që u rritëm së bashku në kampin e internimit në Savër, të internuar apo jo, por ja që fati ynë na bëri të ishim bashkë, si në atë kohë të keqe, edhe sot, në se e keni ndjekur këtë “ çmenduri” e cila është se dikujt i ka djegur shumë keq e kaluara e prindërve të tyre, dhe tani  kan hyrë në Vatrën dhe bëhen "miq e shok" me nacionalizmin shqiptar, atdhetarët, patriotët e demokratët, mos harroni se ata veçse kërkojnë të mbulojnë dhe të fshehin të kaluarën e tyre, ose të prindërve, ish prokuroreve dhe sigurimsave, dhe atyre që ndoshta dhe dolën edhe ndonjërit dëshmitar në gjyqet fallco të regjimit të Enver Hoxhës.

Shkak për këtë lukuni, është bërë një reagim i imi, i cili po ta lexoni ( ngaqë e di se nuk e keni lexuar se nuk më lexuar asnjë herë shkrimet e mija nga "xhelozia" ndonjëri nga ju) është i mirë shkruar. i shkruar me shumë kod etik, dhe gazetaresk , dhe  nuk ka ndonjë nga ata që thonë “se dikush e ka paguar”.

Sepse, shkrimi im "Si u shua edhe kjo rreze e vetme Dielli e patriotizmit dhe anikomunizmit në SHBA!", është i ndjeshëm, dhe është shumë korrekt , pa ndonjë sharje e ofendime, pa kërcënime dhe ngritje zëri, pa shkelje të ligjeve dhe rregullave të shoqërisë , edhe nga që jetojmë së bashku në këtë vend të lirë e kampion të  demokracisë, është më shumë një  frymëzim i Amendamentit të Parë të Kushtetutës së SHBA.

I cili, thotë shprehimisht: “Njerëzit nuk duhen privuar apo pakësuar nga e drejta e tyre për të folur, për të shkruar apo për të publikuar ndjenjat e tyre; dhe liria e shprehjes, si një nga bastionet më të mëdha të lirisë, është e paprekshme”.

Bashkëvuajtësit e mi! shok dhe miq; “ Etja dhe ëndrra ime për liri , dhe dituri  erdhi rastësisht më 1990, kur unë si  Ju vetë, që  Zoti, fati dhe SHBA, bëri atë që erdhëm në këtë vend të bekuar, në këtë vend që prindërit tanë dhanë aq shumë për të, dhe vendin tonë, për liri e demokraci, deri sa  ndodhën edhe ato ngjarje që ndodhën,  duke i paraprirë një sërë “luftërash” e beteja me komunistë, dhe ish komunistë, sigurimsa dhe ish spiunë, që sot kur ne ish të përndjekurve dhe bijtë e tyre, na shohin të jemi të lirë , dhe në këto arritje e ndonjë sukses, sado të mëdha  apo modeste qofshin ato, jo dhëmbin sytë, u prishet gjaku, dhe duan të na marrin edhe jetën, atë që nuk na e mori Zoti, por as që deri dje nuk na e mori do të edhe rrëgjimi i Enver Hoxhës…..

I vetmi faj që kam bërë në këtë jetë! është sepse mbeta gjallë për të treguar! dhe treguar se sa e hidhur është e vërteta... !

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat