Pesha e fitores së zonjës Merkel në zgjedhjet që sapo përfunduan në Gjermani

Opinione

Pesha e fitores së zonjës Merkel në zgjedhjet që sapo përfunduan në Gjermani

Nga: Sherif Ramabaja Më: 26 shtator 2017 Në ora: 20:40
Sherif Ramabaja

Opinioni i gjerë dhe partitë politike në Gjermani jan akoma të shtangura nga rezultati i zgjedhjeve. Një humbje kaq të madhe të votuesve nuk e kan pritur as CDU -.ja e  zonjës Merkel e as SPD - ja e Martin Shulzit. Sapo ishte komunikuar rezultati i zgjedhjeve, Martin Shulzi kishte deklaruar se nuk dëshiron koalicion me zonjën Merkel. Kancelarja Merkel pa ndihmën e Liberalëve FDP dhe pa Partinë e Gjelbërt nuk arrinë dot të formoi Qeverinë. Mospajtimet mes këtyre tri partive jan evidente dhe bisedimet mund të zgjasin me muaj të tërë dhe është pikëpyetje se a do të arrijnë të konkretizohen.

Janë duke u bërë analiza se si Partia populiste AFD arriti rezultat kaq të lartë 12% dhe çka do të thot kjo për Gjermaninë dhe të tërë Evropën në përgjithësi.

Frika kuptohet është e madhe, po tash është çështja, si do vej më tutje? Në bazë të anketave vërehet se një numër shumë i madh i votuesve, në të vërtetë e kan zgjedhur AFD – në në shenjë proteste ndaj politikës të partive kryesore, se sa që e përkrahin programin e kësaj partie. Partia e zonjës Merkel CDU - ja, kohë të gjatë kishte mosmarrëveshje me simotrën e saj CSU- në e Bajernit, shkaku i politikës ndaj refugjatëve. Si pakënaqësi merret politika financiare në kuadër të EU së, ku kamatat e  kursimit jan baras me zero, pastaj miliardat që harxhohen për ti ndihmuar shtetet e EU , siq është rasti i Greqisë. Siguria e brendshme, ku vitin e kaluar në festimin e Vitit të Ri në Këln, femrat u ngacmuan seksualisht nga një pjesë e refugjatëve etj. Pastaj politika e brenshme siq jan politika e pensioneve, puna e vështirë dhe pagesa e ulët në përkujdesjen e të moshuarve, sistemi social i mbingarkuar me të huajt, integrimi i vështirë i të huajve etj. Të gjitha këto vështirësi i shfrytëzonin populistët dhe paknaqësinë e qytetarëve e shfrytëzuan për ti ndëshkuar partitë kryesore.

 Disa analistë thonë se kjo është një sprovë për tu mobilizuar dhe afruar me njëri tjetrin, për ti kundërshtuar populistët, protestuar dhe për ti demaskuar që vetvetiu të shuhen nga skena politike.

Të tjerët thonë se AFD do të kenë jetë të shkurtër ngase skan as program e as ide. Zgjedhësit do të largohen prej tyre ngase asgjë smund tu afrojnë. Puna efektive e qeverisë dhe partive serioze mund ti kthejnë sërish zgjedhësit e humbur.

Efekti në skenën e jashtme politike

Sikur Partia SPD e Shulzit dhe Gabrielit të hynte në koalicion, siq janë tash momentalisht  me CDU e Merkelit, sdo të kishte tronditje të mëdha. Puna do të vazhdonte pa humbur në dinamikë si në situatën e brendëshme meqë ekonomia është mjaft stabile po ashtu edhe në planin politik të EU së. Ekstremistët e djathtë të AFD sdo të arrinin të pengonin trendin pozitiv, kur dihet që ata vetë kan probleme dhe skan unitet dhe gjuhë të përbashkët mes vete. Koalicioni i ri që pritet të formohet do të jetë me sfida mjaft të mëdha dhe pasiguria edhe nga parnerët e jashtëm shikohet me brengosje. Izraeli reagoi në mënyrë kritike dhe i brengosur me hyrjen e ekstrmistëve të djathtë në Parlament, po kan besim në Kancelaren Merkel, si mike e madhe e popullit izraelit. Franca po ashtu reagoi me skepticizëm ngase me këtë do të dobësohet pozicioni i kryetarit Macron. Populli Gjerman pas Luftës së Dytë Botërore ka treguar pjekuri të jashtzakonshme, duke e marr rolin udhëheqës në Evropë dhe duke i shtyrë proceset demokratike përpara. Pa Gjermaninë nuk mund të paramendohet përparimi i njerëzimit dhe zgjidhja e problemeve në Ballkan. Mbetet të shihet se si do të reagojnë gjermanët  në këtë situatë, të jenë shembull për të mirë edhe për të tjerët. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat